Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të KosovësVlora Çitaku, është deklaruar për media pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, ku pjesë e tij ishte edhe Bedri Hamza.
Çitaku, ka thënë se me Kurtin, s’kanë dallime në përmbajtjen rreth Ligjit për Gjykatën Speciale që po diskutohet, por vetëm në aspektin procedural.
U.d kryetarja e PDK’së, ka thënë edhe se, diskutimet do të vazhdojnë.
“Bashkë me kryetarin Hamza, me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, dallimet i kemi ende vetëm në procedurë, diskutimet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha ajo para gazetarëve.
Burimi: gazetablic.com ↗

