KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

​Në Llapushnik do të vendosen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit

​Në Llapushnik do të vendosen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit

Në Llapushnik të Drenasit, më 22 nëntor 2026, do të mbahet një akademi përkujtimore me rastin e vendosjes së busteve të 3 figurave të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare: Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Adem Jasharit.

Ceremonia do të nisë në orën 14:00 dhe do të përfshijë një program kulturor, artistik dhe përkujtimor, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, historianëve, artistëve dhe familjes Jashari, shkruan KP.

Sipas programit të publikuar nga organizatorët, të pranishmëve do t'u drejtohen me fjalë përshëndetëse kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vikeri ipeshkvor në Llapushnik, Don Anton Ukaj, si dhe përfaqësues nga familja Jashari.

Në kuadër të akademisë, kumtesa do të mbajnë historiani Paulin Zefi, shkrimtari Ndue Ukaj dhe profesori Blerim Latifi, të cilët do të trajtojnë rëndësinë historike dhe kombëtare të figurave që do të përjetësohen përmes busteve.

Programi parasheh edhe një pjesë teatrale nga aktori Xhevat Limani, si dhe interpretime muzikore nga tenori Shkodran Tolaj, sopranoja Besiana Qani Mehmeti dhe pianistja Magdalena Sedaj.

Akademia do të moderohet nga gazetari Nikollë D. Ukaj.

Pjesa qendrore e aktivitetit do të jetë zbulimi solemn i busteve të Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Adem Jasharit, ceremoni që do të shoqërohet me një program muzikor nga tenori Shkodran Tolaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.