Author: korrektpress

Xhiro e 26 në Albi Mall Superligë do të vazhdojë në fundjavë me disa ndeshje mjaftë interesante.Derbi i kësaj xhiros do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Ballkanit, të dielën me fillim nga ora 13:00.Por lokacioni i kësaj ndeshje ka ndryshuar dhe nuk do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.Kosova mund të luajë finalen e Play-Off për Botërorë në ‘Fadil Vokrri’ dhe kjo është arsyeja që Prishtina nuk do të luajë këtë javë në stadiumin e saj.Sfida mes Prishtinës dhe Ballkanit është zhvendosur në Kampin Nacional në Hajvali të dielën me fillim nga ora 13:00.Kujtojmë që këto dy skuadra edhe në…

Read More

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka nisur një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në prag të festës së Bajramit.“Gjatë gjithë javës, përfshirë edhe ditën e sotme, ka organizuar një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës, e që është duke vazhduar në prag të festës së Bajramit”, thuhet në njoftim.Ky aksion ka për qëllim: verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës së produkteve, saktësinë e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët. Inspektorati thekson se mbetet i përkushtuar…

Read More

Prokurori Publik i Shtetit i sapozgjedhur Nenad Saveski do të fillojë zyrtarisht mandatin e tij të ri sot duke bërë një deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Ai do të bëhet prokurori i nëntë publik i Republikës që nga pavarësia në vitin 1991.Saveski u zgjodh dje në Kuvend me 66 vota “pro”, pas dorëheqjes së Ljupço Kocevskit. Mandati i tij do të zgjasë gjashtë vjet, me mundësi rizgjedhjeje.Nenad Saveski, në një intervistë për AIM-n dhënë para zgjedhjes së tij, tha se nuk do të zbatonte drejtësi selektive sepse për të të gjitha rastet janë të rëndësishme, as nuk…

Read More

Bajrami është një nga ato momente kur shtëpia mbushet me njerëz, miq e familjar. Dera hapet shpesh, kafeja shërbehet pa pushim dhe në tryezë gjithmonë duhet të ketë diçka të ëmbël për secilin që vjen. Një aromë e lehtë e ëmbëlsirave nga kuzhina mjafton për ta kthyer gjithë shtëpinë në atmosferë feste.Produktet e Liri Prizren bëhen një zgjidhje e lehtë dhe e njohur për shumë familje, për përgatitje të shpejta të ëmbëlsirave gjatë festës.Biskotat Petit Beurre Cocoa nga Liri janë një nga ato produkte që nuk shërbejnë vetëm për konsum të drejtpërdrejtë, por bëhen baza perfekte për ëmbëlsira të shpejta,…

Read More

Parathënie për përmbledhjen me poezi të Jack Michelineit, “Kjo dhuratë çmendurie e quajtur poezi”, përgatitur dhe përkthyer nga Fadil Bajraj (SabaiumBB, 2026).Nga: Jeff Weddle Përktheu: Flutura OruqiJack Micheline nuk ishte kurrë një emër i njohur. Asnjë doktor i Departamentit të Anglishtes nuk debatoi kurrë për vendin e tij në kanon. Ai nuk kishte vend në asnjë tavolinë të kontrolluar nga elita letrare. E megjithatë kur vdiq nga një atak në zemër në një tren pranë San Franciskos së tij të dashur në moshën gjashtëdhjetë e tetë vjeç, establishmenti e vuri re. Nekrologjia e tij u shfaq në të gjitha gazetat…

Read More

Luka Doncic shënoi 40 pikë dhe LeBron James shtoi 30 të tjera në fitoren 124:116 të Los Angeles Lakers ndaj Houston Rockets, duke e zgjatur serinë e fitoreve të ekipit të Los Angeles në shtatë ndeshje.Kjo është fitorja e dhjetë e Lakers në 11 ndeshjet e fundit, dhe ata gjithashtu mposhtën Houstonin të hënën në mbrëmje me rezultatin 100:92.Vizitorët kryesonin me katër pikë diferencë rreth 90 sekonda para fundit, kur Doncic gjeti James për një “alley-oop dunk”. Kevin Durant e humbi topin në sulmin tjetër dhe Dončić shënoi një trepikësh për 120:111 me më pak se një minutë para fundit.…

Read More

Sllovenia po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme më 22 mars. Sondazhet tregojnë se kandidati kryesor është opozitari i djathtë Janez Jansha, tre herë ish-kryeministër dhe figurë populiste, raporton “The Economist”. Javën e kaluar, fushata e tij mori hov pas publikimit të një faqeje interneti që akuzonte zyrtarë qeveritarë për korrupsion. Videot e publikuara shfaqnin individë duke u mburrur me lidhjet politike dhe biznesore me persona që dukeshin si të huaj.Megjithatë, ata të shfaqur në pamje mohuan çdo shkelje dhe thanë se videot ishin manipuluar. Më 16 mars, portali lokal Mladina raportoi se operativë nga firma izraelite e inteligjencës politike “Black…

Read More

Policia e ka gjetur drejtuesin e automjetit që më 16 mars goditi një të mitur 11-vjeçare në rrugën “Vasil Gjorgov” në Shkup dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për S.B. nga Shkupi, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.Nga MPB-ja u bë e ditur se pas aksidentit, në orën 16:10, nga Qendra Emergjente e kompleksit spitalor “Nëna Terezë” është raportuar se në spital është sjellë një vajzë me lëndime të rënda trupore. Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ndodhi rreth orës 13:20 në kryqëzimin mes rrugës “Vasil Gjorgov”, rrugës së shërbimeve dhe rrugës “Fronti Popullor”, kur një automjet…

Read More

Kosova vazhdon të ketë një trend pozitiv sa i përket renditjes globale të lumturisë. Në raportin e fundit të World Happiness Report, Kosova u pozicionuar rreth vendit të 16-të në botë, sipas të dhënave të Gallup World Poll për periudhën 2023–2025. Me një vlerësim mesatar të jetës rreth 6.7 pikë, Kosova hyn në mesin e vendeve me performancë të lartë, duke lënë pas shumë shtete të zhvilluara si Gjermania, Austria, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA-të etj.Ky rezultat e vendos Kosovën përkrah vendeve të njohura për standard më të lartë jetese, ndërkohë që kryesimin e listës për lumturi vazhdojnë ta…

Read More

Bajrami është një nga ato momente kur shtëpia mbushet me njerëz, miq e familjar. Dera hapet shpesh, kafeja shërbehet pa pushim dhe në tryezë gjithmonë duhet të ketë diçka të ëmbël për secilin që vjen. Një aromë e lehtë e ëmbëlsirave nga kuzhina mjafton për ta kthyer gjithë shtëpinë në atmosferë feste.Produktet e Liri Prizren bëhen një zgjidhje e lehtë dhe e njohur për shumë familje, për përgatitje të shpejta të ëmbëlsirave gjatë festës.Biskotat Petit Beurre Cocoa nga Liri janë një nga ato produkte që nuk shërbejnë vetëm për konsum të drejtpërdrejtë, por bëhen baza perfekte për ëmbëlsira të shpejta,…

Read More