- KS i OKB-së: Përplasje diplomatike mes Kosovës, Serbisë dhe fuqive botërore mbi dialogun, sigurinë dhe UNMIK-un
- Jenna Ortega donte të hiqte dorë nga karriera e saj në aktrim: Më pushuan nga puna dhe nuk dija çfarë do të bëja
- Bashkëlojtari i Fisnik Asllanit po konsiderohet nga Liverpooli si zëvendësues i Salah
- Trump reagon ashpër ndaj pretendimeve për veprime të njëanshme të Iranit në Ngushticën e Hormuzit
- Fjalimi i plotë i Konjufcës në KS të OKB-së
- Zendaya dhe Sydney Sweeney shmangin njëra-tjetrën në premierën e “Euphoria” – flitet për tension mes tyre
- Legjenda e madhe italiane nuk e përjashton mundësinë të marrë drejtimin e Shqipërisë
- Çështja e Presidentit, Haziri tregon se çka u fol në takimin Kurti–Abdixhiku
Author: korrektpress
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, beson se skuadra kombëtare argjentinase aktualisht e tejkalon Spanjën në forcë. Kjo vjen pasi finalja midis Argjentinës dhe Spanjës, fillimisht e planifikuar për 27 mars në Katar, u anulua për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.Në një intervistë në kanalin në YouTube Lo del Pollo , Lautaro foli nëse Argjentina është aktualisht një skuadër më e mirë sesa La Roja. “A është ekipi kombëtar argjentinas më i fortë se Spanja sot? Po. Ka shumë ekipe, si Franca, Spanja dhe Portugalia, që janë në formë të shkëlqyer me lojtarë në kulmin e tyre. Unë i…
Arabia Saudite ka njoftuar se pas sulmeve iraniane gjatë natës, “edhe ai pak besim që ekzistonte më parë është shkatërruar plotësisht”.“Arabia Saudite ruan të drejtën të veprojë ushtarakisht kundër Iranit dhe çdo besim në marrëdhëniet me Teheranin është dëmtuar”, tha ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al-Saud.Kujtojmë se mbrëmë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, janë regjistruar disa shpërthime, raportoi aljazeera. MINUTË PAS MINUTE – Lufta në Iran dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme Sipas raportit, në Riad janë dëgjuar disa shpërthime, ndërsa në gjithë qytetin janë dëgjuar edhe sirena alarmi.Siç bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur sot për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe kritikat se me këtë po legalizohen strukturat paralele serbe në Kosovë. Kurti pas përurimit të segmentit rrugor Prishtinë – Vushtrri theksoi se me këtë Ligj edhe strukturat ilegale të mbetura në arsim dhe shëndetësi do të inkorporohen në sistemin e Kosovës.“Ne veçse po zbatojmë një ligj nga periudha para 13 vjetëve. Dhe më në fund po zbatohet ligji. Do të bëjmë inkorporimin e të gjitha strukturave të cilat janë në sistemin e shëndetësisë dhe arsimit. Ju e dini që strukturat tjera ilegale të Serbisë,…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot lidhur stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën. Kurti tha se ky është një provokim i Serbisë, që dëshiron të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Kosovës, por në të njëjtën kohë sipas tij, tregon pasigurinë e tyre. “Ky është një provokim i Serbisë, e cila natyrisht dëshiron ta cenojnë integritetin territorial dhe sovranitet shtetëror të Republikës sonë. Bëhet fjalë për njësi të cilat e kanë trajnuar kryekriminelin dhe krye-terroristin Milan Radoiçiq… Por, në të njëjtën kohë tregon edhe pasigurinë e tyre, sepse në Kosovë nuk ka më struktura ilegale…
Shqipëria është renditur në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike, sipas raportit më të fundit të National Cyber Security Index (NCSI 2026).Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin në rrjetet sociale duke theksuar progresin e vendit në këtë fushë.“Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026. Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale”, ka shkruar Rama.Raporti vlerëson vendet bazuar në kapacitetet kombëtare për të parandaluar,…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar nga institucionet kompetente të publikojnë listën e kompanive përfituese nga kredia hungareze prej 200 milionë eurosh. Partia thekson se nuk ka transparencë për mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe përfituesit konkretë.Nga BDI thonë se sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, prodhimi industrial ka rënë për 9,4% në janar krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Numri i të punësuarve në sektorin industrial ka shënuar një ulje prej 3,6%.“Rënie plot 9.4% të prodhimit industrial!!! Kush janë përfituesit e 200 milionë Eurove nga kredia hungareze? Duke u bazuar në të dhënat…
Nafta ka fuqizuar kapitalizmin dhe disa prej regjimeve më shfrytëzuese në botë. Duke u larguar prej saj, mund të zgjidhim disa nga problemet kryesore me të cilat përballemi.Nga: George Monbiot / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.comE kuptoj që kjo është një shkelje serioze e etikës. Por, a mund të lëmë mënjanë mirësjelljen dhe ta vendosim në kontekst sulmin e Donald Trumpin ndaj Iranit? Interesi i madh perëndimor për Lindjen e Mesme dhe për Azinë Perëndimore e Qendrore, që ka zgjatur për më shumë se një shekull, si dhe përpjekjet e pafundme të qeverive të huaja për t’i formësuar dhe kontrolluar këto…
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.Për javën e njëzet e pestë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të SC Gjilani, Blerind Morina, i cili shënoi një gol dhe u vlerësua për angazhimin e tij në fitoren 2:3 të skuadrës së tij kundër FC Llapit.Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Pasi mori këtë çmim, Blerindi u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot edhe lidhur me çështjen e presidentit të Kosovës.Kurti i pyetur pas përurimit të segmentit rrugor Vushtrri-Prishtinë, se çfarë kompromisesh është i gatshëm të bëjë lidhur me çështjen e presidentit tha se janë duke pritur aktgjykimin e Kushtetueses dhe janë optimist për të ardhmen. “Jemi duke pritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të tregojmë përgjegjësi shtetërore dhe durim politik. Jam optimist për të ardhmen”, tha ai. /Telegrafi/
Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka filluar zbatimi i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore në fushën e tatimit mbi të ardhurat.“Kjo marrëveshje synon të avancojë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe të forcojë bashkëpunimin në çështjet tatimore. Përmes saj mundësohet eliminimi i barrës së tatimit të dyfishtë për individët dhe bizneset, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investime dhe aktivitete ekonomike”, thuhet në njoftimin e ATK-së.Marrëveshja gjithashtu adreson parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore.“Duke kufizuar përdorimin e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari