- Filipçe: Me rritjen e çmimeve, as 600 euro nuk janë të mjaftueshme për të kapërcyer krizën
- Punëtori lëndohet në vendin e punës në Han të Elezit, rasti nën hetim
- Fushë Kosovë-Podujevë, Prishtinë – Mitrovicë, si i ndoqi Policia të dyshuarit? “Delivery” vë në pranga katër persona për drogë, i pesti për krime kibernetike
- Brendi i njohur Mango Man, hap dyqanin e parë në Kosovë, ekskluzivisht në Albi Mall
- Dita e ndeshjes: Shqipëria në mision historik në Poloni
- Arrestohet një person në Graçanicë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
- Plani Zhvillimor i Prishtinës, Rama thotë se do të dalë në konsultim publik
- Kuzmanovska nga MPJ: Vendimet tona duhet të jenë krah për krah me BE-në
Author: korrektpress
Edhe pse administrata Trump këmbëngul se negociatat janë duke u zhvilluar, qeveria amerikane po vazhdon të dërgojë trupa në Lindjen e Mesme.Gjatë ditëve të fundit, është raportuar se si po dërgohen Marinsat në rajon – rreth 2,500 nga Kalifornia, me tre anije luftarake. Këto janë forca të operacioneve speciale.Dhe tani po raportohet se do të vendoset edhe Divizioni i 82-të Ajror. Kjo është një njësi reagimi të shpejtë që mund të vendoset brenda rreth 24 orësh. Ata janë të përfshirë në operacione speciale dhe ka shumë spekulime rreth asaj që do të bëjnë atje, transmeton Telegrafi. Si informohet Trump për…
Deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, kujton se promovimi i djeshëm i 17 “Striker” është një nga shtatë marrëveshjet qeveritare të lidhura gjatë qeverive të LSDM-së.Petrovska e mirëpret zbatimin e kësaj marrëveshjeje si thelbësore në procesin e modernizimit dhe pajisjes së Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, por thotë se është e shqetësuar për faktin se, siç thotë ajo, në dy vjet, përveç njoftimeve për prokurime “historike” dhe një buxheti “historik” të mbrojtjes, nuk shoh asnjë lëvizje.”Asnjë marrëveshje e re për modernizimin e Ushtrisë nuk është lidhur në 2 vjet. Situata në mbrojtje nuk është aq e mrekullueshme sa deklaratat…
Kombëtarja e Kosovës zbret sot (e enjte) në fushë për një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e saj, teksa përballet në udhëtim me Sllovakinë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.Sllovakët janë nikoqir të Kosovës në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Tehelne pole”, me fillim nga ora 21:00. Dardanët vijnë në këtë duel me moral të lartë dhe me besim të madh, pas përgatitjeve intensive dhe atmosferës pozitive që ka shoqëruar skuadrën gjatë ditëve të fundit. Stafi teknik ka punuar në çdo detaj, duke synuar një paraqitje të disiplinuar dhe…
KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 26 mars 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për disa konsumatorë.Sipas njoftimit, ndërprerja do të prekë banorët e rrugëve “Afrim Abazi” dhe “Ferat Hashani” në Ferizaj, duke filluar nga ora 09:00.“Ndërprerja e furnizimit me ujë do të realizohet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj”, thuhet në njoftim.Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për këta konsumatorë pritet të rikthehet në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 16:00.Nga KRU…
Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro do të lirohet nga spitali të premten për t’u rikthyer në shtëpi dhe për të vazhduar vuajtjen e dënimit të tij me 27 vjet burg, për një përpjekje për grusht shteti, tha mjeku i tij.Dr. Brasil Caiado u tha gazetarëve në kryeqytetin Brasilia të mërkurën se gjendja shëndetësore e Bolsonaros është e qëndrueshme, dhe ai mund të kthehet në burg shtëpiak nëse nuk dalin rrethana të reja, transmeton Telegrafi.Udhëheqësi 71-vjeçar është shtruar në spital që nga 13 marsi për pneumoni, një nga disa problemet shëndetësore me të cilat është përballur që kur u godit me thikë…
Një robot humanoid është shfaqur në Shtëpinë e Bardhë, duke ecur krah për krah me Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump, gjatë një ngjarje për teknologjinë dhe arsimin.Bëhet fjalë për një robot të avancuar me inteligjencë artificiale, i quajtur “Figure 03”, i zhvilluar nga një kompani amerikane. Ai është projektuar për të kryer detyra të ngjashme me ato njerëzore dhe për të mësuar nga ndërveprimi me njerëzit.Ngjarja u zhvillua në kuadër të një samiti në Shtëpinë e Bardhë që synon të promovojë përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në edukimin e fëmijëve, ku ishin mbledhur të gjithë Zonjat apo…
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka treguar mbështetjen e saj për kombëtaren e Kosovës dhe të Shqipërisë në futboll përmes një postimi në Instagram.Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqen të dyja, duke i shoqëruar me mesazhin inkurajues: “Paçit fat. Shpresoj të bëni histori dhe të arrini kualifikimin në Kupën e Botës”.Në imazhin e publikuar shihen futbollistët e të dy ekipeve, të shoqëruar me sloganet: “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”. Foto: InstagramKosova dhe Shqipëria kanë një mundësi të rëndësishme për të hyrë në histori, pasi sonte (e enjte) synojnë të sigurojnë një vend në Botëror.Kosova luan…
Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë vranësira dhe diell, ndërsa gjatë fundit të ditë pritet të ketë reshje lokale të shiut.Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi jugor.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri 21 gradë celsius.Nesër moti pritet të jetë me reshje shiu, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës./Telegrafi/
Nga e enjtja në orën 11:00 të mëngjesit, Japonia fillon të nxjerrë naftë për 30 ditë nga rezervat e saj shtetërore.Kjo është pjesë e një plani më të gjerë për të nxjerrë deri në 45 ditë në total – më e madhja ndonjëherë – së bashku me lëshimet nga rezervat e sektorit privat që filluan më 16 mars.Tokio gjithashtu planifikon të nxjerrë naftë nga rezervat e mbajtura së bashku me vendet prodhuese deri në fund të muajit, tha kryeministrja Sanae Takaichi.Japonia importon më shumë se 90% të naftës së saj të papërpunuar nga Lindja e Mesme, transmeton Telegrafi. Irani refuzon…
Komuna e Shtimes ka njoftuar se po vazhdon pa ndërprerje mirëmbajtja dhe pastrimi i hapësirave publike në qytet, me synim krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të përshtatshëm për qytetarët.Sipas njoftimit, ekipet përkatëse janë angazhuar intensivisht në mirëmbajtjen e sheshit të qytetit “Ahmet Shtimja” si dhe në hapësirat përgjatë lumit “Shtimjanja”. Drejtori i Shërbimeve Publike, Halil Kurtishi, ka theksuar rëndësinë evazhdimësisë së këtyre aktiviteteve, duke bërë të ditur se mirëmbajtja e hapësirave publike do të mbetet prioritet i vazhdueshëm i komunës.“Angazhimi ynë do të jetë i pandërprerë për të garantuar hapësira të pastra dhe të mirëmbajtura për…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari