- Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën
- Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan
- A po shkojnë Izraeli dhe Turqia drejt konfrontimit?
- Këto pije duhet t’i ndani nga koha kur merrni magnez
- Bajqinovci, Abdixhikut: Çka ndryshoi pas dy ditësh, pse s’e quajte mashtrim projektligjin për Specialen në Kuvend?
- Gjermania tërhiqet nga projekti me Francën për prodhimin e “super-tankut”
- Arsenali vendos çmimin për Viktor Gyokeres
- Pas 22 vitesh mbyllet një dyqan në Zvicër, konkurrenca nga Temu dhe Action e rëndoi biznesin
Author: korrektpress
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë hartuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe detyrimet ndërkombëtare të vendit.Gruda ka thënë se me ndryshimet nuk është prekur Kushtetuta, ndërsa ka argumentuar se ligji përcakton kufijtë e juridiksionit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë.Sipas tij, Gjykata Speciale mund të tentojë të kundërshtojë zbatimin e ligjit, por ai beson se Kosova mund të gjejë rrugë juridike dhe institucionale për ta zbatuar atë.“Jam i bindur se do ta gjejmë rrugën juridike dhe institucionale për ta detyruar Gjykatën Speciale ta zbatojë ligjin…
Një mësues në një gjimnaz në kantonin e Cyrihut ka mbajtur për muaj të tërë një kontakt të ngushtë me një nxënëse të mitur, duke i dërguar më shumë se 3 mijë mesazhe në WhatsApp dhe gjithashtu e ka telefonuar vonë në mbrëmje, duke u takuar me të jashtë orarit të shkollës.Prindërit e vajzës, të cilës mediat i kanë ndryshuar emrin për ta mbrojtur identitetin, e raportuan rastin menjëherë te drejtoria e shkollës dhe bënë edhe kallëzim penal.Sipas raportimeve, shkolla fillimisht nuk ndërmori masa. Vetëm disa javë më vonë, pas ndërhyrjes së avokatit të familjes, mësuesi u pezullua përkohësisht dhe…
Mijëra ton mollë të Prespës mund të mbeten në depo, të pashitura për shkak të çmimit të ulët të blerjes, ankohen kultivuesit e frutave nga Prespa. Ata thonë se në shenjë revolte nuk po i mbledhin mollët. Ata thonë se me një çmim prej 4 denarësh për kilogram, nuk do të lejojnë që të blihen mollët e tyre industriale, në kushtet kur kostot janë rritur drastikisht, dhe paga ditore që kërkojnë punëtorët sezonalë është 50 euro. Çmimi i blerjes së mollëve të varieteteve varion nga 15 deri në 25 denarë.Çmimi i mollëve industriale është veçanërisht i ulët, që është 4…
Tom Cruise vazhdon të konsiderohet njaë nga pretendentët kryesorë për nominimin për aktorin më të mirë në Oscar, pavarësisht performancës së dobët të filmit ‘Digger’ në kinema.Sipas parashikimeve të Gold Derby, aktori 64-vjeçar aktualisht renditet në pesëshen kryesore për një nominim. Përpara tij janë John Malkovich për Wild Horse Nine, Matt Damon për The Odyssey, Andrew Scott për Elsinore dhe Robert Pattinson për Primetime. Nëse nominohet, kjo do të ishte një tjetër mundësi për Cruise për të fituar Oscar-in e parë në karrierë. Ai është nominuar më herët për Born on the Fourth of July, Jerry Maguire dhe Magnolia, por…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj qëndrimeve të ditëve të fundit lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.OVL-UÇK i ka cilësuar këto reagime si “të nxituara” dhe “të pabazuara në një shqyrtim serioz juridik”, duke thënë se deri tani nuk është bërë publike ndonjë analizë juridike që argumenton se ndryshimet janë të pazbatueshme apo në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.Sipas kësaj organizate, në vend të argumenteve juridike, në opinion publik janë paraqitur kryesisht polemika, interpretime të njëanshme dhe qëndrime politike.“Ne, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së,…
Dikur konsiderohej një prej talenteve më premtues shqiptarë në futbollin evropian. Labinot Kabashi ishte pjesë e La Masias, u ftua në Kombëtaren A të Kosovës në vetëm 16 vjeç dhe Barcelona besonte aq shumë tek ai, saqë në kontratën e tij vendosi edhe një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh.Sot, historia e tij është krejt tjetër. Kabashi e ka mbyllur karrierën profesionale në moshën vetëm 22-vjeçare, pasi aventura e fundit ishte te Villarreal C. Nga një prej emrave që premtonte shumë në akademinë e Barcelonës, ai u largua gradualisht nga skena e futbollit. Kabashi dhe Dembele në stërvitje Tetë vite…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se PDK-ja e konsideron sukses të saj zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës.Duke folur në Debat Plus, Mustafa tha se partia e tij e pranon zgjedhjen e Shiroka-Pulës si një nga rezultatet e marrëveshjes së fundit politike.“PDK e ka marrë si sukses të vetin. Dhe e pranon si sukses të vetin, si presidente të vetën zonjën Justina Shiroka-Pula”, deklaroi Mustafa.Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës më 6 tetor, me 81 vota të deputetëve, pas ‘marrëveshjes’ së arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së. – YouTube www.youtube.com
Justina Shiroka-Pula, e cila më 7 tetor u zgjodh presidente e Kosovës, kishte reaguar më 26 shtator, përmes një shkrimi në Facebook, ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).Në reagimin e saj, Shiroka-Pula kishte shprehur rezerva të thella ndaj mënyrës se si është konceptuar dhe perceptuar kjo gjykatë, duke theksuar se drejtësia duhet të jetë e barabartë, gjithëpërfshirëse dhe e paanshme.“Vendimi i fundit ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na obligon të reflektojmë jo vetëm mbi verdiktin gjyqësor, por edhe mbi vetë natyrën, mandatin dhe mënyrën e funksionimit…
Rreth gjysma e kantoneve zvicerane po përgatiten për një vit të vështirë financiar.Nga 23 kantonet që kanë paraqitur tashmë buxhetet për vitin 2027, 11 parashikojnë deficit, ndërsa 12 presin të mbyllin vitin me suficit.Situata pritet të bëhet edhe më e vështirë për shkak të rritjes së shpenzimeve shëndetësore.Presidenti i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Financave, Ernst Stocker, paralajmëron se perspektivat financiare janë të vështira, pasi shpenzimet e kantoneve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.Në krye të listës së deficiteve është Gjeneva, me minus prej rreth 546 milionë frangash, e ndjekur nga Vaud me 356 milionë. Në anën tjetër, suficitet më…
Rudolph: Pas zgjidhjes së krizës institucionale pres energji të re në agjendën evropiane të Kosovës
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, tha se pas zgjidhjes së krizës institucionale, Kosova tashmë e ka krijuar mundësinë për të ndjekur në mënyrë aktive agjendën e saj evropiane.Ai këtë deklaratë e bëri në pritjen e organizuar me rastin e “Ditës së bashkimit gjerman”, që u mbajt sonte.“Pas zgjidhjes së krizës institucionale, pres me padurim të punoj me energji të re, si në bashkëpunimin tonë dypalësh, ashtu edhe në agjendën evropiane të Kosovës. Duke krijuar institucione stabile, vendi tashmë e ka vendosur veten në pozitë që ta ndjekë sërish në mënyrë aktive këtë agjendë. Kjo nuk do të thotë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari