- Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin
- “Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin
- Hoxha: Mbi 91 milionë denarë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm në Vranishtë
- Irlandezët bllokojnë rrugët për shkak të çmimeve të karburanteve, shteti dërgon ushtrinë
- Sulmet izraelite shkatërruan infrastrukturën kryesore të transportit në Iran
- MF: “Fitch” konfirmoi rejtingun kreditor “BB+” me perspektivë stabile, konfirmim i stabilitetit të qëndrueshëm ekonomik
- Mickoski: Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D po zhvillohet sipas dinamikës së parashikuar
- Arrestohen katër kineze për prostitucion në Durrës, i dyshuar edhe një shtetas i Kosovës
Author: korrektpress
Trajneri i përfaqësueses së Senegalit, Pape Thiaw, ka lëshuar një paralajmërim të fortë pas vendimit të Konfederatës Afrikane të Futbollit për t’ia hequr ekipit të tij titullin e “Kupës së Kombeve të Afrikës 2025”, duke theksuar se vendi i tij mund të tërhiqet nga kjo organizatë.Komiteti i Apelit i CAF vendosi që Senegali ta humbasë finalen në tavolinë, duke ia dhënë titullin Marokut. Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra dhe zemërim në radhët e zyrtarëve senegalezë. Skandal i madh, Senegal refuzon të kthejë trofeun e AFCON-it pas heqjes së titullit si kampion Thiaw e ka kundërshtuar kategorikisht vendimin, duke…
Culaj: Armatosja e Serbisë pjesë e një strategjie më të gjerë, anëtarësimi i Kosovës në NATO urgjent
Profesori i studimeve të sigurisë, Gjon Culaj, hulumtues i jashtëm i Institutit Octopus, ka vlerësuar se armatosja e vazhdueshme e Serbisë nuk mund të shihet e ndarë nga veprimet konkrete në terren dhe qasja e saj ndaj Kosovës.Sipas tij, dilema e sigurisë në rajon bëhet edhe më e theksuar kur forcimi ushtarak shoqërohet me veprime destabilizuese në veri të Kosovës, përfshirë akte të dhunshme dhe terroriste që synojnë krijimin e pasigurisë dhe tensioneve të vazhdueshme.Culaj thekson se këto zhvillime nuk janë të izoluara, por janë në sinkron të plotë me përpjekjet e vazhdueshme për ta paraqitur Kosovën si shtet të…
Besimtarët myslimanë nesër do të festojnë Fitër Bajramin. Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar kohën e faljes së namazit të sabahut dhe të Fitër Bajramit.Besimtarët në Shkup në Maqedoninë e Veriut, ditën e Fitër Bajramit, 20 mars, namazin e sabahut do ta falin në ora 5:04, ndërkaq në ora 06.19 namazin e Fitër Bajramit.Manifestimi do të mbahet si zakonisht, në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup.
Ndryshe nga shqetësimi që ka ngjallur në Prishtinë stërvitja ushtarake e Serbisë pranë kufirit me Kosovën, Tirana zyrtare duket më gjakftohtë. Kjo qetësi në lidhje me këtë situatë që ka alarmuar kryeministrin e Kosovës, sipas ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi, buron nga fakti se atje vepron KFOR-i, ku janë të përfshira edhe trupat shqiptare si angazhim që vjen në kuadër të një vendi anëtar të NATO-s. Kamberit: NATO të rishikojë Zonën Tokësore të Sigurisë pas manovrave serbe pranë kufirit me Kosovën “E gjithë doktrina dhe përgatitja është në përputhje me NATO-n dhe siguria e qytetarëve shqiptarë, por edhe e…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas zhvillimit të stërvitjeve ushtarake serbe në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Kosovën, duke i cilësuar ato si çështje me ndikim në sigurinë rajonale.Sipas tij, aktivitete të tilla, sidomos kur zhvillohen pranë zonave të banuara dhe përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë drejtpërdrejt në perceptimin e sigurisë te qytetarët lokalë, në veçanti te shqiptarët në Luginën e Preshevës.“Në kontekstin e sigurisë rajonale, këto zhvillime mund të interpretohen si faktorë që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në uljen e besimit ndërmjet aktorëve lokalë. Duke marrë parasysh rëndësinë e stabilitetit…
Ura e Milotit është hapur sot, me 19 Mars, për qarkullim.Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi po inspekton ndërhyrjet e realizuar në urën e Milotit.Për shkak të dëmeve të mëdha. gjatë sezonit veror specialistët vendosën bllokimin e qarkullimit në këtë urë që i shërben veriu të vendit.Ura mbi lumin Mat është ndërtuar në vitin 1982 dhe ka një gjatësi prej 844 metër duke u konsideruar një prej urave më të gjata.
Braziliani Vinicius ishte përsëri në qendër të vëmendjes pas ndeshjes së dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve në Etihad.Ju kujtojmë se Real Madridi fitoi kundër Manchester Cityt me rezultatin 2-1, dhe të dy golat u shënuan nga braziliani i madh.Megjithatë, ai ishte përsëri në qendër të vëmendjes për festimin e tij të golit. Ai ishte i pari që festoi para tifozëve, duke parë nga tribunat dhe duke u bërë sikur po qante. Kjo ishte përgjigjja e tij ndaj asaj që tifozët e Man Cityt kishin bërë në të njëjtin vend një vit më parë. Festa e tij…
Dogana e Kosovës ka prezantuar lehtësira të reja për komunitetin e bizneseve, duke shënuar një hap të rëndësishëm në reformimin e procedurave doganore.Në një takim të përbashkët me odat ekonomike, ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe drejtori i përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, shpalosën risitë që synojnë përshpejtimin e qarkullimit të mallrave dhe uljen e kostove për bizneset.Sipas një komunikate të Doganës së Kosovës, ndër risitë kryesore është fillimi i zbatimit të sistemit “deklarimi para-arritjes”, i cili mundëson përpunimin e dërgesave deri në një muaj para mbërritjes së tyre.Ky sistem pritet të reduktojë kohën e pritjes dhe, në raste të…
Dita e sotme (e enjte) ka sjellë një tjetër përplasje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.Gjithçka nisi nga një debat mes Selin dhe Juelës, një situatë që tërhoqi vëmendjen e Shëndritit.Në një moment kur biseda mes vajzave po tensionohej, Shëndriti ndërhyri në përpjekje për të dhënë një perspektivë më të qartë, por kjo lëvizje e tij u prit me rezistencë nga Juela, e cila e ktheu menjëherë fokusin e debatit drejt tij. Foto: InstagramPërballë Juelës, gazetari nga Kosova ruajti qetësinë dhe vuri në dukje mungesën e thelbit në pretendimet e saj.Ai e sfidoi atë të fliste me fakte,…
Një aeroplan luftarak rus shkeli hapësirën ajrore të Estonisë, duke shkaktuar një reagim nga Policia Ajrore Baltike e NATO-s, ka deklaruar Ministri i Jashtëm Estonez Margus Tsahkna.Ministria e Jashtme tha se kjo ishte hera e parë këtë vit që një aeroplan rus shkeli hapësirën ajrore të Estonisë, shkruan Reuters.Raportohet se shkelja ndodhi pranë ishullit Vaindloo në Gjirin e Finlandës, pranë bregdetit verior të Estonisë, ku një aeroplan luftarak rus SU-30 hyri në hapësirën ajrore të vendit dhe qëndroi për rreth një minutë, sipas Tsahkna.”Nuk kishte asnjë kërcënim për sigurinë e Estonisë”, shtoi ai.Misioni i Policisë Ajrore Baltike i NATO-s reagoi…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari