- Bebe Rexha elektrizon 80 mijë fansa në ‘Stade de France’, promovon bashkëpunimin e ri me David Guettan dhe i bën dedikim emocionues DJ-it botëror
- Përfundon numërimi i votave për kandidatë, kush fiton e kush rrezikon mandatin e fundit?
- Formacionet zyrtare, Katar – Zvicër: Xhaka me shokë synojnë fitoren e parë të Botërorit
- Mjaftojnë disa vazo dhe ballkoni ndryshon pamje: Kjo lule lulëzon pa pushim deri në të ftohtët e parë
- Takimi Siljanovska-Jotova, Arsovski: Konfirmohen kushtet e njëjta
- Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet nesër, Ngushtica e Hormuzit do hapet për të gjithë
- Paradë madhështore ushtarake në Londër për ditëlindjen e Mbretit Charles
- Kur u kthye, u pa gjithçka: Bianca Censori shëtit gjysmë e zhveshur në qytet
Author: korrektpress
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete.Rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Ismet Jashari” në Prishtinë, në ora 15:00“Raportohet se është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/
Portieri i Paris Saint-Germain, Lucas Chevalier ka zgjedhur pesë portierët më të mirë në botë, ku i pari sipas tij është Manuel Neuer.Edhe në moshën 39 vjeçare, Manuel Neuer mbetet një nga portierët më të fortë në Evropë. Bayern Munich përfiton jashtëzakonisht shumë nga përvoja e gjerë e kapitenit të saj, i cili është gjithmonë aty kur ka nevojë dhe Neuer mbetet shumë i vlerësuar edhe nga konkurrentët e tij.Portieri i PSG-së, Lucas Chevalier, mori pjesë në një video në Instagram nga faqja Pro direct Soccer, në të cilën iu kërkua të emëronte pesë portierët më të mirë të të…
Komediania dhe aktorja amerikane Amy Schumer konfirmoi dje se po divorcohet nga bashkëshorti i saj Chris Fischer, me të cilin ishte e martuar për më shumë se shtatë vjet.Schumer e ndau lajmin në Instagram të premten, më 12 dhjetor, me një foto të saj, Fischer dhe djalit të tyre në metronë e Nju Jorkut.”Bla bla bla, unë dhe Chris kemi marrë vendimin e vështirë për t’i dhënë fund martesës sonë pas shtatë vitesh. E duam shumë njëri-tjetrin dhe do të vazhdojmë të përqendrohemi në rritjen e djalit tonë së bashku. I kërkojmë publikut të respektojë privatësinë tonë gjatë kësaj kohe.…
Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova 4, banorja Sasa Hoda ndau me publikun një pjesë shumë personale të jetës së saj, duke treguar sfidat e mëdha që ka kaluar që në fëmijëri.Gjatë rrëfimit, Sasa zbuloi se ka kaluar periudha të vështira për shkak të një sëmundjeje jashtëzakonisht të rrallë – tumor në enët e gjakut. Ajo theksoi se vetëm 16 persona në të gjithë botën vuajnë nga kjo gjendje, dhe se është e vetmja që ka pasur guximin të kryejë operacionet.Sasa rrëfeu se, sipas mjekëve, shanset për të mbijetuar pas operacioneve ishin shumë të vogla, por…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është për vizitë në Selinë e Shenjtë, ndërsa sot në ora 10:00 do të pritet në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik.Po ashtu, Presidentja do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.Në njoftim tutje thuhet se në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, Presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera.Gjatë kësaj vizite…
Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës, të vlefshme për xhiron e 17-të.Xhiro e 17-të e kampionatit kosovar fillon sot me dy ndeshje, ndërsa tri tjera janë programuar të zhvillohen gjatë ditës së nesërme (e diel).Ndeshja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të Prishtinës së Re dhe Dukagjinit, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan.Ekipi i Ndue Pergjokajt synon ta vazhdoj formën e lartë që nga emërimi i tij, me tri fitore dhe një barazim. Në ndeshjen tjetër, Drenica është nikoqire e…
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka zhvilluar një takim me zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau.Në një postim të Ambasadës së Kosovës në Uashington thuhet se Kosova vlerëson mirësinë, sinqeritetin dhe mbështetjen e tij të palëkundur.“Ambasadori Dugolli kishte kënaqësinë të takonte Zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau. E vlerësojmë shumë mirësinë, sinqeritetin dhe mbështetjen e tij të palëkundur. Jemi mirënjohës për angazhimin e tij në çështje kyçe, përfshirë Kompaktin e MCC-së për Kosovën, dhe mezi presim të avancojmë tutje bashkëpunimin”, thuhet në postim. /Telegrafi/
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.SHMU njofton se orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore kryesisht në juglindje. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/
Instituti Hidrometeorologjik në parashikimin e motit për fundjavë ka bërë të ditur se mëngjeset mund të jenë me mjegull.IHK njofton se për të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërkaq në mëngjes parashihet të ketë mjegull e cila në disa zona të thellë mbetet e qëndrueshme edhe gjatë ditës.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes në…
Në rrjetet sociale është shfaqur një video që e ashpërson edhe më tej çështjen e sigurisë së lundrimit në Detin e Zi dhe marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë. Videoja, për të cilën thuhet se është xhiruar në portin e Odesës, tregon momentin e një sulmi rus me dron të tipit Geran, teksa mjeti fluturues i afrohet ngadalë portit, ndërsa e gjithë skena filmohet nga anëtarë të ekuipazheve të anijeve të ankoruara aty pranë.Në pamje shihet qartë se si droni fluturon drejt zonës portuale, ndërsa në sfond dëgjohen reagimet e ekuipazheve që ndjekin afrimin e tij. Pikërisht kjo dëshmi vizuale e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari