KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Momenti interesant që ia siguroi Florent Hasanit transferimin në Hungari

Momenti interesant që ia siguroi Florent Hasanit transferimin në Hungari

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Florent Hasani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Hasani tregoi se pas dy vitesh e gjysmë të suksesshme te Trepça ’89, kishte ardhur koha për hapin e radhës në karrierë.

“Prapë kemi qenë kandidat për titull, por dimrit pas dy viteve e gjysmë, vjen momenti me e bë hapin e radhës”, tha ai.

Megjithatë, ai pranoi se transferimi jashtë vendit ishte shumë më i vështirë sesa pritej, për shkak të mungesës së ekspozimit të futbollit kosovar në platformat ndërkombëtare të skautimit.

“Pse po them ka qenë e vështirë se gjatë bisedave kur i kemi pasur me 2-3 klube ata më thonin nuk po i gjejmë ndeshjet e Kosovës askund sepse janë disa platforma ku ti hyn e sheh lojtarin, e analizon ekipin, kurse këto ndeshjet e Kosovës nuk kanë qenë atë kohë”, rrëfeu Hasani.

Sipas tij, një rol vendimtar në ngritjen e interesimit nga klubet e huaja e pati Kombëtarja U21 e Kosovës, me paraqitjet në ndeshjet ndaj përfaqësueseve të mëdha evropiane.

“Edhe më së shumti m’i kanë hapur rrugët Kombëtarja U21, ato ndeshjet me Norvegjinë, me Gjermaninë, rezultate historike”, u shpreh ai.

Hasani zbuloi se momenti që vulosi përfundimisht transferimin e tij në Hungari ishte çmimi individual si futbollisti më i mirë në Kosovë.

“Edhe fakti i dytë që e ka vulosur transferimin në Hungari ka qenë ajo gala mbrëmja e Federatës ku shpallem lojtari më i mirë në Kosovë”, përfundoi Hasani.

Episodin e plotë me Florent Hasanin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.