KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëspresidente e Qeverisë së Kantonit të Lucernit

Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëspresidente e Qeverisë së Kantonit të Lucernit

Ylfete Fanaj është zgjedhur zëvendëspresidente e Qeverisë së Kantonit të Lucernit.

“Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale dhe mezi pres vitin në vijim”, shkroi ajo në rrjete sociale.

Ylfete Fanaj është prej tashmë tre vjetësh pjesë e ekzekutivit (qeverisë) të Kantonit të Lucernit.

Gjatë kësaj kohe ajo ka drejtuar dhe vazhdon të drejtojë Departamentin e Drejtësisë dhe sigurisë.

Ndërsa, duke filluar nga dita e djeshme Fanaj është zgjedhur për një vit zëvendëspresidente e Qeverisë së Kantonit, duke mbajtur edhe më tutje departmentin që kishte.

“Faleminderit shumë Këshillit Kantonal për besimin e tyre. E ardhmja nuk ndodh vetvetiu – ne e formësojmë atë. Pres me padurim të vazhdoj të marr përgjegjësi”, deklaroi Fanaj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.