KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ish-i dashuri i Ariana Grande surprizon në koncert, këngëtarja ndryshon tekstin në skenë

Ish-i dashuri i Ariana Grande surprizon në koncert, këngëtarja ndryshon tekstin në skenë

Ish-i dashuri i Ariana Grandes, Ricky Alvarez, ka bërë një paraqitje surprizë në koncertin e saj “Eternal Sunshine” në Austin të Teksasit, i cili rastisi të mbahej në ditëlindjen e saj të 33-të.

Prania e tij në seksionin VIP ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, ndërsa ai ishte i shoqëruar edhe nga babai i këngëtares, Ed Butera, me të cilin u pa duke u përshëndetur gjatë koncertit.

Momentin më të komentuar e ka sjellë vetë Ariana, e cila gjatë performancës së hitit “thank u, next” ndryshoi disa vargje të këngës, duke iu referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Alvarez-it, që po e ndiqte nga afër, shkruan DailyMail.

Në një pjesë të mbrëmjes, skena u bë edhe më emocionale kur këngëtares iu soll një tortë ditëlindjeje nga balerinët e saj mbështetës.

Rikthimi i Alvarez në publik pranë Grandes vjen në një periudhë kur ajo raportohet se është sërish beqare pas ndarjes nga bashkë-ylli i saj Ethan Slater, megjithëse sipas burimeve nuk ka asgjë romantike mes saj dhe ish-it të saj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.