KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Romeo Beckham dhe Kim Turnbull darkojnë në Paris pas Javës së Modës

Romeo Beckham dhe Kim Turnbull darkojnë në Paris pas Javës së Modës

Romeo Beckham dhe Kim Turnbull janë parë duke shijuar një darkë me miq në Paris, ku ndodhen prej disa ditësh për ngjarjet e Javës së Modës për Meshkuj.

Çifti është fotografuar në një dalje të relaksuar në kryeqytetin francez, menjëherë pas angazhimeve të Romeos në sfilata të ndryshme gjatë javës së modës, shkruan DailyMail.

Për mbrëmjen, Romeo u shfaq me stil casual elegant, i veshur me bluzë të bardhë me zinxhir, pantallona të gjera dhe atlete të bardha, ndërsa Kim tërhoqi vëmendjen me një kombinim të zi, bluzë të shkurtër dhe pantallona të përshtatura.

Ajo e kompletoi pamjen me taka ngjyrë burgundy dhe një çantë të vogël elegante, duke ruajtur stilin e saj minimalist.

Dalja e tyre vjen pak pasi Romeo u ngjit në pasarelë për Willy Chavarria gjatë Javës së Modës në Paris, ku prezantoi një paraqitje që mori vëmendje të madhe në skenën e modës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.