KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

​Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Është arritur marrëveshja ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar kalimin ndërkufitar mes qytetarëve të dy shteteve.

One Stop është marrëveshja më e re, e cila bën të mundur që qytetarët të kenë vetëm një ndalesë në pikat doganore.

Brenda këtij muaji do të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshjeje, fillimisht në doganën Qafë Thanë dhe muajin tjetër në doganën Bllatë.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga Minisrti i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Panwe Toshkovski, përcjell TCH.

Janë rreth 4600 qytetarë në ditë në doganën e Bllatës dhe rreth 300 mijë makina që kanë kaluar brenda 5 muajve. Kjo si rezultat i hapjes së rrugës së Arbrit.

Kjo marrëveshje do të lehtësojë si lëvizjen e lirë të qytetarëve, ashtu edhe të mallrave mes 2 vendeve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.