KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

SHBA i jep dritën e gjelbër Anthropic për përdorimin e modelit me AI Mythos 5

SHBA i jep dritën e gjelbër Anthropic për përdorimin e modelit me AI Mythos 5

Anthropic tha se qeveria amerikane i kishte thënë kompanisë se mund të rivendoste aksesin në një nga mjetet e saj më të fuqishme të Al për organizata të caktuara amerikane.

Më herët këtë muaj, administrata Trump lëshoi një direktivë që u ndalonte shtetasve të huaj – përfshirë punonjësve të Anthropic – të përdorin modelet AI Fable 5 dhe Mythos 5 të kompanisë së inteligjencës artificiale, duke përmendur shqetësime për sigurinë kombëtare.

Në përgjigje, Anthropic tha se do të duhej të ndërpriste aksesin për të gjithë klientët në mënyrë që të përmbushte urdhrin.

Por kompania njoftoi se pas “bashkëpunimit të ngushtë” me qeverinë që nga 12 qershori, kishte marrë dritën e gjelbër për të ripublikuar Mythos 5 për organizata të caktuara.

“Sot, qeveria na njoftoi se Mythos 5, modeli ynë më i fortë i sigurisë kibernetike, mund të ripërdoret në një sërë organizatash amerikane që operojnë dhe mbrojnë infrastrukturën kritike”, tha ajo në një deklaratë.

“Po e rivendosim shpejt aksesin për këto organizata dhe po vazhdojmë të punojmë me qeverinë për të zgjeruar aksesin në Mythos 5 dhe për ta bërë Fable 5 përsëri të disponueshëm për përdorim të përgjithshëm”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.