Author: korrektpress

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nxjerrë një urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat publike dhe të përbashkëta në territorin e komunës, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë gjatë festave të fundvitit.Sipas urdhëresës, ndalohet ndezja, përdorimi dhe shpërndarja e të gjitha llojeve të fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike në rrugë, sheshe, tregje, trotuare, parqe dhe zona të banuara. Kjo ndalesë do të zbatohet nga 19 dhjetor 2025 deri më 3 janar 2026, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2025, nga ora 23:30 deri më 00:30 të…

Read More

Një gropë masive është krijuar në një kanal në qarkun anglez të Shropshire, duke bllokuar dy anije në baltë të thellë dhe duke bërë që shërbimet e emergjencës të shpallin një “incident të madh”.Anijet e kanaleve janë anije të gjata të projektuara për të lundruar në sistemin e kanaleve të ngushta të Britanisë. Historikisht, anijet janë përdorur për të transportuar mallra, por që atëherë kanë evoluar në “shtëpi lundruese” dhe përdoren edhe për qëllime rekreative.Aktualisht nuk raportohet për të lënduar.Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Shropshire tha se ekipet e shpëtimit kishin punuar në kushte të vështira për shkak të…

Read More

Nesër më 23 Dhjetor, Cineplexx organizon eventin Avatar Night, një event për të gjithë ata që duan ta përjetojnë filmin në mënyrën më të mirë të mundshme duke filluar nga ora 20:30.Avatar nuk është krijuar thjesht për t’u parë, por për t’u përjetuar. Do të shfaqet ashtu siç është krijuar për t’u parë – në ekranin më të madh në rajon, IMAX .Çdo detaj vizual, çdo ngjyrë dhe çdo lëvizje është menduar për ekranin e madh dhe përteknologjinë IMAX. Për këtë arsye, Avatar: Fire & Ash duhet të shihet në IMAX, aty ku pamja shtrihet përtej fushës së zakonshme të…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar procedurat për blerjen e pajisjeve anti-tank nga Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).Lajmi është konfirmuar për The GeoPost nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.Armët PANZERFAUST 3 pritet t’i dorëzohen së shpejti FSK-së, duke rritur ndjeshëm kapacitetet e saj mbrojtëse kundër mjeteve të blinduara.Paralelisht, Kosova ka nënshkruar edhe një marrëveshje me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake AM General për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme HUMVEE Hawkeye 105 mm.Përveç sistemeve të artilerisë Hawkeye, kontrata trivjeçare parasheh edhe furnizimin e FSK-së me ambulanca, kamionë për komandim dhe kontroll, si dhe mjete të tjera…

Read More

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, për periudhën nga 23 dhjetori 2025 deri më 15 janar 2026.Sipas njoftimit, shërbimet do të ofrohen deri në ora 18:00, ndërsa edhe dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune me orar të zgjatur.Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke pasur parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të bashkatdhetarëve…

Read More

Gjatë një bisede të qetë me disa nga banorët e Big Brother VIP Albania, Benita ka ndarë mendimet e saj për jetën në çift dhe për atë që ajo vlerëson më shumë te një mashkull. Diskutimi u fokusua te marrëdhëniet, bashkëjetesa dhe vlerat familjare, tema që Benita i trajtoi me sinqeritet.Ajo u shpreh se për të, një nga gjërat më të rëndësishme në një lidhje është lidhja e partnerit me familjen e tij. Sipas saj, ajo do të ndihej shumë mirë të jetonte së bashku me prindërit e bashkëshortit. BBVK/Instagram“Një gjë që më pëlqen te një mashkull është të jetojë…

Read More

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur në qytetin e Vitisë, është rrethuar nga mërgimtarë të shumtë, të cilët kanë ardhur për t’i dhënë mbështetje. Të gjithë këta të cilët shihen në videon e publikuar nga vet Abdixhiku, afrohen për ta përshëndetur dhe fotografuar dhe i thonë atij për të filluar festën e fitores. “Kryeministër a po ja nisim me festu prej qetashtit”, i thotë mërgimtari. Abdixhiku përgjigjet me “Po ja nisim, sa po e shoh këtu. Prej Gjeneve, Frankfurti, nga të gjitha anët, mirë qenka bërë shumë”.

Read More

Nga: Sean Thomas / The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comTë gjithë mund të shohim se çfarë është duke ndodhur. Mania e investimeve është e çmendur. Kapitali po derdhet në startape me një ritëm marramendës, ndërsa spekulatorët e bindin veten se kjo teknologji marramendëse do ta riformësojë tregtinë, komunikimin dhe industrinë.Kompanitë e reja shpallen çdo javë, edhe pse vlerësimet në treg po shkëputen nga realiteti ekonomik. Ndërkohë, lufta për talente është e ashpër: inxhinierët me përvojë marrin paga jashtëzakonisht të larta dhe të rinjtë në të njëzetat joshen nga manjatët dhe ministrat.Ashiqare po flas – si të gjithë të tjerët – për bumin…

Read More

Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul shkaktoi reagime të shumta me një postim në rrjetet sociale, menjëherë pas daljes nga spitali, ku u trajtua pas humbjes me nokaut ndaj Anthony Joshua.Paul pësoi dëmtimin në raundin e pestë të ndeshjes së zhvilluar të premten mbrëma, ku Joshua e dominoi përballjen me një seri goditjesh vendimtare, duke e mbyllur duelin në mënyrë spektakolare.Me këtë fitore, Anthony Joshua e përmirësoi rekordin e tij në 29 fitore dhe katër humbje, ndërsa Jake Paul tani ka një bilanc prej 12 fitoresh dhe dy humbjesh. Pas ndeshjes, Paul u diagnostikua me thyerje të nofullës…

Read More

Operacioni policor i zhvilluar sot në Pejë ka përfunduar me arrestimin e të dyshuarit R.H., në bazë të urdhrit për kontroll dhe nën dyshimet për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar në lidhje me veprën penale “Rrëmbimi”, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.Sipas autoriteteve, aksioni është realizuar nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe është rezultat i një procesi hetimor që lidhet me dyshimet për rrëmbimin e një personi, rast i cili kishte ndodhur në vitin 2021. Krim i organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje – Prokuroria Speciale me operacion policor…

Read More