Author: korrektpress

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë sot dy emërime të rëndësishme në strukturat udhëheqëse të komunës. Arijeta Qafleshi Skeraj është emëruar shefe e Kabinetit të Kryetarit, pas tërheqjes së saj nga pozita e asambleistes së Kuvendit të Komunës.Në zgjedhjet e fundit lokale, Qafleshi Skeraj është zgjedhur për herë të pestë si asambleiste, ndërsa gjatë legjislaturës së kaluar ka shërbyer si Kryesuese e Kuvendit, duke shënuar një performancë të lartë në funksionimin e organit më të lartë vendimmarrës të komunës. Kryetari Xheladini e ka uruar për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese të metejshme në profesion dhe…

Read More

Ortopedi Arian Bujupi gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, ka sqaruar dallimin mes krisjes dhe thyerjes së kockës, duke theksuar se këto dy gjendje nuk janë të njëjta as për nga ashpërsia, as për nga mënyra e trajtimit dhe rikuperimit.Sipas Bujupit, krisja e kockës përkufizohet si një vijë e hollë në kockë dhe konsiderohet si dëmtim më i lehtë. “Ka shumë pak raste kur krisjet operohen”, ka theksuar ai, duke shtuar se këto dëmtime zakonisht shërohen më shpejt dhe me komplikime minimale.Ndryshe nga krisjet, Bujupi tha se thyerjet e kockave paraqesin një problem shumë…

Read More

Qeveria izraelite ka miratuar mbylljen e Radios Ushtarake të vendit pas 75 vitesh transmetimi, në një veprim që mbyll një nga institucionet më të vjetra mediatike të Izraelit në një kohë shqetësimesh në rritje për lirinë e shtypit.Sipas propozimit, të paraqitur nga Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, stacioni, i njohur si Galei Tzahal, do të ndërpresë operacionet më 1 mars.Rezoluta u miratua unanimisht, pavarësisht kundërshtimit nga Prokurori i Përgjithshëm Gali Baharav-Miara, i cili paralajmëroi në një memorandum zyrtar se vendimit i mungonte baza e nevojshme faktike dhe profesionale dhe se avancimi i tij shkelte ligjin.“Vendimi është pjesë e një mase…

Read More

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Obiliqit, Sevdije Berisha Krasniqi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Inspekcionit, Arif Pllana, kanë realizuar vizita inspektuese në disa shkolla të territorit të kësaj komune.Gjatë vizitave, drejtuesit komunalë kanë parë nga afër kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor, duke identifikuar nevojat për ndërhyrje me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës shkollore dhe krijimit të një ambienti më të sigurt dhe më të përshtatshëm për nxënësit.Nga Komuna e Obiliqit është bërë e ditur se këto vizita janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e cilësisë së arsimit dhe adresimin e problematikave…

Read More

Problemi i fryrjes, megjithëse në dukje i padëmshëm, mund të shkaktojë shqetësime të konsiderueshme, dhe për t’u çliruar prej tij, ekspertët rekomandojnë konsumimin e ushqimeve të tilla si banane, oriz, kos, si dhe xhenxhefil dhe nenexhik.Fryrja dhe ndjesia e shqetësimit në stomak janë probleme gjithnjë e më të zakonshme të stilit të jetesës moderne dhe mund të jenë rezultat i stresit, ushqyerjes së pahijshme ose ritmit të shpejtë të jetës së përditshme. Edhe pse shpesh perceptohet si një ankesë e padëmshme, fryrja mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës dhe funksionimin e përditshëm. Ekspertët theksojnë se ndryshimet e vogla…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sot ka pritur ministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.Në takim Gashi ka përgëzuar për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, veçanërisht në hapjen e klasterëve negociues.”Pata nderin të mirëprisja Elisa Spiropali, Ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, e cila po gjendet për vizitë zyrtare në vendin tonë. Në një atmosferë miqësore, reflektuam vazhdimësinë e raporteve që kemi ndërtuar fillimisht si homologë, e tashmë edhe në role të reja institucionalë, por me të njëjtin përkushtim për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve tona.Riafirmuam marrëdhëniet e…

Read More

Autoriteti italian i konkurrencës ka gjobitur Apple, Apple Distribution International dhe Apple Italia me 98 milionë euro për shfrytëzimin e “pozicionit të tyre të dominimit absolut” përmes App Store, duke e akuzuar kompaninë se i ka ngarkuar padrejtësisht zhvilluesit e aplikacioneve me rregullat e saj.Rregullatorët thanë se Apple abuzoi me dominimin e saj në tregun e shpërndarjes së aplikacioneve iOS duke imponuar rregulla të Transparencës së Gjurmimit të Aplikacioneve që i ngarkojnë padrejtësisht zhvilluesit e palëve të treta.Autoriteti zbuloi se Apple i detyroi zhvilluesit të kërkonin pëlqimin e dyfishtë të përdoruesit për të dhënat e reklamave – duke shkuar përtej…

Read More

Një burrë indian që jeton në Japoni ka ndarë një pamje marramendëse të malit Fuji, i cili sipas tij është i dukshëm nga një distancë prej gati 200 kilometrash. Videoja fitoi vëmendje të konsiderueshme në rrjete sociale.”Ajri i Japonisë është kaq i pastër”, tha Mansoori në video, dhe për ta shpjeguar këtë, ai e lëvizi kamerën për të zbuluar malin ikonik të dukshëm nga rreth 200 km larg. View this post on Instagram A post shared by Azeem Mansoori (@azeemmansoori1412)”Më lejoni t’ju tregoj se sa e qartë duket nga kjo distancë. Mendoj se kjo është provë e mjaftueshme që ajri…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Innovation Centre Kosovo (ICK), duke theksuar rolin kyç që teknologjia dhe inovacioni po luajnë në ndërtimin e ekonomisë së re të vendit.Gjatë vizitës, Hamza u njoh nga afër me punën e vajzave dhe djemve të sektorit të teknologjisë, të cilët po zhvillojnë zgjidhje inovative në fusha si Inteligjenca Artificiale, siguria kibernetike dhe printimi 3D.Ai bëri të ditur se edhe vetë fushata e tij zgjedhore po përdor teknologji të avancuara, si dëshmi konkrete e orientimit drejt së ardhmes.“Një pjesë e fushatës sime është duke u gjeneruar…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 102-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin e grupit të katërt me 18,233 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.Siç thuhet në njoftim në mbledhjet e kaluara, KQZ ka akredituar edhe 852 vëzhgues të tjerë, të cilët përfaqësojnë: organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore / ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.Numri i përgjithshëm i akredituar deri më…

Read More