Lil Wayne nuk u paraqit në koncertin e tij të planifikuar të martën në Bangor, në shtetin amerikan të Maine, duke zhgënjyer mijëra fansa që kishin pritur ta shihnin në skenë.
Koncerti duhej të shënonte vazhdimin e turneut të tij “20 Years of Carter Classics”, pas një serie të suksesshme koncertesh gjatë vitit 2025.
Një ditë më vonë, reperi kërkoi falje përmes Instagramit, duke njoftuar se koncerti është shtyrë për 28 korrik.
Lil Wayne
Ai u bëri thirrje fansave t’i ruajnë biletat, pasi ato do të vlejnë për datën e re, ndërsa premtoi se do të rikthehet për t’u ofruar performancën që meritojnë.
Organizatorët njoftuan se të gjithë poseduesit e biletave do të marrin informacione shtesë përmes e-mailit.
Mbrëmjen e koncertit, pasi 2 Chainz përfundoi performancën e tij si artisti hapës, publiku priti gjatë para daljes së Lil Wayne.
Rreth orës 23:00 u njoftua se koncerti ishte anuluar, por nuk u dha asnjë arsye zyrtare për mungesën e reperit.
Shumë fansa shprehën zhgënjimin e tyre, veçanërisht ata që kishin udhëtuar me orë të tëra për koncertin.
Njëra prej tyre tha se kishte bërë mbi gjashtë orë rrugë nga Nova Scotia dhe se të paktën do të kishte vlerësuar një kërkim-falje të drejtpërdrejtë nga artisti, qoftë edhe vetëm për të shpjeguar shkurt arsyen e anulimit. /Telegrafi/
