- Përfundon rinumërimi i votave për zgjedhjet e 7 qershorit: Çka tash?
- Macron: Trump once believed Ukraine would lose war with Russia
- Lewandowski zgjedh klubin e tij të ardhshëm, zyrtarizimi vetëm çështje ditësh
- Macron: Trump dikur besonte se Ukraina do ta humbiste luftën me Rusinë
- Rinumërimi i votave, ndryshime të vogle te subjektet politike
- Publikohet traileri i filmit “HANA”, një rrëfim për kujtesën, traumën dhe shërimin përmes artit
- Mickoski takohet me liderët e VLEN-it, fillojnë bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë
- Depozitë online nga ProCredit Maqedoni – Deri në 3,55% për denarë dhe 2,65% për euro
Author: korrektpress
Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet. Protestuesit kanë hedhur molotov në derën e kryeministrisë gjatë fjalës së liderit demokrat Sali Berisha.Pas kësaj janë shtuar forcat policore në protestë. Forcat Shqiponja dhe FNSH i bashkohen forcave të rendit.Protestuesit kanë tërhequr gardhin që policët kishin vendosur para turmës së protestuesve, para kryeministrisëShoqërohet nga policia një protestues që hodhi molotov drejt kryeministrisë.Protesta ka nisur në orën 18:00 dhe sipas pjesëmarrësve nuk dihet se sa do të zgjasë./A2 CNN
Prokuroria suedeze në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, kanë kryer një operacion ndaj një personi i dyshuar për krim të organizuar, pastrim të parave dhe përdorim të lëndëve narkotike.Një person është arrestuar të enjten në zonën e Göteborgut, në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar, të zhvilluar nga disa institucione shtetërore suedeze. I dyshuari ndodhet tani në paraburgim dhe akuzohet për vepër penale trafikim të narkotikëve si dhe për pastrim parash.Paralelisht me arrestimin në Suedi, janë kryer kontrolle dhe bastisje në Kosovë, ku me mbështetjen e policisë dhe prokurorisë janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme, përfshirë…
Këngëtarja e njohur, Ganimete Abazi, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”. “Pusho në paqe Shemi. Një dekadë bashkëpunimi, plot hite dhe koncerte”, shkroi Abazi në rrjetet sociale.Ajo shtoi se Shemi do të mbahet gjithmonë mend si një artist me vlera të rralla, që i dha shumë muzikës dhe skenës shqiptare. Foto: Instagram“Do të mbetesh gjithmonë në kujtesën tonë si një artist me vlera të rralla, që i dhe shumë muzikës dhe skenës shqiptare”.Vdekja e Krasniqit ka tronditur komunitetin muzikor dhe fansat e tij, ndërsa këngët dhe bashkëpunimet me…
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”, si dhe një qytetar, shtetas i Republikës së Serbisë, i dyshuar për “Dhënie ryshfeti”.Sipas IPK-së, bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se zyrtari policor, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Stacionin e Policisë Kufitare në Vërmicë, ka pranuar përfitim financiar për t’i mundësuar hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës një qytetari të Serbisë, ndonëse këtij të fundit i ishte ndaluar paraprakisht hyrja në Kosovë.Pas pranimit të informacioneve të para për rastin, hetuesit e IPK-së kanë nisur menjëherë hetimet me autorizim…
Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës prej 50 deri në 150 metra ka në akset rrugore Dibër – Strugë, Kumanovë – Kriva Palankë dhe Veles – Katllanovë, informon NP Rrugët e Maqedonisë.Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, vende-vende në rrugë të lagështa. Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.NP Rrugët e Maqedonisë apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Artisti i njohur, Gold AG, ka shprehur dhimbjen dhe respektin e tij pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”. Përmes një postimi në Facebook, Gold AG e ka cilësuar Shemin si një artist të paharrueshëm dhe një mik të sinqertë.“Zoti ta faltë Xhenetin, Shem. Faleminderit për këngët e mira që na i le kujtim, faleminderit për këshillat dhe për humorin që e kishim pa hile mes vete”, shkroi ai.“Lus Zotin e plotfuqishëm që të falë e mëshiron, e djemve ngushëllimet më të sinqerta si dhe gjithë atyre që të deshën pa…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me Zëvendës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau.Presidenca njofton se gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për nënshkrimin nga Presidenti Donald Trump të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), për mbështetjen amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, për vizionin e Presidentit Trump që dialogu të bazohet në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike ekonomike.Presidentja Osmani foli poashtu edhe për zhvillimet e fundit, situatën e…
Brikena Selmani dhe Armir Shahini kanë nisur debatet e para në lidhje me miqësitë dhe armiqësitë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.Gjatë diskutimit, Brikena i ka thënë Mirit se ata do të jenë armiq në shtëpi, pasi sjelljet e tij superiore e kanë irrituar atë.Ndërkaq, këngëtari është munduar t’ia argumentojë se e ka gabim, pasi në shtëpi janë të gjithë të barabartë dhe nuk ka asnjë person superior. Foto: InstagramMiri i ka thënë Brikenës që të mos analizojë shumë, pasi mund t’i analizojë gabim dhe se nuk ka shumë kohë.Gjersa Brikena i është kthyer duke i thënë se…
Siç edhe pritej, punëdhënësit dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk u morën vesh për rritjen e pagës minimale para harmonizimit ligjor në mars. Po ashtu, siç pritej, edhe Qeveria e përsëriti qëndrimin se është për një pagë minimale më të lartë, por vetëm nëse sindikatat dhe punëdhënësit bien dakord. Në LSM mungesa e zgjidhjes nuk u pëlqeu dhe paralajmëruan se nëse deri në Vitin e Ri nuk ka marrëveshje, do të ketë protesta.“Sot u paraqitëm me argumente, i rrëzuam të gjitha tezat e deritanishme të punëdhënësve, si dhe të përfaqësuesve të qeverisë. Megjithatë, këto argumente për ta nuk ishin…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shemi nga grupi “Ilirët”.Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes, duke nderuar figurën e Shemit, si një zë që do të dëgjohet përherë.I njëjti vdiq në moshën 64-vjeçare, ndërsa u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.Postimi i plotë i Kurtit (pa ndërhyrje):”Sot u nda nga jeta Shemsi Krasniqi – Shemi, një zë që ka hyrë në shtëpitë tona pa trokitur. Si vokalist i “Ilirëve”, ai i dha fytyrë një etape të rëndësishme të muzikës sonë dhe i dha publikun një mënyrë për ta ndjerë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari