Author: korrektpress

Tregu i punës në Kosovë vazhdon të sjellë mundësi të reja për kandidatët që janë në kërkim të një pune apo një hapi të radhës në karrierë.Edhe këtë javë, në platformën Telegrafi Jobs janë publikuar konkurse të ndryshme nga kompani vendore dhe ndërkombëtare, që operojnë në sektorë të ndryshëm.Nga pozitat në administratë, shitje dhe financa, deri te ato në teknologji, ndërtimtari dhe shërbime, lista e kësaj jave vjen me kërkesën në rritje për profesionistë me profile të ndryshme. Kompanitë janë në kërkim të kandidatëve të motivuar, me aftësi praktike dhe gatishmëri për zhvillim profesional.Përveç përvojës profesionale, shumë nga këto pozita…

Read More

Krerët e shtetit në Maqedoninë e Veriut kanë uruar sot besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit.Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u dërgoi urim besimtarëve të fesë islame dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, reis-ul-ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu.“I nderuar reis-ul-ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, juve personalisht, anëtarëve të Rijasetit, myftinjve dhe imamëve, si dhe të gjithë besimtarëve myslimanë në Maqedoni, ju uroj përzemërsisht festën e madhe – Ramazan Bajramin. Kjo festë është më shumë se një traditë; ajo është shprehje e besimit të thellë, spiritualitetit, mëshirës, harmonisë dhe dashurisë. Energjia dhe ngrohtësia e muajit të shenjtë, shtohet më tej,…

Read More

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një transferim të një të dënuari nga Italia për në Kosovë dhe tri ekstradime nga vende të ndryshme drejt Kosovës.Policia njofton se më datë 16.03.2026 është transferuar nga Italia për në Kosovë, shtetasi i Kosovës S.S., i dënuar në shtetin e Italian për vepra të rënda penale në fushën e narkotikë. I njëjti pas transferimit i është dorëzuar Shërbimit korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej…

Read More

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për Fitër Bajram pavarësisht fesë që u takojnë.Ai së bashku me një delegacion nga Kisha Katolike ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u ka uruar festën e Fitër Bajramit me mesazhin për unitet dhe tolerancë ndërfetare.Gjergji shpreson për paqe në të gjithë botën, pasi sipas tij, ajo asnjëherë nuk ka qenë më e trazuar.“Është një moment i mirë që të gjithë së bashku të festojmë. Ju uroj të gjithëve pavarësisht besimit katolik apo mysliman. Ne të gjithë kemi paqe në zemrat tona, harmoni dhe lumturi në familjet…

Read More

Hassie Harrison është shfaqur për herë të parë në xhirimet e ribërjes së serialit të njohur “Baywatch”, duke tërhequr vëmendjen me kostumin e kuq njëpjesësh në plazhet e Los Angeles.Aktorja 35-vjeçare, e njohur nga “Yellowstone”, do të interpretojë rolin e Nat, një ish-fëmijë në kujdestari që bëhet roje bregdetare model dhe mike e ngushtë e protagonistit Hobie Buchannon. Në këtë projekt marrin pjesë edhe emra si Brooks Nader, Shay Mitchell dhe Stephen Amell, ndërsa seriali pritet të transmetohet në Fox gjatë sezonit 2026–2027, shkruan DailyMail.“Baywatch”, një nga serialet më të suksesshme të viteve të 90-ta, rikthehet me histori të reja…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë.Shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më 18 mars për “vjedhje të mbetur në tentativë”, është gjetur pa shenja jete rreth orës 05:45.Policia njofton se vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, raporton euronews.al.Autoritetet bëjnë apel për respektimin e zonës dhe informojnë se hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë.

Read More

John Fury, babai i boksierit të famshëm Tyson Fury, tani jeton një mënyrë jetese të qetë dhe të izoluar në fermën e tij dhe thotë se marrëdhënia e tij me të birin është shkatërruar plotësisht. Ai vetë ishte boksier dhe luftëtar dhe gjithmonë e ka ndjekur të birin në anën e tij, por kohët e fundit nuk është pajtuar për shumë gjëra.Fury i moshuar jeton një jetë larg famës dhe milionave të Tyson, siç shumë do të donin të besonin. Ai thotë se nuk i ka pasur kurrë nevojë për paratë e të birit dhe se i ka ndërtuar vetë…

Read More

Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore/Katedrën e Biologjisë, lansoi sot emisionin më të ri të pullave postare “Bimët e shkrepave gurore të Kosovës”.Hapësirat e shkrepave gurore të Kosovës strehojnë një florë të veçantë dhe të qëndrueshme, të përshtatur me kushte të ashpra jetese.“Mbijetesa mes gurit dhe thatësisë nuk ka ndikuar në pamjen mbresëlënëse të bimëve të shkrepave gurore. Përkundrazi, me formën e tyre të veçantë, ato përfaqësojnë bukurinë e egër dhe qëndrueshmërinë e florës sonë natyrore, gjë që i bën pjesë të rëndësishme të trashëgimisë botanike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Postës.Nga ky emision, qytetarët…

Read More

Për herë të parë në dekada, xhamia Al-Aksa është e mbyllur gjatë Bajramit të Madh, duke i detyruar besimtarët të luten jashtë për shkak të tensioneve.Besimtarët myslimanë u mblodhën jashtë mureve të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit për të shënuar Bajramin e Madh, pasi u ndaluan të hynin në kompleksin Al-Aksa.Policia izraelite qëlloi me gaz lotsjellës ndërsa turmat kërkonin hapësirë për të kryer lutjet, me shumë të detyruar të luteshin në rrugët aty pranë. – YouTube www.youtube.com Autoritetet thanë se kufizimet ishin në fuqi për arsye sigurie pas shpërthimit të konfliktit rajonal më 28 shkurt.Mbyllja prek të gjitha vendet e…

Read More

Nga sot deri të dielën, transporti publik do të funksionojë me një orar të ndryshuar. Ndryshimet vlejnë edhe për zyrat e biletave, ndërsa teleferiku do të funksionojë me një orar të rregullt.Transporti Publik “Shkup” informon se regjimi i ndryshuar do të jetë i vlefshëm të premten, të shtunën dhe të dielën, pra më 20, 21 dhe 22 mars 2026. Kjo do të thotë që qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë nëpër Shkup gjatë fundjavës së festave duhet të mbështeten në një orar më të rregullt të autobusëve krahasuar me ditët e javës.Të premten, më 20 mars 2026, dhe të dielën, më…

Read More