Author: korrektpress

Në territorin e vendit deri në orën 07:30 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 51 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat pesë janë aktive, katër janë nën kontroll, ndërsa 42 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).Sipas informacioneve të QMK-së, zjarret janë aktive mbi fshatin Moranë, në zonën midis Vrtekicës dhe Gaberit në Komunën e Studeniçanit, ku është prekur një pyll i përzier, pranë fshatit Baldovc i Vjetër në Komunën e Bosilovës, ku digjet bimësi e ulët dhe shamak, pranë fshatit Makovë në Komunën e Novacit, pranë fshatit Muzdivnjak në Komunën e Kriva Pallankës dhe në zonën…

Read More

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, së bashku me stafin e kompanisë, ka vizituar Njësinë Operative në Shtime, ku është informuar nga afër për ecurinë e dy projekteve të rëndësishme për përmirësimin e furnizimit me ujë në këtë zonë.Gjatë vizitës janë inspektuar punimet në projektin “Hapja e puseve dhe ndërtimi i pompimit, rrjetit dhe sistemit të shpërndarjes në Rashincë”, me vlerë prej 272,463.53 euro, si dhe projekti për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në Pjetershtic, në vlerë prej 397,979 euro.Në total, vlera e këtyre dy investimeve arrin në rreth 670 mijë euro.Sipas KRU “Prishtina”, projektet synojnë rritjen e kapaciteteve…

Read More

Banorët e fshatit Vragoli në Fushë Kosovë po përballen me probleme me grumbullimin e mbeturinave, pasi, sipas një banori, ato nuk janë mbledhur për rreth katër javë.Banori i ka dërguar Telegrafit fotografi nga gjendja në fshat, duke thënë se kontejnerët janë të mbushur në disa pjesë të Vragolit.“Fshati Vragoli tash ka hy në javën e 4 që nuk merren mbeturinat. Po thuajse në tërë fshatin janë kështu kontejnerët”, ka thënë banori. Ai ka kërkuar që shqetësimi i banorëve të bëhet publik, duke e cilësuar situatën si alarmante.“Ju lutem postone se në Vragoli gjendja alarmante është për bërllog”, ka deklaruar ai.…

Read More

UBT po u ofron të gjithë të diplomuarve të tij një mundësi të veçantë për të vazhduar rrugëtimin akademik dhe profesional, duke përfituar 30% bursë për studimet Master në UBT.Në një treg pune që po ndryshon me shpejtësi, avancimi i vazhdueshëm profesional po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Për këtë arsye, ish-studentët e UBT-së kanë mundësinë të rikthehen në universitet për të thelluar njohuritë, fituar specializime të reja dhe zhvilluar kompetenca të avancuara, tashmë me një përfitim të veçantë prej 30% bursë.Kjo mundësi vlen për programet Master të UBT-së, të cilat përfshijnë disa nga fushat më të kërkuara dhe…

Read More

Fehim Sali është arrestuar nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.Fehim Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq. Arrestohet një person, shtetas i Kosovës – dyshohet për spiunazh Ai punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes, raporton rtk.Po ashtu, dyshohet se merret me…

Read More

Qytetarët e Dragashit kanë ngritur shqetësime për grumbullimin e mbeturinave, duke kritikuar rritjen e tarifës për këtë shërbim dhe, sipas tyre, mungesën e përmirësimit të cilësisë së tij.Përmes një ankese të bërë publike, qytetarët kanë thënë se rritja e çmimit është bërë rreth një muaj më parë, ndërsa shërbimi, sipas tyre, vazhdon të ketë probleme.“Çmimi u rrit, shërbimi mungon!”, thuhet në ankesën e qytetarëve, raporton Telegrafi.Sipas tyre, aktualisht ka raste kur mbeturinat nuk grumbullohen në kohë, duke krijuar shqetësime për qytetarët dhe ambientin.“Para vetëm një muaji, ekzekutivi komunal e rriti çmimin për mbledhjen e mbeturinave. Sot, qytetarët përballen me mbeturina…

Read More

Zana Kotorri është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), duke zëvendësuar në këtë pozitë Irfan Lipovicën.Telegrafi ka mësuar se vendimi për emërimin e Kotorrit është marrë së fundmi dhe ajo tash e tutje do ta drejtojë KIESA-n në cilësinë e ushtrueses së detyrës.Sipas burimeve të Telegrafit, emërimi i saj është bërë me vendim të ministres në detyrë te Industrisë e Tregtisë, Mimoza Kusari-LilaKotorri vjen në këtë pozitë pas Irfan Lipovicës, i cili kishte ushtruar detyrën e drejtorit të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.Telegrafi, po pret…

Read More

Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar në Viti, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyja rastet janë duke u hetuar.Sipas raportit policor, rasti i parë është raportuar më 12 gusht 2026, nga një grua kosovare, e cila ka njoftuar se vëllai i saj, i cili ka probleme të shëndetit mendor, ishte larguar nga shtëpia më 9 gusht dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.Rasti është regjistruar si person i zhdukur, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të zhdukjes.Rasti i dytë është raportuar po më…

Read More

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë sërish kërkesë zyrtare për vazhdimin e seancës konstituive.PDK në kërkesën drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari thekson se është përgjegjësi e tij të mundësoj zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. “Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe…

Read More

Vera sjell më shumë udhëtime, më shumë kilometra dhe më shumë destinacione për t’u zbuluar. Në këto rrugë, një ndalesë e shpejtë, furnizimi cilësor dhe shërbimi i duhur bëhen pjesë e një udhëtimi më të këndshëm.Me rrjetin e saj të pikave në Kosovë, EXFIS qëndron pranë drejtuesve të automjeteve, duke ofruar derivate cilësore dhe shërbime që u përgjigjen nevojave të tyre gjatë rrugës.Qoftë kur niseni drejt bregdetit, planifikoni një vikend jashtë qytetit apo ktheheni nga një udhëtim i gjatë, pikat EXFIS ju mundësojnë të furnizoheni dhe të vazhdoni drejt destinacionit pa humbur ritmin e rrugës.Përvoja gjatë ndalesës plotësohet edhe përmes…

Read More