KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bimët e shkrepave gurore të Kosovës në pulla postare

Bimët e shkrepave gurore të Kosovës në pulla postare

Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore/Katedrën e Biologjisë, lansoi sot emisionin më të ri të pullave postare “Bimët e shkrepave gurore të Kosovës”.

Hapësirat e shkrepave gurore të Kosovës strehojnë një florë të veçantë dhe të qëndrueshme, të përshtatur me kushte të ashpra jetese.

“Mbijetesa mes gurit dhe thatësisë nuk ka ndikuar në pamjen mbresëlënëse të bimëve të shkrepave gurore. Përkundrazi, me formën e tyre të veçantë, ato përfaqësojnë bukurinë e egër dhe qëndrueshmërinë e florës sonë natyrore, gjë që i bën pjesë të rëndësishme të trashëgimisë botanike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Postës.

Nga ky emision, qytetarët do të kenë në dispozicion dy pulla postare, bllokun filatelik dhe Zarfin e Ditës së Parë, të cilat do të jenë në qarkullim postar deri në konsumim të plotë.

Posta e Kosovës fton koleksionistët, institucionet dhe qytetarët që t’i shtojnë koleksioneve të tyre këto pulla të veçanta, që shërbejnë jo vetëm si mjete komunikimi, por edhe si ambasadorë të bukurisë dhe vlerave kombëtare të Kosovës në mbarë botën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.