Author: korrektpress

Hassie Harrison është shfaqur për herë të parë në xhirimet e ribërjes së serialit të njohur “Baywatch”, duke tërhequr vëmendjen me kostumin e kuq njëpjesësh në plazhet e Los Angeles.Aktorja 35-vjeçare, e njohur nga “Yellowstone”, do të interpretojë rolin e Nat, një ish-fëmijë në kujdestari që bëhet roje bregdetare model dhe mike e ngushtë e protagonistit Hobie Buchannon. Në këtë projekt marrin pjesë edhe emra si Brooks Nader, Shay Mitchell dhe Stephen Amell, ndërsa seriali pritet të transmetohet në Fox gjatë sezonit 2026–2027, shkruan DailyMail.“Baywatch”, një nga serialet më të suksesshme të viteve të 90-ta, rikthehet me histori të reja…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë.Shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më 18 mars për “vjedhje të mbetur në tentativë”, është gjetur pa shenja jete rreth orës 05:45.Policia njofton se vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, raporton euronews.al.Autoritetet bëjnë apel për respektimin e zonës dhe informojnë se hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë.

Read More

John Fury, babai i boksierit të famshëm Tyson Fury, tani jeton një mënyrë jetese të qetë dhe të izoluar në fermën e tij dhe thotë se marrëdhënia e tij me të birin është shkatërruar plotësisht. Ai vetë ishte boksier dhe luftëtar dhe gjithmonë e ka ndjekur të birin në anën e tij, por kohët e fundit nuk është pajtuar për shumë gjëra.Fury i moshuar jeton një jetë larg famës dhe milionave të Tyson, siç shumë do të donin të besonin. Ai thotë se nuk i ka pasur kurrë nevojë për paratë e të birit dhe se i ka ndërtuar vetë…

Read More

Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore/Katedrën e Biologjisë, lansoi sot emisionin më të ri të pullave postare “Bimët e shkrepave gurore të Kosovës”.Hapësirat e shkrepave gurore të Kosovës strehojnë një florë të veçantë dhe të qëndrueshme, të përshtatur me kushte të ashpra jetese.“Mbijetesa mes gurit dhe thatësisë nuk ka ndikuar në pamjen mbresëlënëse të bimëve të shkrepave gurore. Përkundrazi, me formën e tyre të veçantë, ato përfaqësojnë bukurinë e egër dhe qëndrueshmërinë e florës sonë natyrore, gjë që i bën pjesë të rëndësishme të trashëgimisë botanike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Postës.Nga ky emision, qytetarët…

Read More

Për herë të parë në dekada, xhamia Al-Aksa është e mbyllur gjatë Bajramit të Madh, duke i detyruar besimtarët të luten jashtë për shkak të tensioneve.Besimtarët myslimanë u mblodhën jashtë mureve të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit për të shënuar Bajramin e Madh, pasi u ndaluan të hynin në kompleksin Al-Aksa.Policia izraelite qëlloi me gaz lotsjellës ndërsa turmat kërkonin hapësirë për të kryer lutjet, me shumë të detyruar të luteshin në rrugët aty pranë. – YouTube www.youtube.com Autoritetet thanë se kufizimet ishin në fuqi për arsye sigurie pas shpërthimit të konfliktit rajonal më 28 shkurt.Mbyllja prek të gjitha vendet e…

Read More

Nga sot deri të dielën, transporti publik do të funksionojë me një orar të ndryshuar. Ndryshimet vlejnë edhe për zyrat e biletave, ndërsa teleferiku do të funksionojë me një orar të rregullt.Transporti Publik “Shkup” informon se regjimi i ndryshuar do të jetë i vlefshëm të premten, të shtunën dhe të dielën, pra më 20, 21 dhe 22 mars 2026. Kjo do të thotë që qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë nëpër Shkup gjatë fundjavës së festave duhet të mbështeten në një orar më të rregullt të autobusëve krahasuar me ditët e javës.Të premten, më 20 mars 2026, dhe të dielën, më…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu sot ka uruar qytetarët mysliman për festën e Bajramit, gjersa ka vizituar edhe Bashkësinë Islame të Kosovës.Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se festa e Fitër Bajramit, pas një muaji përkushtimi, durimi dhe lutjesh, është dita kur sofrat dhe zemrat tona mbushen plot.“Vizita në Bashkësinë Islame të Kosovës është shprehje e respektit institucional dhe e vlerësimit për rolin e saj në kultivimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërfetare, vlera këto themelore për shoqërinë tonë. Festa e Fitër Bajramit, pas një muaji përkushtimi, durimi dhe lutjesh, është dita kur sofrat dhe zemrat tona…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, theksoi se populli i Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë solidar.Në festën e Fitër Bajrami, Hamza tha se ndjehet mirë që njerëzit në nevojë po ndihmohen e përkrahen nga populli.“I urojmë të gjithë besimtarët duke u dëshiruar shëndet dhe të gjitha të mirat për ta dhe familjet e tyre. Është muaj i solidaritetit, populli jonë gjithmonë ka qenë solidar, është dhe jam i bindur se ky solidaritet, në bazë të asaj që na tregon myftiu, është duke u rritur dhe është tepër mirë që…

Read More

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, gjinekologia Flora Belegu-Spahija ka theksuar se ndryshimet e shpejta në stilin e jetesës, sidomos dietat strikte, mund të çrregullojnë ciklin menstrual dhe të ndikojnë në mundësinë për të mbetur shtatzënë.“Dieta strikte dhe humbja e peshës për një kohë të shkurtër ndikon shumë në çrregullimin e ciklit dhe në mungesën e tij për një periudhë të gjatë”, shpjegon ajo.Sipas saj, mungesa e ushqyerjes së duhur dhe stresi i vazhdueshëm janë ndër shkaqet kryesore që çojnë në probleme hormonale.“Shpesh tek vajzat e reja, sidomos ato shumë ambicioze dhe nën presion…

Read More

“Fiaskoja e protestës së LSM-së, e cila u organizua dhe u mbështet logjistikisht nga LSDM-ja, tregoi qartë se LSM-ja nuk mori mbështetje më të gjerë nga punëtorët e vërtetë”, thonë nga OBRM-PDUKM. “Publiku e pa të vërtetën rreth LSM-së, në vend që të ishte një sindikatë që lufton për punëtorët, LSM u shndërrua në një krah të zgjatur të interesave politike të LSDM-së. Fakti është se në 1.5 vitet e fundit, LSM nuk ka lidhur asnjë marrëveshje kolektive me Qeverinë. Zero rezultate për punëtorët. Megjithatë, është e qartë se e vetmja “marrëveshje” që funksionon në LSM është ajo me LSDM-në.…

Read More