KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Presidenti i Atletico Madrid reagon ashpër ndaj interesimit të Barcelonës për Alvarez

Presidenti i Atletico Madrid reagon ashpër ndaj interesimit të Barcelonës për Alvarez

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, ka dhënë një përgjigje të prerë ndaj gazetarëve kur u pyet nëse Julian Alvarez do të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm, mes spekulimeve që e lidhin me një transferim te Barcelona.

“Ju mund të garantoni që do të jeni gjallë në fund të vitit?”, u përgjigj Cerezo.

Kur një gazetar tjetër theksoi se Alvarez ka kontratë me Atleticon dhe gazetari “ka kontratë me Zotin”, kreu i klubit madrilen u kundërpërgjigj: “Atëherë imagjinoni që unë jam Zoti dhe unë do të vendos kur ai duhet të largohet”.

Barcelona e ka identifikuar sulmuesin argjentinas si një nga objektivat kryesorë për afatin kalimtar të verës, ndërsa Atletico pritet të kërkojë një shumë shumë të lartë për kartonin e tij, duke qenë se kontrata e lojtarit është e vlefshme deri në vitin 2030.

Megjithatë, “Los Rojiblancos” nuk kanë asnjë qëllim ta shesin 26-vjeçarin dhe e konsiderojnë atë pjesë kyçe të projektit afatgjatë të klubit.

Në anën tjetër, Barcelona ka përgatitur edhe një alternativë, duke vendosur në listë yllin kosovar të Hoffenheim, Fisnik Asllani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.