Author: korrektpress

Nata e fundit e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve solli një nga momentet më dramatike të viteve të fundit, ndërsa Benfica siguroi kualifikimin në sekondat e fundit falë një goli të pabesueshëm nga portieri i saj.Benfica po fitonte 3:2 ndaj Real Madridit deri në minutën e 98-të, por kjo nuk mjaftonte për të kaluar në fazën eliminatore. Për të siguruar vendin e fundit në play-off për raundin e 16-tave, portugezëve u duhej edhe një gol për të përmirësuar diferencën e golave.Në momentin kur dukej se gjithçka kishte marrë fund, u shfaq portieri Anatoliy Trubin, i cili në sekondën…

Read More

Komuna e Kamenicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka njoftuar se sezoni i gjuetisë në territorin e kësaj komune do të mbyllet më 31 janar 2026.Sipas njoftimit, vendimi është marrë në bazë të Ligjit për Gjueti Nr. 02/L-53 dhe ka për qëllim mbrojtjen e faunës së egër, si dhe ruajtjen e ekuilibrit natyror.Me mbylljen e sezonit, pas datës 31 janar 2026 ndalohet rreptësisht çdo aktivitet i gjuetisë në territorin e Komunës së Kamenicës.Ky njoftim është i obligueshëm për të gjithë gjuetarët, shoqatat e gjuetarëve dhe shfrytëzuesit e vendgjuetive në këtë komunë.Nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim…

Read More

Justin Bieber po bën zyrtarisht rikthimin e tij të shumëpritur në skenën e Grammy Awards.Ylli i muzikës pop, 31-vjeçari, është konfirmuar si interpretues në Grammy 2026, që do të transmetohet të dielën, duke shënuar paraqitjen e tij të parë në ngjarjen më të madhe të muzikës pas katër vjetësh. Bieber performoi për herë të fundit në këtë ceremoni në vitin 2022, kur dhuroi një interpretim shumë të pëlqyer të këngës Peaches së bashku me Giveon dhe Daniel Caesar. Performanca e tij e ardhshme shënon një moment simbolik, teksa ai rikthehet në qendër të vëmendjes pas një viti përcaktues për karrierën…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot në Kuvend tha se nëse nuk plotësohen dy kushtet e parashtruara nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.”Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë derisa jam unë jam Kryeministër, nëse nuk përmbushen minimum dy kushte. Kushti i parë është që komuniteti maqedonas të fitojë të drejtat e tyre në Bullgari të garantuara sipas rezolutave të të drejtave njeriut dhe konventave ndërkombëtare. Nuk kërkoj të ndryshohet kushtetuta.E dyta nuk marrim garanci për identitetin tonë maqedonas, për të cilën pres mbështetje edhe nga ju si bashkëqytetar të mi, të gjuhës maqedonase…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në një kumtesë për media thotë se e dënon ashpër vendimin e qeverisë për marrjen e kredisë prej 40 milionë euro për ndërtimin dhe renovimin e shkollave dhe konvikteve, e cila sipas BDI-së, në mënyrë të qëllimshme dhe të papranueshme është orientuar pothuajse tërësisht në qytetet maqedone.”Investimet në arsim janë të mirëseardhura dhe të domosdoshme, por ato duhet të jenë të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të balancuara, duke reflektuar realitetin multietnik të shtetit dhe nevojat reale të të gjithë qytetarëve. Përjashtimi i shkollave dhe konvikteve me nxënës shqiptarë nga projektet kapitale në arsim përbën diskriminim institucional…

Read More

Reparti i Oftalmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka realizuar 602 operacione të syrit gjatë vitit 2025, për patologji dhe sëmundje të ndryshme oftalmologjike, si dhe për ndërhyrje urgjente në raste të lëndimeve traumatike.Nga spitali bëhet e ditur se ky repart ofron kujdes mjekësor 24-orësh për pacientët që kanë nevojë për trajtim dhe mbrojtje të shëndetit të syve. Shërbimet ofrohen nga një ekip profesional i përbërë nga pesë mjekë specialistë, gjashtë infermierë dhe katër instrumentare.Përveç ndërhyrjeve kirurgjikale, gjatë vitit të kaluar janë realizuar gjithsej 14 mijë e 514 vizita ambulantore, për pacientë me ankesa dhe shqetësime…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se përzgjedhja e Kosovës si shtet bashkëthemelues në “Bordin e Paqes”, një organizatë kjo e rëndësishme ndërkombëtare e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vlerësuar jashtëzakonisht pozitivisht nga liderë të shumtë botërorë dhe ka dhënë një mesazh të fuqishëm për shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës.Në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullau, Osmani tha se jo vetëm liderët që ishin të pranishëm në ceremoni, por edhe shumë të tjerë nga vende të ndryshme të botës, e kanë kontaktuar më vonë për ta vlerësuar këtë zhvillim.“Në radhë të parë kjo është…

Read More

Vaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë është publikuar zyrtarisht nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe vlen për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Sipas vaktisë, muaji i shenjtë i Ramazanit nis të enjten, më 19 shkurt 2026, kur besimtarët myslimanë fillojnë agjërimin.Në ditën e parë të Ramazanit, syfyri përfundon në orën 04:49, ndërsa iftari është në orën 17:21. Agjërimi i ditës së parë zgjat 12 orë e 32 minuta, ndërsa drejt fundit të muajit, kohëzgjatja e agjërimit rritet deri në 13 orë e 51 minuta.Muaji i Ramazanit përfundon me Fitër Bajramin, i cili festohet të premten, më…

Read More

Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner nuk do të marrin pjesë në raundin e ardhshëm të negociatave që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio para Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë të mërkurën.”[Rusia dhe Ukraina] do të vazhdojnë bisedimet përsëri këtë javë. Në këtë drejtim, dypalëshe. Mund të ketë një prani amerikane, por nuk do të jenë Steve dhe Jared,” tha Rubio.Delegacionet ukrainase dhe ruse u takuan të premten dhe të shtunën e kaluar në Abu Dhabi në negociatat e tyre të para ballë për ballë mbi një…

Read More

Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër kryetarit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimoski, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, përcjell Telegrafi Maqedoni.Siç thuhet në njoftim, Bislimoski e ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar në atë mënyrë që, në kundërshtim me Ligjin e Energjetikës dhe Rregulloren për Licencim, megjithëse ishte i detyruar të fillojë një procedurë për revokimin e licencës për kryerjen e aktiviteteve energjetike, tregtisë me shumicë të naftës bruto, derivateve të naftës, biokarburanteve dhe karburanteve për transport -…

Read More