Author: korrektpress

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong, ka mohuar kategorikisht raportimet për një përçarje me trajnerin Hansi Flick, pas pretendimeve se ai kishte refuzuar të luante në një ndeshje të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit sezonin e kaluar.Holandezi ka reaguar ashpër ndaj këtyre raportimeve, duke e quajtur të pavërtetë idenë se marrëdhënia e tij me Flickun është e keqe.“Është thënë se marrëdhënia ime me trajnerin është shumë e keqe, gjë që është krejtësisht e pavërtetë. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin. Flas shumë me të. Mund ta pyesni trajnerin për të gjitha këto”, deklaroi De Jong.Ai mohoi gjithashtu…

Read More

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me qasjen në dokumentacionin e katër rasteve të legalizimit, duke i cilësuar ato si të pavërteta.Në një reagim, Komuna ka thënë se askujt nuk i është refuzuar qasja në dokumentacion dhe se kërkesa është trajtuar në përputhje me ligjin.“Pretendimi i kundërt është dezinformim”, thuhet në reagimin e Komunës.Sipas Komunës, kërkuesve u janë ofruar vendimet e legalizimit, ndërsa për dokumentacionin tjetër u është mundësuar konsultimi i dosjeve në ambientet e Kryeqytetit, në një termin të dakorduar paraprakisht. Sveçla: Kërkuam dosjet e legalizimeve, Komuna na dha vetëm certifikatat Komuna ka theksuar…

Read More

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërprerë punimet në nëntë gurthyes, të cilët dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe pa dokumentacionin e nevojshëm.Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se shtatë nga gurthyesit janë në territorin e Suharekës, ndërsa dy të tjerë në Skenderaj.Sipas saj, aksioni është ndërmarrë pas analizimit të dosjeve të më shumë se 200 gurthyesve.“Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërhyrë ndaj 9 gurthyesve që vepronin në kundërshtim me ligjin, pa dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë”, ka deklaruar Pacolli.Ajo ka bërë të ditur se aksionet inspektuese…

Read More

10 zjarre janë aktive në ambiente të hapura, tre janë nën kontrollë dhe 31 janë shuar, njoftojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Sipas kësaj drejtorie, ekipet e zjarrëfikësve janë në terren dhe po punojnë në shuarjen e zjarreve aktive si me traktorët trier, ashtu edhe me helikopterë policorë.“Gjatë ditës së sotme deri në ora 12:00 kemi 10 zjarre në ambiente të hapura. Aktualisht ndodhen në komunën e Jegunovcës, prapa meje shihet tymi i një zjarri të madh, zjarr prej malit dhe për shkak të qasjes së vështirë në terren, për momentin po punon një helikopterë policie, zjarrëfikësit do të…

Read More

Halle Berry ka mbushur sot 60 vjeç dhe ditëlindjen e saj e ka shënuar me një publikim në Instagram, përmes të cilit ka treguar edhe një herë se nuk ka ndërmend ta fshehë moshën.Aktorja ka ndarë me ndjekësit një seri fotografish, të shoqëruara me një mesazh të shkurtër, por të drejtpërdrejtë, për mënyrën se si zgjedh ta jetojë këtë etapë të jetës.Publikimi tërhoqi shpejt vëmendjen e ndjekësve, të cilët e uruan për ditëlindjen dhe vlerësuan vetëbesimin e saj. Krahas fotografive, Berry shkroi: “Nuk më interesojnë fare mendimet e të tjerëve”.Postimi mori më shumë se 600 mijë pëlqime brenda vetëm 17…

Read More

Kur flasim për shëndetin e zorrëve, zakonisht përmendim probiotikët dhe bakteret “e mira”. Por shkenca po i kushton gjithnjë e më shumë vëmendje edhe asaj që këto mikroorganizma prodhojnë dhe mënyrës se si ndikojnë në organizëm. Këtu hyjnë edhe postbiotikëtMr.Ph. Diellza S. MustafaMikrobioma e zorrëve është shumë më tepër sesa një grumbull bakteresh. Mikroorganizmat që jetojnë në traktin tretës marrin pjesë në procese të shumta dhe prodhojnë substanca që mund të ndikojnë në barrierën e zorrëve, metabolizëm dhe funksionimin e sistemit imunitar.Ndër produktet më të rëndësishme të aktivitetit të tyre janë acidet yndyrore me zinxhir të shkurtër, si acetati, propionati…

Read More

1 muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit Fehim Sali, arsimtarit nga Dragashi të arrestuar gjatë së enjtes nën dyshimet për spiunazh. Në kërkesën për paraburgim të parashtruar nga Prokuroria Speciale, thuhet se i dyshuari edhe vet kishte përshkruar në detaje veprimtarinë e tij dhe bashkëpunimin me një zyrtar të BIA-s serbe.I vënë përballë provave konkrete, Fehim Sali, nuk rezistoi shumë.Serbi me shtetësi të Kosovës, nga komuna e Dragashit që të enjten u arrestua nën dyshimet për spiunazh në favor të BIA-s Serbe, gjatë intervistimit, sipas Prokurorisë Speciale, kishte dhënë detaje konkrete për veprimtarinë e tij.Sali, që sot u paraqit…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se mbrëmë u ka dërguar sërish ftesë tre kryetarëve të partive politike që të takohen për çështjen e presidentit. Bedri Hamza thotë që s’do të jenë prezent në takime që ftesat i kanë pa përmbajtje kurse nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklarohen të gatshëm që të takohen.Fillimisht u munduan që të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje.E kur kjo s’u realizua, Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se do të votoj pro një presidenti konsensual.Një ditë pas, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se mirëpret këtë qëndrim dhe shtoi se ka dërguar ftesë për takim.“Me këtë…

Read More

Gabriel Martinelli nuk dëshiron të transferohet te Galatasaray gjatë kësaj vere, pavarësisht ofertës së klubit turk për anësorin brazilian.Sipas gazetës The Athletic, Galatasaray ka paraqitur një ofertë prej 45 milionë eurosh për Martinellin, por lojtari nuk ka shfaqur interes për një transferim në Turqi.Kontrata e 25-vjeçarit me Arsenalin skadon në vitin 2027, ndërsa “Topçinjtë” kanë edhe opsionin për ta zgjatur atë deri në vitin 2028. Deri tani nuk kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës.Martinelli mbetet një prej lojtarëve për të cilët Arsenali do të dëgjonte oferta, në rast se në tavolinë do të mbërrinte një propozim i konsiderueshëm. Megjithatë,…

Read More

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ka ndërruar jetë një pacient 72-vjeçar, tek i cili në laborator ishte konfirmuar virusi i “Nilit Perëndimor”.Siç njoftoi drejtori i klinikës, Fadil Cana, pacienti që nga fillimi kishte simptoma të rënda dhe gjendje të theksuar neurologjike.Pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra dhe monitorimit të vazhdueshëm, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.Aktualisht, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë të shtruar 24 pacientë.Tek 19 prej tyre prania e virusit të Nilit Perëndimor është konfirmuar laboratorikisht, ndërsa 5 pacientë janë të dyshuar dhe janë në proces të diagnostifikimit.

Read More