Author: korrektpress

Ngërçi politik në Kosovë vazhdon edhe pas zhvillimeve të fundit në Kuvend. Palët politike mbeten larg një marrëveshjeje për hapat që do ta zhbllokonin situatën, ndërsa përplasjet rreth rendit të prioriteteve po e shtyjnë përpara krizën institucionale.Pa sinjale për pajtueshmëri se cili duhet të jetë hapi i parë për ta nxjerrë vendin nga ngërçi institucional, kaloj edhe kjo e premte.Në horizont mbetet edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, por pa një dakordim paraprak për funksionalizimin e institucioneve. Ndërkohë, kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë konsensuale,…

Read More

Nga lartësia e gabuar deri te materiali që njolloset lehtë – këto detaje të vogla mund t’ju kushtojnë rehati, hapësirë dhe paraKarriget mund të duken perfekte në dyqan, por vetëm pasi t’i vendosni në shtëpi mund të kuptoni se diçka nuk shkon. Përmasat, komoditeti, materiali dhe prakticiteti janë po aq të rëndësishme sa pamja.Ja pesë gabimet më të zakonshme që duhet t’i shmangni. 1. Lartësia e ulëses nuk përputhet me tryezën Karrigia mund të jetë shumë e lartë, duke mos lejuar futjen e këmbëve rehat nën tryezë, ose shumë e ulët, duke e bërë të vështirë mbështetjen e bërrylave mbi…

Read More

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj krahasimeve mes bllokadës së vitit 2014 dhe situatës aktuale në Kuvendin e Kosovës.Gruda ka thënë se mes dy situatave ekziston një dallim thelbësor, pasi në vitin 2014 nuk kishte ekzistuar Aktgjykimi KO124/25 i Gjykatës Kushtetuese.Sipas tij, ky aktgjykim, i nxjerrë më 26 qershor 2025, ka përcaktuar se afati 30-ditor nuk është vetëm afat për fillimin e seancës konstituive, por afat brenda të cilit Kuvendi duhet ta përfundojë konstituimin, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.“Për të gjithë ata që po e krahasojnë bllokadën e vitit 2014 me situatën e sotme në Kuvendin e…

Read More

Mansory do të debutojë për herë të parë në Pebble Beach Concours d’Elegance 2026, në Kaliforni, me dy projekte ekskluzive të bazuara në modele të Bugatti.Në qendër të vëmendjes do të jenë Mansory Vincerò dhe Mansory Vivere, të dyja të krijuara si modele unike “One of One”.Vincerò bazohet në Bugatti W16 Mistral dhe vjen me elemente të reja aerodinamike.Edhe kabina është rikrijuar me lëkurë dhe fibra karboni.Vivere sjell një tjetër paketë të personalizuar, me karbon të ri dhe gjeneratën e re të rrotave të Mansory.Të dyja makinat do të mbeten ekzemplarë unikë, duke treguar se sa larg mund të shkojë…

Read More

Sabri Novosella, në emisionin “Dosje” të RTV Dukagjinit, të udhëhequr nga moderatori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka thënë se ilegalistët kosovarë e kanë dashur atdheun me zemër e shpirt dhe se i shikonin gjërat ndryshe krahasuar me shqiptarët e Shqipërisë.“Ne kosovarët e kemi dashur atdheun me zemër, me shpirt dhe kemi qenë të gatshëm me u sakrifiku, kurse ata, sa shqiptarë i ka mbyt Enver Hoxha nëpër burgje, është tmerr”, ka thënë ai.Sa i përket një letre ku Jusuf Gërvalla i ka shkruar Novosellës për t’i kërkuar falje që e “nxjerr emrin e tij” nën presionin e një…

Read More

Sheshi historik Grand-Place në Bruksel është mbuluar me një qilim gjigant me lule, i frymëzuar këtë vit nga vepra ikonike japoneze “The Great Wave off Kanagawa” e Katsushika Hokusait.Vepra është krijuar nga artisti japonez Hiro Sugiyama dhe përbëhet nga më shumë se 700 mijë lule, kryesisht dahliat, një prej luleve më karakteristike të Belgjikës. Qilimi ka përmasa rreth 70 metra gjatësi dhe 24 metra gjerësi.Mbi 100 vullnetarë punuan për rreth gjashtë orë për të vendosur lulet dhe për të krijuar dizajnin e planifikuar nga artisti. Për realizimin e tij janë përdorur 16 ngjyra, ndërsa përveç luleve janë përdorur edhe bar…

Read More

Aktorja amerikane Shannon Elizabeth zbuloi se në të ardhmen mund t’i shtyjë më tej kufijtë e përmbajtjes që publikon në profilin e saj OnlyFans, i cili tashmë i ka sjellë më shumë se një milion dollarë.Ylli i “American Pie” tha se ende po shqyrton se çfarë lloj përmbajtjeje dëshiron të postojë dhe se me kalimin e kohës mund të jetë më e hapur.”Duhet të jem pak misterioze. Postoj të gjitha llojet e përmbajtjes, por as unë nuk e di se cilët do të jenë kufijtë e mi. Ende po e eksploroj këtë dhe, ndërsa relaksohem më shumë, dua t’i shtyj…

Read More

Një zjarr i madh pranë Omis, rreth 25 kilometra në juglindje të Splitit, detyroi rreth 1,200 banorë dhe turistë të evakuoheshin gjatë natës të enjten dhe të premten, ndërsa erërat e forta i çuan flakët drejt qytetit bregdetar.Katërmbëdhjetë persona u dërguan në spital, me shtatë të raportuar në një gjendje kërcënuese për jetën herët të premten.Pjesë të Omisit humbën energjinë elektrike ndërsa zjarri iu afrua qendrës së qytetit, ndërsa shtëpitë, makinat dhe anijet u dëmtuan ose u shkatërruan. Të evakuuarit e kaluan natën në një palestër sportive, duke fjetur në shtretër dhe dysheme.Banorët përshkruan skena kaotike ndërsa iknin nga flakët…

Read More

Yjet u hapin rrugën drejt një kapitulli të ri – mundësi të mëdha dhe vendime që mund t’ua ndryshojnë drejtimin e jetës priten deri në fund të vititTrigoni i Jupiterit në Luan dhe Saturnit në Dash në fillim të shtatorit bashkon ambicien me disiplinën, ndërsa hyrja e Marsit në Luan më 28 shtator sjell shumë më tepër guxim dhe dëshirë për të ndërmarrë hapa konkretë. Megjithatë, tetori dhe gjysma e parë e nëntorit do të kërkojnë kujdes për shkak të lëvizjes retrograde të Venerës dhe Merkurit. Në këtë periudhë, dashuritë e vjetra, problemet e pazgjidhura financiare dhe bisedat që i…

Read More

Sulmuesi italian Ciro Immobile ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 36-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme, veçanërisht në Serie A.Immobile, i cili ishte pjesë e Paris FC, kishte kontratë me klubin francez deri në qershor të vitit 2027, por problemet e vazhdueshme me lëndimet e kanë shtyrë të marrë vendimin për t’i dhënë fund karrierës.Sulmuesi italian iu bashkua Paris FC në janar, pas një periudhe të shkurtër te Bologna. Në vetëm 12 paraqitje për klubin francez sezonin e kaluar, ai realizoi dy gola dhe regjistroi dy asistime.Vendimin për pensionim Immobile ua komunikoi sot bashkëlojtarëve të…

Read More