Author: korrektpress

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se përzgjedhja e Kosovës si shtet bashkëthemelues në “Bordin e Paqes”, një organizatë kjo e rëndësishme ndërkombëtare e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vlerësuar jashtëzakonisht pozitivisht nga liderë të shumtë botërorë dhe ka dhënë një mesazh të fuqishëm për shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës.Në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullau, Osmani tha se jo vetëm liderët që ishin të pranishëm në ceremoni, por edhe shumë të tjerë nga vende të ndryshme të botës, e kanë kontaktuar më vonë për ta vlerësuar këtë zhvillim.“Në radhë të parë kjo është…

Read More

Vaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë është publikuar zyrtarisht nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe vlen për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Sipas vaktisë, muaji i shenjtë i Ramazanit nis të enjten, më 19 shkurt 2026, kur besimtarët myslimanë fillojnë agjërimin.Në ditën e parë të Ramazanit, syfyri përfundon në orën 04:49, ndërsa iftari është në orën 17:21. Agjërimi i ditës së parë zgjat 12 orë e 32 minuta, ndërsa drejt fundit të muajit, kohëzgjatja e agjërimit rritet deri në 13 orë e 51 minuta.Muaji i Ramazanit përfundon me Fitër Bajramin, i cili festohet të premten, më…

Read More

Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner nuk do të marrin pjesë në raundin e ardhshëm të negociatave që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio para Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë të mërkurën.”[Rusia dhe Ukraina] do të vazhdojnë bisedimet përsëri këtë javë. Në këtë drejtim, dypalëshe. Mund të ketë një prani amerikane, por nuk do të jenë Steve dhe Jared,” tha Rubio.Delegacionet ukrainase dhe ruse u takuan të premten dhe të shtunën e kaluar në Abu Dhabi në negociatat e tyre të para ballë për ballë mbi një…

Read More

Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër kryetarit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimoski, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, përcjell Telegrafi Maqedoni.Siç thuhet në njoftim, Bislimoski e ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar në atë mënyrë që, në kundërshtim me Ligjin e Energjetikës dhe Rregulloren për Licencim, megjithëse ishte i detyruar të fillojë një procedurë për revokimin e licencës për kryerjen e aktiviteteve energjetike, tregtisë me shumicë të naftës bruto, derivateve të naftës, biokarburanteve dhe karburanteve për transport -…

Read More

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Afrim Oruqi, ka vizituar repartin e diagnostikës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti”.Vizita u realizua për të parë nga afër situatën pas problemeve të evidentuara në pajisje dhe aparatura, të cilat kishin ndikuar në funksionimin e laboratorit. Nga komuna bëhet e ditur se laboratori tashmë është rikthyer plotësisht në funksion.Me këtë rikthim, qytetarët e Rahovecit nga sot kanë mundësi të shfrytëzojnë shërbimet laboratorike, përfshirë edhe kryerjen e disa analizave laboratorike shtesë, duke lehtësuar qasjen në shërbime shëndetësore brenda komunës.…

Read More

Forca e Sigurisë Kosovës ka mbështetur Shqipërinë në një operacion Kërkim – Shpëtimi për të intervenuar në operacionin e kërkimit të një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat.Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se kjo u bë me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë. “Me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë Kosovës ka angazhuar një kontingjent të Kërkim-Shpëtimit, të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, i cili i është bashkuar Operacionit në Klos, të Republikës së Shqipërisë, për të intervenuar në operacionin e kërkimit të…

Read More

Një nga njerëzit e parë në Mbretërinë e Bashkuar që përdori çipin e trurit të Elon Musk thotë se “ndihet magjik” dhe beson se mund të transformojë jetën e atyre me paralizë të rëndë.“Është një ndryshim masiv në jetën tënde, ku papritmas nuk mund të lëvizësh më asnjë nga gjymtyrët e tua”, tha Sebastian Gomez-Pena, vullnetar në provën e parë në Mbretërinë e Bashkuar të pajisjes së zhvilluar nga kompania Neuralink e Musk.”Kjo lloj teknologjie në një farë mënyre të jep një copë të re shprese”, shtoi ai.Sebastian sapo kishte përfunduar semestrin e tij të parë në shkollën e mjekësisë…

Read More

Thuajini lamtumirë Tesla Model S dhe Model X.Prodhuesi i automjeteve elektrike do të ndërpresë prodhimin e dy veturave për t’i bërë vend robotëve humanoidë.Drejtori ekzekutiv Elon Musk konfirmoi lajmin gjatë një konference për të ardhurat e Tesla-s të mërkurën, duke njoftuar se prodhimi i Model S dhe Model X do të ndalet në fabrikën e kompanisë në Fremont të Kalifornisë, për t’i hapur rrugë prodhimit në shkallë të gjerë të robotëve humanoidë Optimus.”Është koha që praktikisht t’i japim fund programeve Model S dhe X”, tha Musk.”Ne po shkojmë vërtet drejt një të ardhmeje që bazohet në autonomi”, shtoi ai.Musk pranoi…

Read More

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me çrregullimet në transportin ndërkombëtar rrugor, të shkaktuara nga protestat e disa kompanive transportuese në rajon.LBK thekson se këto ndërprerje po krijojnë pasoja serioze për bizneset kosovare, duke penguar eksportin dhe importin e mallrave, duke rritur koston operative dhe duke rrezikuar stabilitetin e zinxhirëve të furnizimit.“Situata tashmë ka sjellë vonesa të konsiderueshme, humbje financiare, ndërprerje të kontratave dhe kërcënim për humbjen e klientëve ndërkombëtarë, duke dëmtuar imazhin dhe besueshmërinë e biznesit kosovar. Ndërprerjet e zgjatura nuk janë thjesht shqetësim operativ, por një kërcënim real për klimën e investimeve dhe…

Read More

Paga nuk është punë e dëshirave, por e kritereve ekonomike te të cilat nuk ka rritje për vlerën në të cilën bazohet kërkesa për pagën minimale prej 36 mijë denarë. Vlera prej 57 për qind e pagës minimale tek ne në raport me mesataren është mbrojtja më e lartë që e ka cilido punëtor në Evropë, thotë Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë.Dimitrov përkujton se tek ne me ligj është parashikuar që paga minimale nuk mund të jetë nën 57 për qind nga paga mesatare, që, thekson, është vlerë më e lartë në krahasim me Bashkimin Evropian, ku…

Read More