- Rafael Leao te Galatasaray, zbulohen shifra marramendëse të marrëveshjes
- “Do të doja shumë të zbuloja kush e nisi”, Rita Ora flet për thashethemet se ishte “Becky” në këngën e Beyonce-s
- “Më mirë për Tetovën” kritikon manifestimin e Bilall Kasamit për pagat e NPK-së: Punëtorët nuk duhet të përdoren për PR partiak
- Dy shtetas serbë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Kosovë
- Alemany përsërit qëndrimin për Julian Alvarez dhe sqaron mungesën e tij në stërvitje
- Liverpooli hyn në garë për yllin e Stuttgartit, Roma dështon me ofertën mbi 40 milionë euro
- Zjarri në Pelister është lokalizuar, por rreziku nuk ka kaluar
- “Vajzë e çmendur”, Kylie Jenner habit fansat me pamjen gjatë trajtimit të fytyrës
Author: korrektpress
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se së shpejti do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së.“Pasi të përfundojmë mposhtjen e Iranit, i cili po mposhtet shumë keq, së shpejti do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump në Akademinë e re të Policisë së Qarkut Nassau në Garden City, New York.Trump tha gjithashtu se bllokada amerikane e rrugës ujore strategjike mbetet në fuqi, duke deklaruar se “asnjë anije nuk kalon nëse ne nuk duam që të kalojë”.SHBA-ja dhe Irani ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Pakistani në prill dhe më vonë…
Struktura të Mbrojtjes Civile, efektivë të Forcave të Armatosura dhe mjete të ndërhyrjes nga ajri vijojnë përpjekjet në terren për menaxhimin e vatrat e zjarrit të përhapura në disa qarqe të vendit. Sipas bilancit zyrtar të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes mbrëmjen e të premtes, në të gjithë territorin po ndiqen 13 vatra zjarri, prej të cilave 10 mbeten aktive, 2 janë vënë nën kontroll dhe 1 është shuar plotësisht.Pavarësisht relievit të thyer malor dhe kushteve atmosferike sfiduese, autoritetet konfirmojnë se përpjekjet e koordinuara nga toka dhe ajri kanë shmangur rrezikun e drejtpërdrejtë për zonat e banuara.Lura dhe Bulqiza në…
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, po shqyrton mundësinë për t’i dhënë Trent Alexander-Arnoldit një rol të ri në mesfushë, pasi portugezi raportohet se e sheh reprezentuesin anglez si një opsion për qendrën e fushës.Sipas Cadena SER, Mourinho beson se ish-lojtari i Liverpoolit i ka cilësitë teknike të nevojshme për të kontrolluar ndeshjet nga mesi i fushës. Për këtë arsye, trajneri mund ta testojë Alexander-Arnoldin në këtë pozicion gjatë javëve të ardhshme.Që prej transferimit te Real Madridi, Alexander-Arnold ka luajtur kryesisht në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Megjithatë, Mourinho po shqyrton mënyra të reja për ta shfrytëzuar më mirë aftësinë…
Përgatitjet tashmë kanë nisur për edicionin e pestë të “Shqip Up Comedy Festival”, një prej ngjarjeve më të mëdha të humorit dhe argëtimit për komunitetin shqiptar në Zvicër.Edicioni i sivjetmë është veçanërisht i rëndësishëm, pasi shënon pesë vjet nga themelimi i festivalit, ndërsa organizatorët premtojnë një mbrëmje edhe më të madhe dhe plot humor.Festivali do të mbahet më 31 tetor 2026, në Stadthalle Dietikon në Zürich, ndërsa tashmë është bërë e ditur edhe data e daljes në shitje të biletave Early Bird. Një fundjavë plot “ha ha ha” për shqiptarët në diasporë – festivali “Shqip Up Comedy” solli të qeshura…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës Supreme ta lejojë atë të vazhdojë ndërtimin e një salle vallëzimi me vlerë 400 milionë dollarë në Shtëpinë e Bardhë pa lejen e Kongresit.Kërkesa vjen një javë pasi një gjykatë apeli urdhëroi ndalimin e ndërtimit derisa Kongresi ta miratojë, duke mbështetur një vendim të fituar nga Fondi Kombëtar për Ruajtjen e Historisë, i cili paditi administratën vitin e kaluar.Në dosjen e fundit, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, D John Sauer, kërkoi që puna të lejohet të vazhdojë ndërsa administrata apelon urdhrin e ndërprerjes së punës, të cilin ai e quajti “të…
Ngërçi politik në Kosovë vazhdon edhe pas zhvillimeve të fundit në Kuvend. Palët politike mbeten larg një marrëveshjeje për hapat që do ta zhbllokonin situatën, ndërsa përplasjet rreth rendit të prioriteteve po e shtyjnë përpara krizën institucionale.Pa sinjale për pajtueshmëri se cili duhet të jetë hapi i parë për ta nxjerrë vendin nga ngërçi institucional, kaloj edhe kjo e premte.Në horizont mbetet edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, por pa një dakordim paraprak për funksionalizimin e institucioneve. Ndërkohë, kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë konsensuale,…
Nga lartësia e gabuar deri te materiali që njolloset lehtë – këto detaje të vogla mund t’ju kushtojnë rehati, hapësirë dhe paraKarriget mund të duken perfekte në dyqan, por vetëm pasi t’i vendosni në shtëpi mund të kuptoni se diçka nuk shkon. Përmasat, komoditeti, materiali dhe prakticiteti janë po aq të rëndësishme sa pamja.Ja pesë gabimet më të zakonshme që duhet t’i shmangni. 1. Lartësia e ulëses nuk përputhet me tryezën Karrigia mund të jetë shumë e lartë, duke mos lejuar futjen e këmbëve rehat nën tryezë, ose shumë e ulët, duke e bërë të vështirë mbështetjen e bërrylave mbi…
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj krahasimeve mes bllokadës së vitit 2014 dhe situatës aktuale në Kuvendin e Kosovës.Gruda ka thënë se mes dy situatave ekziston një dallim thelbësor, pasi në vitin 2014 nuk kishte ekzistuar Aktgjykimi KO124/25 i Gjykatës Kushtetuese.Sipas tij, ky aktgjykim, i nxjerrë më 26 qershor 2025, ka përcaktuar se afati 30-ditor nuk është vetëm afat për fillimin e seancës konstituive, por afat brenda të cilit Kuvendi duhet ta përfundojë konstituimin, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.“Për të gjithë ata që po e krahasojnë bllokadën e vitit 2014 me situatën e sotme në Kuvendin e…
Mansory do të debutojë për herë të parë në Pebble Beach Concours d’Elegance 2026, në Kaliforni, me dy projekte ekskluzive të bazuara në modele të Bugatti.Në qendër të vëmendjes do të jenë Mansory Vincerò dhe Mansory Vivere, të dyja të krijuara si modele unike “One of One”.Vincerò bazohet në Bugatti W16 Mistral dhe vjen me elemente të reja aerodinamike.Edhe kabina është rikrijuar me lëkurë dhe fibra karboni.Vivere sjell një tjetër paketë të personalizuar, me karbon të ri dhe gjeneratën e re të rrotave të Mansory.Të dyja makinat do të mbeten ekzemplarë unikë, duke treguar se sa larg mund të shkojë…
Sheshi historik Grand-Place në Bruksel është mbuluar me një qilim gjigant me lule, i frymëzuar këtë vit nga vepra ikonike japoneze “The Great Wave off Kanagawa” e Katsushika Hokusait.Vepra është krijuar nga artisti japonez Hiro Sugiyama dhe përbëhet nga më shumë se 700 mijë lule, kryesisht dahliat, një prej luleve më karakteristike të Belgjikës. Qilimi ka përmasa rreth 70 metra gjatësi dhe 24 metra gjerësi.Mbi 100 vullnetarë punuan për rreth gjashtë orë për të vendosur lulet dhe për të krijuar dizajnin e planifikuar nga artisti. Për realizimin e tij janë përdorur 16 ngjyra, ndërsa përveç luleve janë përdorur edhe bar…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari