- Nëna e regjistroi në shkollë në moshën 3-vjeçare dhe e quajti gjeni, drejtori tha se ka probleme mendore – sot e njeh gjithë bota
- Pse disa njerëz bien pa ndjenja kur shohin gjak? Ja çfarë po ndodh në trupin tuaj
- Sa kohë mund të zgjasin rezervat e naftës së BE-së?
- Arrestohet një shtetas serb në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policit
- Joao Cancelo e fton yllin e Man Cityt të transferohet te Barcelona
- Franca i dorëzon ushtrisë libaneze 39 automjete të blinduara
- Zgjedhja e presidentit, LDK konfirmon se Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën
- Specialja vlerëson pronat e krerëve të UÇK-së, reagon ashpër OVL-ja
Author: korrektpress
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje, ku njëri rast ka ndodhur në Shtërpcë, ndërkaq tjetri në Pejë.Në të dy rastet viktimë e dhunës në familje janë fëmijët. Lexoni raportin policor: Shtërpcë 20.03.2026-17:50. Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga prindi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit tasti shkon në procedurë të rregullt.Pejë 20.03.2026-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman…
Tregu evropian i transferimeve ka filluar të trazohet me lajme që e lidhin drejtpërdrejt Bayern Munich me xhevahirin e Barcelonës, Pau Cubarsi.Klubi gjerman po kërkon me dëshpërim të ripërtërijë mbrojtjen e tij me një lojtar të ri që zotëron cilësitë e nevojshme për t’u bërë menjëherë titullar në ekip.Interesi i Bayern Munich rrjedh nga nevoja e tyre për të gjetur një konkurrent të nivelit të lartë për yje të afirmuar si Jonathan Tah dhe Dayot Upamecano. Gjigantët bavarezë nuk janë të vetëm në këtë ndjekje, pasi klube të kalibrit si Arsenal, Manchester City dhe Chelsea po e monitorojnë gjithashtu qendërmbrojtësin.…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ndaluar e dyshuara femër shtetase e Serbisë, pasi që e njëjta ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferi që dyshohet të jenë të falsifikuara.Rasti ka ndodhur në pikën kufitare Jarinjë, të premten në ora 20:33. “Është ndaluar e dyshuara femër shtetase e Serbisë, pasi që e njëjta ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferi që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.Me urdhër të prokurorit dokumentet e dyshuara konfiskohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Kate Moss vazhdon të dëshmojë se mbetet një ikonë e bukurisë, edhe në moshën 52-vjeçare, teksa shfaqet në një set të ri fotografik me frymëzim nga Hollywood-i i vjetër.Supermodelja britanike ka kombinuar elegancën klasike të Marilyn Monroe me stilin e lirshëm të Brigitte Bardot, në një realizim për revistën EE72 të Edward Enniful, në bashkëpunim me fotografin Nick Knight, shkruan DailyMail. Në imazhet artistike, Moss shfaqet herë me një fustan elegant të zi mbi një piano të artë, e herë me një dukje më minimaliste dhe sensuale, duke ruajtur sharmin që e ka bërë të famshme ndër vite.Seti fotografik konfirmon…
Polemikat rreth Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 janë përshkallëzuar në mënyrë dramatike, duke u shndërruar përtej një mosmarrëveshjeje të thjeshtë për trofeun e ekipit në një krizë të plotë institucionale.Sipas faqes sportive Foot Africa, Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) jo vetëm që e ka anuluar fitoren e Senegalit në kampionat duke ia dhënë titullin Marokut, por tani po i shpërbën sistematikisht edhe titujt individualë të turneut.Në një veprim të paprecedentë, raportet tregojnë se CAF ka lëshuar një direktivë zyrtare duke i urdhëruar superyllit senegalez, Sadio Mane, të kthejë çmimin e Lojtarit të Turneut (MVP) që mori pas finales. Ky…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot pamje nga Mozaiku i Tiranës.Rama në një postim në Facebook shkruan se Mozaiku i Tiranës rigjallëron të shkuarën tonë historike.“Mirëmëngjes… dhe me Mozaikun e Tiranës që rigjallëron të shkuarën tonë historike si dëshmi dhe si një takim për çdo kureshtar, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama. Mozaiku i Tiranës është monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të…
Armët e lira autonome po përmbysin ekonominë e luftimit – dhe po ia japin ShBA-së disa mësime të rëndësishme.Nga: Fareed Zakaria / The Washington Post Përkthimi: Telegrafi.comNën titujt e përditshëm për sulme dhe kundërsulme në Lindjen e Mesme, lufta po transformohet tërësisht. Gjatë javës së parë të fushatës së hakmarrjes së Teheranit, dronët përbënin rreth 71 për qind të sulmeve të regjistruara ndaj shteteve të Gjirit. Vetëm Emiratet e Bashkuara Arabe thuhet se u përballën me 1 422 dronë të zbuluar dhe 246 raketa në vetëm tetë ditë. Shumë prej këtyre tendencave i kemi parë tashmë në Ukrainë. Por, në…
Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore.Temperatura maksimale do të shkojë në 19 gradë, më konkretisht në qytetet si Tirana, Durrësi dhe Berati.Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët në orët e mesditës në relievet malore në jug.Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.
Java e 26-të e Albi Mall Superligës së Kosovës sjell një program të ngjeshur këtë fundjavë, me dy derbi dhe ndeshje që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen tabelare dhe garën për objektiva sezonale.Në përballjen e parë të ditës së sotme, Prishtina pret Ballkani në një derbi të madh dhe duel mjaft interesant. Prishtina synon të rikthehet te rezultatet pozitive para tifozëve të saj, ndërsa Ballkani, si një nga ekipet më të forta të viteve të fundit, kërkon të vazhdojë serinë e rezultateve të mira dhe të mbajë presionin në krye të tabelës. Kjo përballje që do të zhvillohet në…
E sulmoi fizikisht policen brenda stacionit policor, pas intervistimit lirohet e dyshuara në Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes ndaj personit zyrtar.Rasti ka ndodhur të premten, në ora 01:40 në Ferizaj. “’Rr. Brigada 161’. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtaren policor brenda stacionit policor”, thuhet në raportin policor. Gjatë futjes nën kontroll zyrtarja ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari