Author: korrektpress

Emri Spyker, dikur një prej markave më ekzotike të automobilizmit holandez, është rikthyer në qendër të vëmendjes me një supermakinë të re, C8 Preliator XXV, e cila u prezantua së fundmi në Monterey të Kalifornisë.Prodhuesi holandez e përshkruan modelin si një makinë krejtësisht të re, megjithëse në thelb duket si një version i rishikuar dhe i modernizuar i C8 Preliator të mëparshëm. Pavarësisht kësaj, specifikat teknike e bëjnë modelin një prej rikthimeve më spektakolare të Spyker, transmeton Telegrafi. C8 Preliator XXV është projektuar duke ruajtur lidhjen tradicionale të markës me industrinë e aviacionit. Karroceria është e mbushur me detaje të…

Read More

Një aeroplan luftarak F/A-18 i NATO-s ka rrëzuar një dron pasi ai hyri në mënyrë të paligjshme në hapësirën ajrore të Rumanisë, njoftoi të dielën Ministria rumune e Mbrojtjes. Ky është rasti i katërt këtë vit kur një dron rrëzohet mbi territorin rumun.Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa aeroplani F/A-18, pjesë e kontingjentit spanjoll të NATO-s të dislokuar në Rumani në kuadër të misionit të patrullimit ajror, zbuloi dronin me radar, transmeton Telegrafi.Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, droni hyri në hapësirën ajrore rumune nga drejtimi i Moldavisë, rreth 24 kilometra në veri të qytetit Galați, në juglindje të…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se inflacioni në Maqedoninë e Veriut gjatë korrikut ishte 2,3 për qind, ndërsa rritja e çmimeve me pakicë arriti në 1,8 për qind.Duke bërë krahasim me vitin 2022, Mickoski tha se në atë periudhë inflacioni në vend kishte kaluar 14 për qind, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian ishte rreth dy herë më e ulët. Sipas Mickoskit, aktualisht inflacioni në vend është nën mesataren e BE-së, e cila, sipas tij, ishte 2,93 për qind.“Në korrik në Maqedoni, inflacioni, domethënë rritja vjetore e çmimeve, ishte 2,3%, ndërsa çmimet me pakicë në markete u rritën me 1,8%. Mesatarja…

Read More

Aktorja Aunjanue Ellis-Taylor, bashkë-ylli i Will Smith në filmin “King Richard”, ka dalë në mbrojtje të aktorit për incidentin e famshëm në Oscars 2022, kur ai goditi me shuplakë Chris Rock në skenë.Ellis-Taylor, 57 vjeçe, tha në podcastin “Obsessed” të The Daily Beast se e mbështet Smithin për reagimin e tij ndaj shakasë së Rock për gruan e tij, Jada Pinkett-Smith.“E di që ai donte ta mbronte gruan e tij dhe unë e mbështes këtë”, tha ajo. Incidenti ndodhi pasi Rock bëri një shaka për kokën e rruar të Jadas, e cila vuante nga alopecia. Smith u ngjit në skenë…

Read More

Real Madridi pritet të prezantojë zyrtarisht përforcimet e reja gjatë javës së ardhshme, teksa klubi po planifikon ceremoni të veçanta për secilin lojtar të ri.Prezantimet do të zhvillohen individualisht dhe jo në kuadër të një ceremonie të përbashkët. Kështu, secili prej të sapoardhurve pritet të ketë ceremoninë e tij në Santiago Bernabeu, ku do t’u prezantohet tifozëve madrilenë. Në kuadër të planeve të klubit për javën e ardhshme, është paraparë gjithashtu edhe prezantimi i Jose Mourinhos.Datat dhe rendi i saktë i ceremonive nuk janë konfirmuar ende, ndërsa Real Madridi po punon për të finalizuar agjendën e prezantimeve.Detaje të reja pritet…

Read More

Forcat marokene të sigurisë kanë ndërhyrë të shtunën për të parandaluar një përpjekje masive për kalimin drejt Ceutës, territor spanjoll në Afrikën e Veriut.Qindra persona, shumica migrantë nga Afrika Sub-Sahariane, ishin mbledhur në zonat përreth qytetit Fnideq, i njohur në spanjisht si Castillejos, pranë kufirit me enklavën spanjolle, transmeton Telegrafi.Sipas mediave marokene, autoritetet kanë arrestuar 294 persona, prej të cilëve 46 janë shtetas marokenë, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga vende të ndryshme të Afrikës Sub-Sahariane.Burime të sigurisë marokene, të cituara nga agjencia spanjolle e lajmeve EFE, thanë se grupi ishte lokalizuar në një zonë malore në jugperëndim të Ceutës. Forcat…

Read More

Të shtëna me armë janë raportuar sot rreth orës 11:50 në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.Sipas Rugovës, pas njoftimit Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar viktimën, e cila dyshohet se ishte sulmuar.“Fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar”, ka thënë Rugova.I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është vënë në kërkim të tij.Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Read More

Pas aksionit grek “Vardaris”, është hapur hetim dhe është caktuar paraburgim për një person nga Maqedonia e Veriut, i dyshuar për transportin e mbi 324 kilogramëve marihuanë, që u kapën në Selanik të Greqisë, njoftuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.“Në fund të shkurtit të këtij viti, i dyshuari kishte siguruar një automjet motorik transportues, ndërsa në fillim të marsit edhe një rimorkio, pas së cilës menjëherë kishte organizuar transportin e pretenduar të letrës së ricikluar të presuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut drejt Republikës së Turqisë, përmes Republikës së Bullgarisë. Pasi kishte përfunduar formalitetet…

Read More

Brahim Diaz është kthyer në një nga emrat që po tërheq vëmendjen në ditët e fundit të afatit kalimtar, me Milanin dhe Besiktasin që kanë shfaqur interesim për sulmuesin e Real Madridit.Klubi italian e njeh mirë 27-vjeçarin, i cili ka kaluar tri sezone në San Siro si i huazuar nga viti 2020 deri në 2023. Gjatë kësaj periudhe, Brahim zhvilloi 124 ndeshje, shënoi 18 gola dhe regjistroi 15 asistime, ndërsa ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin e Serie A në sezonin 2021/22. Milani tani po shqyrton mundësinë e rikthimit të tij për të përforcuar repartin ofensiv.Në garë për Brahimin…

Read More

Tyler Cameron i ka dhënë fund beqarisë. Ish-ylli i “Bachelor Nation”, 33 vjeç, ka zbuluar se i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, modeles Tate Madden, 32 vjeçe, pas dy vitesh lidhjeje.Cameron ndau në Instagram disa fotografi nga momenti romantik i propozimit në plazhin e Little Palm Island, në Florida Keys, shkruan DailyMail. Në njërën prej tyre, ai shihet i gjunjëzuar përpara Madden, ndërsa një tjetër i kap ata duke u përqafuar pas përgjigjes së saj pozitive.“Më mirë vonë sesa kurrë, thonë”, shkroi Cameron krahas fotografive. Çifti e kishte mbajtur lidhjen larg vëmendjes së publikut në fillim. Cameron…

Read More