- Nëna e regjistroi në shkollë në moshën 3-vjeçare dhe e quajti gjeni, drejtori tha se ka probleme mendore – sot e njeh gjithë bota
- Pse disa njerëz bien pa ndjenja kur shohin gjak? Ja çfarë po ndodh në trupin tuaj
- Sa kohë mund të zgjasin rezervat e naftës së BE-së?
- Arrestohet një shtetas serb në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policit
- Joao Cancelo e fton yllin e Man Cityt të transferohet te Barcelona
- Franca i dorëzon ushtrisë libaneze 39 automjete të blinduara
- Zgjedhja e presidentit, LDK konfirmon se Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën
- Specialja vlerëson pronat e krerëve të UÇK-së, reagon ashpër OVL-ja
Author: korrektpress
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar një video që tregon rrëzimin e një helikopteri rus Ka‑52 në terrenin e luftës në Ukrainë.Sipas videos, sulmi ndodhi më 20 mars, dhe në regjistrim shihet sesi droni gjen objektivin dhe godet krahun ku ndodhej mitralozi. Pas kësaj shihet helikopteri në flakë, dhe ai rezulton plotësisht i shkatërruar. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat ukrainase, rrëzimi i helikopterit ndodhi pranë qytetit Pokrovsk.Në konflikte, dronët FPV (pamje nga piloti) të Ukrainës janë treguar mjaft efikasë gjatë luftës.Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima…
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar tashmë listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e ‘play-off’-it ndaj Polonisë në kuadër të kualifikimit për Kupën e Botës 2026.Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45.Sylvinho ka bërë publike listën me 26 lojtarët e ftuar për këtë përballje, si edhe për ndeshjen e mundshme ndaj Ukrainë/Suedisë më 31 mars.Për herë të parë me Kombëtaren shqiptare kanë marrë ftesë mbrojtësit Stavro Pilo dhe Bujar Pllana, ndërsa pas tri vitesh është kthyer Anis Mehmeti.Në listë nuk mungojnë…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare Tabanocë, ka një frekuencë të shtuar për dalje nga vendi, pritjet janë rreth 40 minuta. Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet…
Manchester City është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë shërbimet e Enzo Fernandez, mesfushorit të talentuar i cili është në kërkim të një sfide të re.Situata në Londër është kritike, pasi argjentinasi është i pakënaqur me drejtimin aktual të projektit sportiv të “Bluve”. Që kur mbërriti nga Benfica në vitin 2023, Enzo është vendosur si një lojtar kyç, por dëshira e tij për t’u larguar është e palëkundur.Disa raportime tregojnë se ish-lojtari i River Plate dëshiron të largohet nga Liga Premier për t’u bashkuar me një ekip me aspirata më të mëdha konkurruese të menjëhershme. Ky skenar ka ngjallur…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë mijëra marinsa dhe trupa shtesë në Lindjen e Mesme rreth tre javë përpara afatit të planifikuar, kanë thënë për agjencinë Reuters tre zyrtarë amerikanë.Anija e marinës amerikane USS Boxer, që transporton Njësinë Ekspeditore të Marinës, po niset nga bregu perëndimor i vendit, tha një zyrtar anonim.Zyrtarët treguan se nuk është marrë asnjë vendim për të dërguar trupa brenda Iranit, por do të forcohet kapaciteti për operacione të ardhshme në Lindjen e Mesme. MINUTË PAS MINUTE – Lufta në Iran dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme Burimet nuk konfirmuan se cili do të jetë…
Këngëtarja e njohur, Besiana Kasami, e njohur si Big Mama, po përjeton një nga momentet më të vështira në jetën e saj, pas ndarjes nga jeta të nënës. Vetëm pak ditë pas humbjes, ajo ka vendosur të ndajë dhimbjen me publikun përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale.Artistja publikoi një fotografi prekëse ku shihet duke e puthur nënën në ballë, duke shoqëruar imazhin me disa fjalë që pasqyrojnë boshllëkun e madh që ka lënë kjo humbje, sidomos pasi ndodhi në një ditë të shenjtë si Fitër Bajrami. Big Mama/Instagram“Nënë… në ditën më të shenjtë të humba. Bajrami s’ka më kuptim…
Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një veçori të re që e bën përdorimin e Reels më të thjeshtë dhe të intuitiv. Me përditësimin e fundit në Android dhe iOS, përdoruesit më nuk duhet ta mbajnë shtypur ekranin për të ndaluar një Reel, por mund ta bëjnë këtë vetëm me një trokitje të shkurtër në ekran.Derisa më parë një trokitje në një Reel thjesht e fiksonte vetëm tingullin, tani një trokitje e vetme ndalon riprodhimin e videos, duke i dhënë përdoruesit mundësinë të ndalojë për të lexuar tekstin, për të parë më mirë detajet apo edhe për të bërë një screenshot…
Legjenda e Manchester United dhe Anglisë, Wayne Rooney, e ka cilësuar legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard, si mesfushorin më të kompletuar në historinë e Ligës Premier.Duke folur në podcastin e tij në BBC, Rooney e krahasoi Gerrardin me mesfushorë të tjerë të nivelit të lartë, përfshirë Frank Lampard, Paul Scholes, Michael Carrick dhe Patrick Vieira. Megjithatë, ai e veçoi Gerrardin për shkathtësinë dhe aftësitë e tij të gjithanshme, duke e cilësuar kështu si mesfushorin më të kompletuar në histori të kampionatit elitar anglez. “Kur flet për lojtarin e kompletuar të mesfushës, për mua në Ligës Premier janë pesë. Me katër…
Dje në orën 17:20 në bulevardin “Goce Dellçev” në Shtip, punonjësit e policisë nga Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje Komunikacioni, me ndihmën e një automjeti radar përgjues të Ministrisë së Brendshme, matën shpejtësinë e një automjeti pasagjerësh “Golf” me targa të Shtipit me 105 kilometra në orë në një zonë të populluar ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë, informoi Ministria e Brendshme.Ata bënë të ditur se janë marrë masa përkatëse kundër shoferit S.I. (21) nga Shtipi dhe se ai do të përballet me sanksionin e përcaktuar me ligj.”Kontrollet e trafikut…
Irani lëshoi dy raketa balistike me rreze të mesme (4000 km) ndaj bazës së amerikano-britanike në Diego Garcia në Oqeanin Indian.Të dyja raketat dështuan – njëra pati defekt, ndërsa tjetra ndoshta u shkatërrua nga një raketë amerikane SM-3.Por, shtrohet pyetja se pse ka rëndësi kjo? LUFTA MINUTË PAS MINUTE – Gjithçka që po ndodh në Iran dhe Lindjen e Mesme Sepse Irani publikisht pretendon se raketat e tij kanë një rreze veprimi rreth 2000 km. Ky sulm tregon se ato mund të arrijnë dyfishin e kësaj distance.Ky është gjithashtu sulmi i parë i raportuar kaq larg. Konflikti nuk është më…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari