Author: korrektpress

Portugalia po ndërton transportuesin e parë të dedikuar të dronëve në Evropë, një anije luftarake e projektuar për të operuar sisteme ajrore, sipërfaqësore dhe nënujore pa pilot që mund të sfidojnë dominimin e transportuesve tradicionalë të aeroplanëve.NRPD João II, 107.6 metra e gjatë, është planifikuar të dorëzohet në gjysmën e dytë të këtij viti, transmeton Telegrafi.Kompania holandeze Damen po ndërton anijen në Galati të Rumanisë me një kosto totale prej 132 milionë eurosh, kryesisht të financuara nga fondet e rimëkëmbjes së BE-së.Anija luftarake mund të kalojë midis profileve të ndryshme të misionit brenda një jave duke ndërruar sistemet dhe pajisjet.”Kjo…

Read More

Margot Robbie mbajti një nga bizhuteritë më ikonike të Elizabeth Taylor në premierën e filmit Wuthering Heights në Los Angeles, ku u shfaq të mërkurën mbrëma përkrah bashkë-yllit të saj simpatik, Jacob Elordi.E nominuara për çmimin Oscar, 35 vjeçe, luan rolin kryesor të Catherine Earnshaw në adaptimin kinematografik me klasifikim R të romanit klasik të Emily Brontë, nën regjinë e Emerald Fennell, ndërsa Elordi, 28 vjeç, interpreton rolin e Heathcliff.Për ngjarjen e premierës botërore, e mbajtur në Teatrin TCL Chinese, Robbie parakaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan couture mahnitës nga Schiaparelli. Por ishte gjerdani me diamant…

Read More

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se po shkojnë drejt përfundimit punimet restauruese në Hanin e familjes Zajmi, një nga asetet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit.Përmes një postimi në Facebook, Çeku ka theksuar rëndësinë e këtij projekti për ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të vendit. “Si e gjetëm dhe si është sot. Drejt përfundimit punimet në Hanin e familjes Zajmi, në Qendrën Historike të Prizrenit”, ka deklaruar ai.Sipas ministrit në detyrë, objekti, i cili i takon fundit të shekullit XVIII, po restaurohet tërësisht me qëllim të…

Read More

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp tha se përgjigjja e kryeministrit Hristijan Mickoski ose e Ministrisë së Financave se nuk mund të gjejnë para për të rritur pagën minimale është e papranueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gashi: Qeveria teknike mund të shfuqizohet edhe me 61 vota, por do të ishte e mirë të bëhet me konsensus “Kjo nuk është një përgjigje e pranueshme. Cilado qoftë shuma, kjo Qeveri duhet ta gjejë”, tha Filipçe, duke shtuar se LSDM do t’i paraqesë Kuvendit zgjidhje ligjore për të rritur pagën minimale në 600 euro, për të rritur pagat me…

Read More

Furnizuesi i Shërbimit Universal i energjisë elektrike në Kosovë, KESCO ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ZRRE) aplikimin për përcaktimin e të hyrave të lejuara maksimale për vitin 2026.KESCO ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.4 për qind për vitin 2026.Sipas dokumentit të dorëzuar nga KESCO, i cili përmban analizën e kostove dhe projeksionet financiare për vitin e ardhshëm, nevojat financiare të furnizuesit tejkalojnë vlerat e të hyrave të miratuara për vitin 2025, duke sugjeruar një rritje të tarifave për konsumatorët, në mënyrë që të mbulohen kostot operative dhe të tjera të lidhura…

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar publikun dhe profesionistët shëndetësorë se ka filluar ofrimin e testimit laboratorik QuantiFERON-TB Gold Plus (QFT-Plus), një metodë moderne dhe e avancuar për zbulimin e infeksionit me Mycobacterium tuberculosis.Sipas njoftimit thuhet se QuantiFERON-TB Gold Plus është test diagnostik in vitro, i bazuar në analizën e gjakut, i cili mat përgjigjen imunitare qelizore ndaj Mycobacterium tuberculosis përmes detektimit të gama-interferonit (IFN-γ). “Ky test përdoret për identifikimin e infeksionit latent me tuberkuloz, si dhe si ndihmë në vlerësimin diagnostik të rasteve të dyshuara. Përparësitë e testit QuantiFERON-TB Gold Plus: Nuk ndikohet nga vaksinimi…

Read More

Nga: Anton PashkuKur kishte zënë të ngjitej nëpër atë përpjetëze – thotë përralla për të, përralla për të dhe tërë atë dashurinë e tij jo të rëndomtë – kishte pasë rënë terri. Në fillim, atje diku te një lis i vetmuar, pranë të cilit ishte ndalë për të soditur me kërshëri fushën, iu kishte dukur se ai terr sikur rigonte ngadalë, sikur rigonte imtë prej dikah lart në fushë, ku gjithnjë e më pak ajgonte gjërat e ndryshme. Sa më e dendur bëhej ajo rigë, aq më shumë zvogëlohej hapësira përpara tij, kurse arat, livadhet dhe drunjtë e shpërndarë andej…

Read More

Fillimi i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smkajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, është caktuar që të fillojë më 27 shkurt 2026.Fillimisht, ishte caktuar që 24 shkurti të jetë si datë për nisjen e këtij gjykimi, por së fundi është marrë vendimi për shtyrjen e tij, raporton “Betimi për Drejtësi“.Kjo erdhi si pasojë e kërkesës së mbrojtjes së Thaçit, e cila kishte kërkuar që gjykimi të fillojë më 2 mars 2026, duke u arsyetuar se i duhet më shumë kohë për përgatitje në periudhën pas deklaratave përmbyllëse në rastin për krime…

Read More

Vullkani Semeru shpërtheu dy herë sot, duke nxjerrë hi deri në 700 metra mbi majën e malit në provincën Java Lindore të Indonezisë.Vullkani Semeru i vendosur në kufirin e distrikteve Lumajang dhe Malang në Java Lindore, në shpërthimin e tij të parë herët në mëngjes hodhi hirin deri në 500 metra lartësi dhe zgjati 123 sekonda.Shpërthimi i dytë zgjati 115 sekonda.Autoritetet kanë njoftuar se publikut i ndalohet të angazhohet në aktivitete brenda një rrezeje prej 5 kilometrash nga krateri/maja e malit Semeru për shkak të rrezikut.Ndryshe, Indonezia, e vendosur në “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, përjeton aktivitete të shpeshta sizmike…

Read More

Me përfundimin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, tashmë është momenti për të vlerësuar sulmuesit më efektivë të edicionit aktual. Edhe pse rezultatet e disa skuadrave, siç është rasti i Real Madridit, nuk i kanë lejuar ata të kualifikohen në 8-she, disa individë kanë shkëlqyer në aspektin personal. Në krye të listës qëndron Kylian Mbappe, i cili ka shënuar 13 gola gjatë fazës së grupeve, një performancë e jashtëzakonshme që e vendos atë me gati dy gola mesatarisht për çdo ndeshje.Pas tij, në vendin e dytë është Harry Kane, sulmuesi i Bayern Munich, i cili ka arritur të…

Read More