Author: korrektpress

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski,vizitoi Idrizovën, Komuna e Gazi Babës, ku inspektoi realizimin e projektit për ndërtimin e kanalizimit sekondar fekal dhe katër stacioneve të pompimit.Për realizimin e projektit, Ministria ka ndarë 50 milionë denarë, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës komunale, cilësisë së jetës së banorëve dhe mbrojtjen e mjedisit.“Me këtë projekt, si dhe me të gjitha projektet e financuara nga Ministria, po vendosim themelet për kthesën e gjelbër në mjedisin jetësor në të gjithë vendin. Vazhdojmë të investojmë në zgjidhje sistematike që zgjidhin në mënyrë të qëndrueshme problemet e…

Read More

Shoqata e Operatorëve Turistikë të Vlorës është solidarizuar me pushuesit e prekur nga zjarri që përfshiu në orët e para të mëngjesit ambientet e hotelit “Brooklyn”.Disa njësi hoteliere në Vlorë, në bashkëpunim edhe me Bashkinë, kanë ofruar ambiente për akomodimin e pushuesve të prekur nga ngjarja, me qëllim që pushimet e tyre të mos ndërpriten.Kreu i Operatorëve Turistikë, Vasil Bedini, bën me dije se turistët do të akomodohen pa pagesë në hotele të tjera. Ndërkohë, për pushuesit që kanë humbur veshmbathje apo sende personale nga zjarri, operatorët turistikë do të kujdesen për t’u siguruar gjithçka që u nevojitet, raporton Top…

Read More

Këngëtari Sinan Vllasaliu pësoi një aksident me motor në muajin qershor, vetëm pak ditë para se të performonte në dasmën e Dua Lipës, e cila u mbajt në Sicili të Italisë.Ngjarja shkaktoi shqetësim të madh te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. Këtë e ka rrëfyer këngëtarja Vjollca Haxhiu, e cila ishte e ftuar në emisionin “Prive Summer”. Foto: YouTubeAjo tregoi se lajmi për aksidentin e kishte tronditur dhe se më pas, kur kishte komunikuar me Sinanin, i kishte thënë se ngjarja “ua kishte dridhur themelet”.“Një ndjesi shumë e keqe, faleminderit Zotit që nuk ka ndodhë më e madhe”, u…

Read More

Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe të gjithë akterëve politikë që t’i lënë mënjanë dallimet politike dhe të ulen për të gjetur një zgjidhje për konstituimin e institucioneve të vendit.Bajrami, duke folur në emisionin “InfoMagazine” në Klan Kosova, ka vlerësuar se përplasjet e vazhdueshme politike po i shkaktojnë humbje Kosovës dhe po e dëmtojnë interesin e qytetarëve.Ai u ka bërë thirrje si partive që kanë fituar zgjedhjet, ashtu edhe atyre që ndodhen në opozitë, që t’i kthehen dialogut politik dhe të punojnë për funksionalizimin e institucioneve.“Unë edhe nga kjo studio, edhe…

Read More

Arsenali ka zhvilluar një paraqitje fantastike për të triumfuar ndaj Manchester Cityt dhe fituar trofeun e Superkupës së Anglisë, ndryshe i njohur si “Community Shield”.“Topçinjtë” ishin dominues nga fillimi për të fituar me rezultat 3-0 për ta shijuar trofeun e parë të sezonit.Pas vetëm 25 sekondave lojë, Riccardo Calafiori përfitoi nga një top i bukur dhe me një goditje të saktë e kaloi Arsenalin në epërsi (1’).Ndërsa, ishte përforcimi i ri Christos Tzolis që asistoi për Kai Havertz, i cili realizoi me kokë për të dyfishuar epërsinë (28’). City kishte një mundësi të mirë megjithatë goditja qendrore e Erling Haaland…

Read More

Një pjesë e asaj që bëni çdo ditë mund të ndikojë në shëndetin e syve dhe në mënyrën se si përparon kataraktiKatarakti zhvillohet ngadalë, por me kalimin e kohës mund të shkaktojë dëmtime serioze të shikimit. Nëse jeni të prirur për zhvillimin e saj, disa ndryshime në mënyrën e jetesës mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes.Katarakti mbetet shkaku kryesor i verbërisë së parandalueshme në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit. Megjithatë, ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë është se mënyra e jetesës që ndjekim çdo ditë mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin dhe përparimin…

Read More

Qendra e Menaxhimit të Krizave tha se deri në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar gjithsej 29 zjarre të hapura. Nga këto, gjashtë janë ende aktive, një është vënë nën kontroll dhe 22 janë shuar plotësisht.Në zonën e Studeniçanit, midis fshatrave Morane, Vrtekica dhe Ramni Gaber, ku digjet pyll i përzier, ka zjarre aktive. Në Makedonski Brod, zjarret po digjen pranë lokalitetit Vidush, si dhe pranë fshatrave Dragov Dol dhe Lokvicë, duke prekur bimësinë e ulët, shkurret dhe pyjet me kërcell të ulët.Zjarri në afërsi të fshatit Selp të Velesit dhe lokalitetit Gorno Selo është përhapur në fshatrat…

Read More

Është arrestuar personi që dyshohet se ka shtënë sot me armë zjarri në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit.“Personi që dyshohet se ka shtënë sot me armë zjarri, pas arrestimit nga Policia e Kosovës dhe intervistimit është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, ka deklaruar Nikçi.Të shtënat me armë janë raportuar sot rreth orës 11:50 në rrugën “Wesley Clark”.Rastin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë…

Read More

Autoritetet bullgare kanë kthyer në Maqedoninë e Veriut një ngarkesë prej 11.6 tonësh speca të freskët, pasi analizat laboratorike zbuluan praninë e pesticidit formetanat mbi nivelin e lejuar. Ngarkesa kishte hyrë në Bullgari përmes pikës kufitare të Zlatarevos dhe ishte destinuar për një operator tregtar në Petriç. Specat u ndaluan dhe u mbajtën në një depo frigoriferike deri në përfundimin e analizave.Pas rezultateve të analizave, Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore urdhëroi kthimin e të gjithë sasisë te furnizuesi. Autoritetet sqaruan se specat nuk arritën në dyqane apo tregje në Bullgari. Deri tani nuk është bërë e ditur se nga cila…

Read More

Dokumentari The Clearing, me regji të Sabine Groenewegen, është shpallur fitues i Human Rights Dox në edicionin e 25-të të DokuFest-it në Prizren, garë që këtë vit është mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë.Fituesi u shpall më 15 gusht nga Olivier Boudart, udhëheqës i ekipit në Seksionin e Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, gjatë natës përmbyllëse të festivalit. Boudart ndau edhe Mirënjohjen e Veçantë të Human Rights Dox për A City in the Forest, me regji të Lev Omelchenko dhe Nolan Huber.The Clearing trajton një kapitull jo shumë të trajtuar të historisë koloniale holandeze mbi shfrytëzimin seksual sistematik dhe skllavërimin…

Read More