- Nga e shtuna, Transporti publik në Shkup me orar të ri
- Çmimet e karburanteve po rriten më shumë në shtetet që fitoi Trump
- Pas dështimit historik, Italia mendon për pasuesin e Gattusos: nga rikthimi i Mancinit te “ëndrra” Guardiola
- MINTI kërkon masa nga ZRRE, KEDS-i do të gjobitet
- Një artist gjerman dënohet me burg nga gjykata ruse për shfaqje karnavalesh që tallnin Putinin
- A e dini pse gomat e veturave janë të zeza?
- Kosova dënon sulmet në Ngushticën e Hormuzit: Thelbësore mbrojtja e lirisë së lundrimit
- Kanita publikon këngën e re “S’e meritoj”
Author: korrektpress
Peja ka regjistruar fitore të rëndësishme në elitën e basketbollit kosovar, duke e thelluar krizën e Rahovecit 029. Skuadra pejane triumfoi të shtunën në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec me rezultatin 89:81, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të të Superligës së Kosovës.Peja është në kërkim të një pozite sa më të mirë për play-off dhe aktualisht renditet në mesin e tabelës me 36 pikë, pas 11 fitoreve dhe 14 humbjeve. Në anën tjetër, Rahoveci 029 me tetë fitore dhe 17 humbje ka 33 pikë dhe mbetet në pozitë të vështirë për mbijetesë.Vendësit e nisën më mirë takimin dhe…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka komentuar edhe dialogun Kosovë – Serbi gjatë një takimi me një grup gazetarësh në Prishtinë në përfundim të misionit të tij në Kosovë. Ai ka theksuar se një takim në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i domosdoshëm për të çuar përpara procesin e dialogut.“Sigurisht, kjo duhet të ndodhë dhe për mua është shumë e vështirë të paramendoj që kur Kaja Kallas të ftojë presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në takim, dhe përgjigja nga ndonjëri prej tyre të jetë: ‘Jo, më…
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se “terrorizmi” i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vazhdon të përbëjë një kërcënim për paqen rajonale dhe globale.”Sulmet e përqendruara te Irani të nisura më 28 shkurt si rezultat i provokimeve të Netanyahut kanë thelluar më tej paqëndrueshmërinë në rajonin tonë”, tha Erdogan në një fjalim.”Izraeli mbylli Xhaminë Al-Aksa, duke përdorur luftën e Iranit si pretekst. Ai gjithashtu përshpejtoi aktivitetet e tij të paligjshme të vendbanimeve dhe politikat ekspansioniste në Bregun Perëndimor dhe territore të tjera të pushtuara palestineze”, shtoi ai.Duke thënë se 1.000 njerëz janë vrarë në Liban nga Izraeli që nga 2 marsi,…
Psikologët shpjegojnë pse përvoja e sfidave dhe gabimeve është thelbësore për zhvillimin kognitiv dhe emocionalPrindërit do të bënin gjithçka për t’i kursyer fëmijët nga vështirësitë, dështimet dhe situatat e pakëndshme. Por jeta nuk funksionon kështu – këto janë pjesë e rrugëtimit të secilit.Shumë prindër sot përpiqen t’i mbrojnë fëmijët nga çdo dështim. Në vend që t’i lënë të përpiqen dhe të mësojnë nga gabimet – p.sh. të lidhin vetë lidhëset, ata zgjedhin zgjidhjen më të lehtë. Nuk duhet gjykuar kjo qasje, sepse vjen nga qëllime të mira, por është e rëndësishme të kuptohet sa i vlefshëm është dështimi për zhvillimin…
Rruga nga Prishtina Mall deri në Veternik dhe anasjelltas do të jetë e bllokuar nga ora 09:00 deri në 11:00 të dielën, më 22.03.2026.Sipas njoftimit të Policisë, kjo për shkak se Federata Atletike e Kosovës (FAK), ka planifikuar organizimin e garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”.“Duke u bazuar në procedurat e parapara FAK-u ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Infrastrukturës, që gara të zhvillohet në segmentin e rrugës nacionale N2 (Prishtina Mall – Veternik – QMI) nga ora 09:00 deri në 11:00.” – njofton Policia, më 21.03.2026.Andaj, Policia ka kërkuar mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik, që në periudhën…
Para ndeshjeve jetike të Kosovës, mbrojtësi Dion Gallapeni e ka rigjetur formën për të dhuruar dy asistime fantastike për Wisla Plock.Ylli kosovar ishte protagonist në përmbysjen që Plock i bëri Jagiellonias, ku asistoi dy herë për Juric brenda 13 minutave.Fillimisht, me një pasim preciz Galla e vendosi Juric para portës së zbrazur, e nga dy metra distancë ky i fundit ishte i pagabueshëm – VIDEO.Në të njëjtën mënyrë asistoi sërish, ku këtë herë Juric e finalizoi për mrekulli për ta përmbysur epërsinë – VIDEO.Kjo paraqitjen vjen në kohën më të mirë, sidomos me Gallapenin që këtë vit zhvilloi më pak…
Enët prej çeliku inox po rikthehen sot si një detaj nostalgjik, por i sofistikuar, që sjell shkëlqim, kontrast dhe karakter në ambientet modernePavarësisht nëse e keni pëlqyer apo jo kopshtin, në kujtimet e asaj periudhe një vend të veçantë zënë pjatat dhe filxhanët metalikë. Mund të dëgjoni ende zhurmën e lugëve, përplasjen e enëve mbi tavolinë dhe të ndjeni ftohtësinë e metalit. Të gjithë që kanë shkuar në kopsht i kujtojnë enët prej çeliku inox. Falë dizajnit të thjeshtë dhe qëndrueshmërisë, më saktë, pothuajse të pathyeshme, këto enë vazhdojnë të jenë aktuale dhe sot konsiderohen një nga trendet kryesore në…
Trashëgimia kulturore dhe vlerat natyrore po e bëjnë Gjirokastrën gjithmonë e më shumë atraktive për turistët Italian. Vetëm përgjatë vitit të shkuar rajoni jugor u vizitua nga mbi 150 mijë turistë italianë të cilët nuk ka munguar as këtë fillim pranvere.“Duke u nisur nga eksperienca e vitit të kaluar dhe duke parë edhe statistikat e këtij fillmviti nga kontaktet që kemi patur me drejtuesit e muzeumeve të Gjirokastrës rezulton që përsëri numri i turistëve italianë është në vend të parë për të vizituar muzeumet, qendrën historike të Gjirokastrës”, tha Teodor Bilushi, Konsull Nderi i Italisë në Gjirokastër.Aerodromi i Gjirokastrës është…
Dhjetëra mijëra çekë u mblodhën në demonstratën më të madhe antiqeveritare të vendit që nga viti 2019, duke protestuar kundër shkurtimeve të shpenzimeve të mbrojtjes nën kryeministrin Andrej Babis dhe për shkak të frikës se administrata e tij do të shënjestrojë median publike.Protestuesit filluan të mbërrinin disa orë para se të fillonte tubimi në fushën Letna, ku shumë prej tyre valëvitnin flamuj çek dhe të Bashkimit Evropian. Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen në rreth 250,000 njerëz.”Jam këtu sepse më intereson e ardhmja e vendit tim”, tha 22-vjeçari Tomas Chaloupka.”Më shqetëson fakti që qeveria aktuale po përpiqet të manipulojë median e lirë dhe…
Brenda tre ditësh në Kosovë kanë vdekur pesë persona nëpër aksidente komunikacioni, mes tyre tre këmbësorë. Njohës të komunikacionit barrën ia lënë faktorit njeri. Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, në komunikacion kanë vdekur rreth 30 persona.Po qëndronte në shiritin emergjent dhe pranë veturës së Policisë kur u godit për vdekje.Mbrëmjen e së enjtes, në magjistralën Vushtrri-Prishtinë në fshatin Nadakovc një 27-vjeçar mbeti i vdekur pas goditjes që mori nga një veturë. Për drejtuesin e makinës që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet tashmë organet e drejtësisë kanë caktuar një muaj paraburgim.Po atë natë, por në Prizren…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari