Author: korrektpress

Gjiganti gjerman, Schalke 04, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm komercial, duke shitur 40 mijë fanella të reja si mysafirë për vetëm dy orë e gjysmë.Sipas raportimit të mediumit gjerman BILD, interesimi i tifozëve për fanellën e re, e cila karakterizohet nga logoja ikonike retro Adidas Trefoil, ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e drejtuesve të klubit.Seria e parë e fanellave u shit në kohë rekord, si në dyqanet e klubit ashtu edhe në dyqanin online. Menjëherë pas kësaj, Schalke pranoi edhe 20 mijë porosi paraprake për fanellën.Kjo shifër është veçanërisht mbresëlënëse duke pasur parasysh se gjatë gjithë sezonit të kaluar,…

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) është njoftuar se Bullgaria ka kthyer 11.6 tonë speca nga Maqedonia e Veriut, për shkak të nivelit të rritur të pesticideve.Siç deklaroi sot drejtori i AUV-së, Oliver Millanov, ende pritet vendimi nëse sasia do të asgjësohet në vendin importues, në Bullgari, apo do të kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe të asgjësohet në deponinë “Drislla”.“Operatori ka të drejtë që specat të asgjësohen ose të kthehen. Ne, së bashku me Inspektoratin e Bujqësisë, do t’i asgjësojmë me kërkesë të operatorit ose të vendit importues. Jemi njoftuar për rastin konkret dhe presim të shohim nëse do…

Read More

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për infiltrimin e shërbimeve sekrete armike në institucionet e Kosovës dhe ndikimin e tyre në zhvillimet politike e shoqërore në vend.Në një reagim të publikuar në Facebook, Gjini ka thënë se kjo tashmë është bërë evidente, duke iu referuar edhe rasteve të personave të arrestuar nën dyshimet për spiunazh.“Spunët tanimë edhe të arrestuar, sikurse ky Fehim Sali, janë me qasje në zyrat më të larta shtetërore dhe po ndikojnë drejtpërdrejt në zbehjen e shtetit dhe demokracisë”, ka shkruar Gjini.Sipas tij, ndikimi i këtyre rrjeteve nuk kufizohet vetëm brenda institucioneve, por shtrihet edhe…

Read More

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllime për familjen Matarova pas vdekjes së dy vëllezërve, Bujar dhe Hajdar Matarova, në një aksident të rëndë trafiku në fshatin Surkish.Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka shprehur dhimbjen për rastin dhe u ka përcjellë ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve të viktimave.“Me dhimbje të madhe mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve, Bujar dhe Hajdar Matarova”, ka shkruar Bulliqi. Aksident me fatalitet…

Read More

Sezoni i ri i Ligës Premier nis këtë javë me përballjen mes Arsenalit dhe Coventryt të premten, ndërsa organizatorët kanë konfirmuar katër ndryshime të rëndësishme në rregullore.Pas risive të aplikuara në Kupën e Botës, disa prej të cilave shkaktuan reagime të shumta nga tifozët, Liga Premier ka përcaktuar rregullat që do të zbatohen gjatë sezonit të ri.Ndryshimi më i rëndësishëm është se nuk do të ketë më pauza për hidratim, një vendim që pritet të mirëpritet nga tifozët dhe klubet angleze.Ndërkohë, ndryshimet e tjera lidhen me trajtimin e lojtarëve të lënduar, vonesat gjatë rivënieve të lojës, zëvendësimet dhe përdorimin e…

Read More

Komuna e Junikut dhe Projekti për Kujdes Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor (AQH) kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për pajisjen e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Junik me pajisje moderne laboratorike.Memorandumi është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, dhe përfaqësuesi i projektit AQH, Nicu Fota.Investimi kap vlerën e rreth 30 mijë eurove, ku 25 mijë euro financohen nga AQH, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga buxheti i Komunës së Junikut.Sipas Komunës, pajisjet e reja do të rrisin kapacitetet e QKMF-së për kryerjen e analizave laboratorike më të shpejta dhe më të sakta.Ky investim synon që qytetarëve të…

Read More

Edhe pse riparimet mund ta zgjasin jetëgjatësinë e lavatriçes, në një moment ato bëhen të kushtueshme. Zhurma, uji që rrjedh dhe rrobat e pashtrydhura janë një shenjë e qartë se pajisjes po i vjen fundi.Rregulli “50 përqind” mund të jetë gjithashtu udhërrëfyesi juaj – nëse riparimi tejkalon 50 përqind të çmimit të një lavatriçeje të re, është koha ta zëvendësoni atë.Një lavatriçe është një nga ato pajisje shtëpiake pa të cilat jeta moderne është pothuajse e paimagjinueshme. Megjithatë, si të gjitha pajisjet e tjera, ajo ka jetëgjatësinë e saj.Edhe pse shumë prej nesh përpiqemi të zgjasim jetëgjatësinë e makinës me…

Read More

Asnjë parti nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.Ajo i ftoi për nesër në ora 9 përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rreth krizës politike.Por, pas refuzimit që menjëherë ia bën PDK-ja dhe AAK-ja, tashmë edhe LDK-ja i është përgjigjur negativisht.Lajmin e ka konfirmuar në një deklaratë për televizionin Dukagjini, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë,…

Read More

Hayden Panettiere u gjet pa ndjenja në një apartament luksoz në Karolinën e Jugut, pasi një mik i saj telefonoi 911 për të kërkuar ndihmë, ndërsa aktorja ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare.Sipas policisë së Greenville, telefonata u bë rreth orës 13:51 të dielën, pasi një i njohur i Panettiere e gjeti atë të pandërgjegjshme në apartamentin ku qëndronte. Paramedikët dhe oficerët mbërritën në vendngjarje dhe tentuan ta reanimonin përmes kompresioneve në gjoks, por aktorja u shpall e vdekur rreth 40 minuta më vonë, në orën 14:32, shkruan DailyMail. Panettiere vdiq në Judson Mill Lofts (në foto), një bllok apartamentesh në…

Read More

Një person ka marrë lëndime trupore sot rreth orës 14:00 në një aksident në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçaniku në afërsi të pikës së karburanteve “Ballkani Petrol”. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli. Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, të cilat po merren me dokumentimin e rastit dhe përcaktimin e rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti“Sot, rreth orës 14:00, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të pikës së karburanteve “Ballkani Petrol”, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Si pasojë e…

Read More