KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova dënon sulmet në Ngushticën e Hormuzit: Thelbësore mbrojtja e lirisë së lundrimit

Kosova dënon sulmet në Ngushticën e Hormuzit: Thelbësore mbrojtja e lirisë së lundrimit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë sot në një takim virtual të nivelit të lartë të organizuar nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ku u diskutua situata në Ngushticën e Hormuzit.

Në takim morën pjesë mbi 40 ministra të jashtëm nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë diskutimeve u theksua se liria e lundrimit dhe koridoret ndërkombëtare të tregtisë nuk mund të përdoren si instrument presioni.

Republika e Kosovës dënoi fuqishëm sulmet e Iranit që shkelin këto parime dhe riafirmoi angazhimin për respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

“Ndërprerjet në këto rrugë jetike nuk janë vetëm çështje rajonale, por ndikojnë drejtpërdrejt në ekonomitë dhe stabilitetin global, përfshirë edhe Kosovën. Ato ndikojnë në zinxhirët globalë të furnizimit, në çmimet e energjisë dhe në sigurinë ekonomike,” tha Konjufca.

Ministri theksoi se veprimi ndërkombëtar është i domosdoshëm për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin normal të korridoreve strategjike.

Kosova mbetet e palëkundur në mbështetje të partnerëve të saj euroatlantikë dhe për mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe sigurisë ndërkombëtare./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.