- Hamza: Kosova beson – liri për çlirimtarët
- Man Utd i interesuar në yllin e madh të Juventusit
- Këto zakone çojnë në distancë dhe pakënaqësi midis partnerëve në një marrëdhënie
- Nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve – Prokuroria kërkon dënim
- Dasma gjatë shfaqjes së Bad Bunny në Super Bowl ishte e vërtetë
- Rektori Hajrizi zhvilloi takime të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Banorët e fshatit Shkozë raportojnë ndotje serioze në vendin e quajtur Karma dhe mungesë reagimi nga komuna e Malishevës
- Konsumimi i këtyre ushqimeve mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, rezultatet janë të dukshme brenda një muaji
Author: korrektpress
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar një rikthim të fortë në skenën muzikore gjatë vitit 2026, pas një periudhe relativisht të gjatë pauze nga publikimi i projekteve të reja.Artistja ka bërë të ditur se ka gati këngën e saj më të re, të titulluar Are You Dirty, e cila njëkohësisht shënon edhe rikthimin e saj zyrtar në muzikë.Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga klipi i ardhshëm, i cili duket se do të jetë mjaft provokues dhe vizualisht i guximshëm. Foto: Bebe Rexha/InstagramNjë nga ndryshimet më të dukshme në pamjen e…
Sulmuesi kosovar Baton Zabërgja ka gjetur rrugën drejtë rrjetës në fitoren e Metalist 1925 ndaj Montreal.Ylli i Kosovës përfitoi nga një gabim në mbrojtje duke e finalizuar për mrekulli, kësisoj i dha epërsinë Metalistit.Me një goditje të saktë, Zabërgja e la të shtangur portierin mysafir për të zhbllokuar epërsinë.Ndërkohë, Metalist 1925 triumfoi me rezultat 2-1, ku në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi shqiptar Ermir Rashica./Telegrafi/
Sot, më 29 janar 2026, Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një operacion të përbashkët kontrolli në Pejë dhe Gjakovë, ndaj disa barnatoreve për të cilat ekzistonin dyshime të bazuara për posedim dhe tregtim të barnave të kontrabanduara.Në kuadër të këtij aksioni janë angazhuar shtatë njësi operative, prej të cilave një njësi ka kryer kontrolle në territorin e Gjakovës, ndërsa gjashtë njësi të tjera kanë realizuar kontrolle në territorin e Pejës.Gjatë kontrolleve në disa lokacione janë evidentuar parregullsi në posedimin e medikamenteve, konkretisht mungesë e dokumentacionit përkatës dhe e banderolave fiskale,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë proces si përfitim për, siç tha ajo, “mafinë energjetike”, në kurriz të qytetarëve.Në një reagim publik, Bajrami ka deklaruar se rritja e fitimeve të tregtarëve të energjisë po bëhet duke u zbrazur xhepat e qytetarëve, ndërsa kërkesa e fundit e KESCO-s për rritje të çmimit të energjisë, sipas saj, nuk është as e vetmja dhe as përfundimtare.Ajo ka theksuar se kërkesa për rritje çmimi, sipas informatave të saj, kanë bërë edhe operatorë të tjerë të sektorit…
Hanwha e Koresë së Jugut do të furnizojë Norvegjinë me sisteme artilerie raketash me rreze të gjatë veprimi me vlerë 19 miliardë krona (1.98 miliardë dollarë apo rreth 1.7 miliardë euro), njoftoi Oslo.Kontrata përfshin blerjen e 16 sistemeve të lëshimit dhe një sasi të pazbuluar municionesh me një rreze veprimi deri në 500 kilometra, tha Ministria e Mbrojtjes e Norvegjisë në një deklaratë të enjten.Ajo gjithashtu përfshinte mbështetje logjistike, pajisje trajnimi dhe sisteme mbështetëse, shtoi ajo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.”Kjo do të rrisë aftësinë tonë për të penguar në mënyrë të besueshme kundërshtarët e mundshëm”, ka thënë ministri…
Ajaxi arrin marrëveshje me Arsenalin për yllin e skuadrës, peng i transferimit vetëm paga e lojtarit
Ajax mbetet optimist për përfundimin e transferimit përfundimtar të Oleksandr Zinchenko nga Arsenali për shumën prej 1.5 milionë eurosh, por marrëveshja varet nga arritja e një dakordësie mes klubit londinez dhe ukrainasit për pagën e mbetur.Sipas “De Telegraaf”, Ajax dëshiron qartësi “sot”, teksa afati kalimtar po i afrohet mbylljes.Edhe pse agjenti i Zinchenkos, Jorge Mendes, ka rënë dakord me Ajaxin për kushtet personale të lojtarit, duke përfshirë një kontratë deri në verën e vitit 2026, Arsenali dhe futbollisti ende nuk kanë finalizuar marrëveshjen për pagën. Kontrata aktuale e Zinchenkos me Topçinjtë është e vlefshme deri në vitin 2026 dhe raportet…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) është sektori me rritjen më të shpejtë në ekonominë e vendit.Sipas Kurtit, eksporti i shërbimeve të TIK-ut është rritur për 386% gjatë katër viteve të fundit, duke u rritur pothuajse pesëfish, çka dëshmon potencialin e këtij sektori për t’u shndërruar në motor kyç të rritjes së mëtejshme ekonomike.Ai theksoi se sektori i TIK-ut, së bashku me shërbimet profesionale dhe mbështetëse, kontribuon me rreth 6% në Bruto Produktin Vendor (BPV) të Kosovës. Po ashtu, Kurti nënvizoi se punësimi në teknologji ka…
Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të Big Brother VIP Albania, Rogert, pas një pyetjeje publike që ky i fundit ngriti lidhur me ndarjen tragjike nga jeta të vëllait të mitur të artistit Gjesti.Situata nisi gjatë një bisede, ku Rogerti ngriti pikëpyetje mbi rrethanat e ngjarjes, duke kërkuar sqarime për fatkeqësinë. Pyetja u konsiderua nga shumë si e papërshtatshme dhe shkaktoi reagime të menjëhershme në rrjetet sociale.Reagimi më i ashpër erdhi nga DJ Gimbo, i cili reagoi publikisht me tone të forta, duke e cilësuar pyetjen si të pashpirt dhe të papranueshme, veçanërisht duke pasur…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë me përpikëri kushtet e vizave amerikane dhe afatet e lejuara të qëndrimit në SHBA, duke paralajmëruar për pasoja serioze në rast të tejkalimit të tyre.Në një njoftim zyrtar, autoritetet amerikane theksojnë se qëndrimi përtej “datës së pranimit” të përcaktuar në formularin I-94 mund të ketë pasoja të rënda ligjore, përfshirë heqjen e vizës, deportimin e mundshëm, si dhe vështirësi apo pamundësi për të aplikuar për viza në të ardhmen.Sipas Ambasadës, tejkalimi i afateve të qëndrimit mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në…
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj draft-ligjit të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të ashtuquajturit “Ligji i Karakamishevës”, të hartuar nga OBRM-PDUKM dhe të mbështetur nga koalicioni VLEN.Sipas Ademit, bëhet fjalë për një akt të pastër regresi politik dhe etnik, që përbën rrezik serioz për barazinë dhe për themelet e Marrëveshjes së Ohrit.“Skandal mbi skandal. Kur mendon se kanë arritur fundin, ata gjejnë mënyrë të bien edhe më poshtë. Ky është një ligj për ta vajtuar, jo për ta votuar”, thekson Ademi.Ai vlerëson se ligji në fjalë nuk garanton aspak përfaqësim të drejtë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari