- Si u bë Boca Juniors klubi i futbollit më i rëndësishëm nga ana kulturore jashtë Evropës
- Ronaldo “ia vjedh” golin shokut të skuadrës, shënon të 978-in në karrierë
- Ish-Miss USA u rrëzua dy herë para një salle plot në ceremoninë e lamtumirës së kurorës, reagimi i saj u bë hit në internet
- Waymo në Mynih – a mund t’i bëjnë veturat autonome rrugët e Evropës më të sigurta?
- Çfarë dihet për vizitën surprizë të shefit të CIA-s në Moskë?
- BE shpreh “keqardhje të thellë” për vendimin e KGJK-së për gjyqtarët serbë
- Hamburgu nuk llogaritë në të – Emir Sahiti mund të gjejë shpëtim te klubi tjetër gjerman
- Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
Author: korrektpress
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja do ta “bombardojë pa mëshirë Omanin” nëse ky vend ndërhyn në çështjen e Ngushticës së Hormuzit, në mes të konfliktit me Iranin.Trumpi e bëri deklaratën gjatë një interviste me gazetarin e Fox News, Trey Yingst, ndërsa armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit pritet të përfundojë.“Nëse Omani na del përpara, do ta bombardojmë pa mëshirë”, tha Trump.Irani deklaroi javën e kaluar se është në negociata me Omanin për mënyrën e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, një rrugë strategjike për transportin detar të naftës.Ndryshe, Shtetet e Bashkuara dhe Irani nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në qershor, me…
Bujku nga Istogu, Nazmi Blakaj, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës dhe ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, lidhur me, siç ka thënë ai, mungesën e mbështetjes për fermerët e dëmtuar nga breshëri.Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Blakaj ka kritikuar prioritetet e institucioneve, duke i krahasuar ato me mbështetjen që, sipas tij, po u ofrohet pjesëtarëve të mërgatës.“Për mërgatën gjeni pare për sigurime të veturave luksoze e bileta avioni, ndërsa fermerit që breshëri ia ka shkatërruar krejt mundin e vitit — asnjë zgjidhje, asnjë përgjegjësi, asnjë seriozitet!”, ka shkruar Blakaj, raporton Telegrafi. Breshëri…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet K.Xh., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, i pandehuri, me qëllim të frikësimit të një personi zyrtar lidhur me punën dhe pozitën e tij si kryeministër i Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin A.K.Prokuroria Speciale pretendon se K.Xh. e ka kanosur të dëmtuarin përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta.Me këto veprime, i pandehuri akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”.Rasti është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special. /Telegrafi/
Dy dhi u bënë “pasagjerë” të papritur në një autobus të TriMet në Portland, Oregon, pasi hipën në mjet përmes dyerve të mesit.Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dy kafshët duke ndjekur pasagjerët brenda autobusit, para se dyert të mbylleshin pas tyre.Pak çaste më vonë, shoferi vuri re mysafirët e pazakontë dhe hapi dyert. Dy dhitë dolën nga autobusi, ndërsa pasagjerët i ndihmuan të largoheshin.Dy kafshët u gjetën dhe iu dorëzuan pronarit të tyre.
Shkencëtarët po zbulojnë se gjumi i dobët gjatë natës së parë në një hapësirë të panjohur është rezultat i një mekanizmi evolucionar të quajtur “efekti i natës së parë”, në të cilin hemisfera e majtë e trurit mbetet zgjuar për të na mbrojtur nga rreziqet e mundshme në një mjedis të ri.Shumë udhëtarë dhe klientë hotelesh përballen me të njëjtin problem: nata e parë e kaluar në një hapësirë të re dhe të panjohur shpesh sjell gjumë të ndërprerë, vështirësi në rënien në gjumë dhe një ndjenjë lodhjeje mëngjesin tjetër.Shkencëtarët theksojnë se arsyeja nuk qëndron te rehatia e shtratit, por…
Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor personin me inicialet I.K. për pjesëmarrje ose organizim të luftimit të qenve, duke e dënuar me 300 euro gjobë.Lajmi është bërë i ditur nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, i cili ka njoftuar se rasti është iniciuar pas kallëzimit penal të dorëzuar nga kjo organizatë.“Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor I.K. për pjesëmarrje ose organizim të luftimit të qenve dhe e ka dënuar me gjobë prej 300 euro”, thuhet në njoftimin e Fondacionit.Nga kjo organizatë kanë shprehur zhgënjim për faktin se, sipas tyre, rastet e luftimit të qenve deri…
Gurthemeli i Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri” është vendosur sot në fshatin Zogaj të Vushtrrisë, në një ceremoni të organizuar nën kujdesin e Ipeshkvisë së Kosovës.Sipas njoftimit të “Lëvizjes për Rikthim”, ceremonia e vendosjes së gurthemelit është zhvilluar më 17 gusht 2026, në orën 13:00, në prani të dhjetëra besimtarëve katolikë të Vushtrrisë.Në njoftim thuhet se për shkak të mungesës së infrastrukturës së përshtatshme në Zogaj, Ipeshkvia e Kosovës ka vendosur që Mesha e Shenjtë dhe ceremonia e pagëzimeve të zhvillohen më 18 gusht në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00. Banorët e Zagorit…
FC Thun dhe Sturm Graz kanë nisur zyrtarisht negociatat për transferimin e mesfushorit ofensiv kosovar, Valmir Matoshi.Klubi austriak tashmë ka arritur marrëveshje personale me reprezentuesin e Kosovës, i cili ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Sturm Grazit. Reprezentuesi i Kosovës kërkon largimin nga Thuni pas marrëveshjes me klubin e njohur Matoshi ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me klubin austriak, ndërsa tashmë kanë mbetur për t’u finalizuar detajet mes dy klubeve.Negociatat po zhvillohen në një atmosferë pozitive dhe pritet që tarifa e transferimit të jetë rreth 1 milion euro, plus bonuse të ndryshme. Kështu, transferimi i Matoshit drejt Sturm…
Dogana e Kosovës ka arkëtuar mbi 1.15 miliardë euro të hyra bruto gjatë periudhës janar-korrik 2026, duke shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Sipas të dhënave të Doganës, të hyrat bruto në shtatë muajt e parë të vitit kanë arritur në 1,153,076,683 euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ishin 1,085,940,460 euro.Kjo paraqet rritje prej 6.18 për qind, apo rreth 67.14 milionë euro më shumë se një vit më parë.Rritje është shënuar në të gjitha kategoritë kryesore të të hyrave. Nga taksa e doganës janë mbledhur 110.61 milionë euro, krahasuar me 103.53 milionë euro…
Ministria e Financave miratoi Rregulloren e re për përcaktimin e reputacionit, integritetit dhe burimin e mjeteve për organizimin e lojërave të fatit. Rregullorja e re është rezultat i miratimit të Ligjit të ri të Lojërave të Fatit. Me këtë akt nënligjor përshkruhet në detaje dokumentacioni i nevojshëm për konfirmimin e reputacionit të të gjithë personave juridikë dhe fizikë që parashtrojnë kërkesë për licencë për kazino, bastore, klub me automat ose tombolë të llojit të mbyllur. “Aplikantët janë të detyruar të parashtrojnë dokumentacion që dëshmon përmbushjen e kushteve lidhur me reputacionin, përkatësisht dokumentacion që, ndër të tjera, ka të bëjë me…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari