KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump publikon pamjet e shkatërrimit të urës iraniane, më e larta në Lindjen e Mesme: Shumë gjëra të tjera do të pasojnë

Trump publikon pamjet e shkatërrimit të urës iraniane, më e larta në Lindjen e Mesme: Shumë gjëra të tjera do të pasojnë

Presidenti amerikan ka publikuar pamjet e goditjes së urës iraniane.

Donald Trump u ka bërë thirrje Iranit të arrijë marrëveshje para se të jetë tepër vonë.

“Shembet ura më e madhe në Iran, dhe nuk do të përdoret më kurrë – shumë gjëra të tjera do të pasojnë! Është koha për Iranin që të arrijë një marrëveshje para se të jetë tepër vonë, dhe nuk ka mbetur asgjë nga ajo që mund të behet një vend i madh!”, tha ai.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, ura B1 midis Teheranit dhe Karajit, e cila ka 136 metra lartësi, konsiderohet ura më e lartë në Lindjen e Mesme dhe u inaugurua më parë këtë vit.

Media shtetërore e përshkroi si “një nga projektet më komplekse inxhinierike në Azinë Perëndimore”.

Ndryshe, ura raportohet se ishte e vlerësuar rreth 400 milionë dollarë (346 milionë euro). /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.