- Bebe Rexha thekson linjat e trupit në fustanin e ngushtë, ndërsa merr vëmendjen me dekoltenë
- Tentativë për sulm me bombë në Paris, ndërhyn policia
- “NATO nuk ishte aty”, Trump sërish kritikon aleancën ushtarake
- Interi e do Manu Konen, ka gati ofertën lojtar plus para për Romën
- Ekspozita në sheshin e Prishtinës, Prokuroria Speciale: Po e përcjellim me vëmendje, do të vlerësohet nëse ka elemente të përgjegjësisë penale
- Mickoski: Nuk planifikohen zgjedhje të parakohshme, vendi të fokusohet te reformat
- Triumfi i madh i Ridvan Muratit: “Heldin” shpallet filmi më i mirë dhe rekord në shikueshmëri në Zvicër
- A është kjo zgjidhje për mungesën e parkingjeve – si funksionon sistemi i zgjuar me shumë kate për parking
Author: korrektpress
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar se shumë shpejt do të nisë procesin e shkyçjes nga rrjeti për të gjithë konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara, si dhe ndërmarrjen e procedurave përmbarimore ndaj borxhlinjve.Kompania u bën thirrje konsumatorëve që të kryejnë pagesat sa më parë, në mënyrë që të shmangin masat e detyrueshme. Për ata që nuk kanë mundësi të shlyejnë borxhin në tërësi, “Hidromorava” ka ofruar mundësinë e riprogramimit me këste mujore, përmes marrëveshjeve që mund të nënshkruhen në zyrat e kompanisë.Sipas njoftimit, konsumatorët që i shlyejnë të gjitha obligimet ose që lidhin marrëveshje…
Një grua ka mbetur pa shenja jete sot rreth orës 07:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Tutje bëhet e ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja.“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit…
Komuna e Obiliqit ka njoftuar qytetarët se nga sot, 12 dhjetor, deri më 26 dhjetor 2025, do të zhvillohen punimet në rrugën “Idriz Sallova”. Për shkak të këtyre punimeve, rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim gjatë orarit të punës.Në segmentet e tjera të rrugës do të vendosen ura metalike për qarkullimin e automjeteve me kapacitet deri në 20 ton, si dhe ura të dedikuara për këmbësorët, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes gjatë fazës së intervenimeve.Komuna u bën thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe t’i respektojnë udhëzimet në terren.Zyra për Informim falënderon qytetarët…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kalimit ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë, por që pas sinjalizimit të Policisë të njëjtit janë kthyer mbrapsht.Rasti ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Podujevës, të enjten në ora 19:25. “Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë me automjet (fugon), kanë kaluar kufirin nga rrugët ilegale nga Serbia në R. Kosovës dhe pasi janë sinjalizuar të ndalohen të njëjti janë kthyer anasjelltas.”, thuhet në raport.Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë të ditur se gjatë orëve të fundit ka shpërthyer një gyp me diametër Ø100 në rrugën “8 Dëshmorët e Pashtrikut” në Rahovec.Sipas njoftimit nga Njësia e Rahovecit, si pasojë e këtij defekti, një pjesë e qytetit të Rahovecit si dhe fshati Brestovc do të mbesin pa furnizim me ujë deri nesër, kur pritet të përfundojnë punimet për riparimin e gypit.KRU Gjakova ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të problemit. /Telegrafi/
Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar gjatë natës kreu inspektim në zonën e fshatit Negotinë, ku u gjet trupi i një personi aktualisht të paidentifikuar, i varrosur në një gropë.Sipas informacioneve fillestare, ekzistojnë dyshime se bëhet fjalë për një grua e cila më parë ishte raportuar si e zhdukur, me indikacione të mundshme se ajo ishte privuar në mënyrë të paligjshme nga liria.“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit gjatë natës kreu ekspertizë në territorin e fshatit Negotinë të Gostivarit, ku u gjet trupi i një personi të vdekur ende të paidentifikuar, i varrosur në një…
Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Washingtonit, gjë që ka çuar në urdhra evakuimi për dhjetëra mijëra banorë.Guvernatori Bob Ferguson dje u bëri thirrje banorëve në zonat e rrezikuara të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të evakuohen. Besohet se deri në 100 mijë banorë janë prekur nga urdhrat e evakuimit.”E kuptoj që shumë njerëz në shtetin tonë kanë përjetuar përmbytje të mëdha në të kaluarën”, tha Ferguson në një postim në X. “Megjithatë, tani po përballemi me një situatë historike – presim 61 centimetra më shumë se niveli rekord i përmbytjeve”, shtoi ai.…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacion gjashtë persona, pasi dyshohen se kishin kaluar ilegalisht kufirin.Rasti ka ndodhur në fshatin Rujishte në Zubin Potok, të enjten, në ora 18:30. “Janë shoqëruar në stacion policor gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht. Në automjete janë gjetur gjësende (mallra) të ndryshme që dyshohet se janë kontrabanduar”, thuhet në raport. Policia njofton tutje se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat i janë dorëzuar doganës për procedura të mëtutjeshme. /Telegrafi/
Nemo, këngëtari zviceran që triumfoi në Eurovision 2024, ka bërë të ditur të enjten se ka vendosur të kthejë trofeun e fitores, si formë proteste ndaj lejimit të Izraelit të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të festivalit. Artisti 26-vjeçar, i cili u bë fituesi i parë jo-binar i konkursit, argumentoi se ka një konflikt të qartë mes vlerave të Eurovisionit, unitet, përfshirje dhe dinjitet për të gjithë, dhe vendimit për të mirëpritur Izraelin në garë.Në një postim në Instagram, Nemo u shpreh: “Edhe pse jam jashtëzakonisht mirënjohës për komunitetin rreth këtij konkursi dhe gjithçka që kjo përvojë më ka…
Ditëlindja e 22-të e liderit të marketeve në Kosovë tashmë ka sjellë shumë oferta dhe zbritje në gjithë gamën e gjerë të produkteve të domosdoshme për çdo familje. Tingujt e këngës “Krejt Kosovën për ditëlindje” vazhdojnë të dëgjohen në çdo pikë të Viva Fresh-it, ndërsa surprizat, zbritjet dhe atmosfera festive nuk kanë të ndalur.Ju presin me qindra e mijëra produkte me zbritje, shumë e shumë dekorime festive, lodra për fëmijë dhe shumëçka tjetër, me oferta të veçanta gjatë këtyre ditëve festive.Viva Fresh StoreFestojmë së bashku!
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari