KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski: Nuk planifikohen zgjedhje të parakohshme, vendi të fokusohet te reformat

Mickoski: Nuk planifikohen zgjedhje të parakohshme, vendi të fokusohet te reformat

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, deklaroi sot se nuk pret që në vend të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se qëllimi i Qeverisë mbetet organizimi i zgjedhjeve të rregullta në vitin 2028.

Në një prononcim për media, Mickoski theksoi se pavarësisht se mund të jetë politikisht e leverdishme të shkohet në zgjedhje të parakohshme pas rezultateve në zgjedhjet lokale, aktualisht prioritet duhet të jenë reformat.

“Qëllimi ynë janë zgjedhjet e rregullta parlamentare në vitin 2028. Edhe pse mund të jetë politikisht e volitshme të organizohen zgjedhje të parakohshme, nuk mendoj se ky është qëllimi tani. Mendoj se duhet të përqendrohemi te reformat”, deklaroi Mickoski,

Kryeministri foli edhe për rikonstruimin e Qeverisë, duke bërë të ditur se ky proces pritet të ndodhë në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit.

Sipas tij, aktualisht është në zhvillim konsolidimi i brendshëm si në partinë e tij, ashtu edhe në kuadër të koalicionit VLEN, i cili, sipas informacioneve të fundit, pritet të shndërrohet në një subjekt të vetëm politik.

“Pres që konsolidimi i brendshëm të përfundojë në prill, ndërsa në maj-qershor të fillojnë bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë”, u shpreh Mickoski.

Ai nënvizoi se stabiliteti politik dhe fokusi në reformat mbeten prioritet kyç për periudhën në vijim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.