Author: korrektpress

Shkaqet, simptomat, diagnostikimi dhe kur cistat e veshkave mund të bëhen problemCistet e veshkave janë një dukuri shumë e shpeshtë, sidomos te personat e moshuar. Zakonisht bëhet fjalë për qese të vogla, të rrumbullakëta, të mbushura me lëng të pastër, të cilat formohen në sipërfaqen e veshkave ose brenda njësive të tyre funksionale – nefroneve. Çfarë madhësie kanë më shpesh cistet e veshkave? Madhësia e cisteve të veshkave zakonisht është sa një kokërr bizeleje, por në raste ekstreme ato mund të rriten deri në përmasa sa një grejpfrut. Edhe pse në shumicën e rasteve nuk shkaktojnë asnjë shqetësim dhe shumë…

Read More

Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari kanë përfunduar dënimin më 4 tetor 2025, por Haxhi Shalës i ka mbetur edhe një vit për të përfunduar dënimin e tij pasi u shpall fajtor për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.Sipas një përgjigje me shkrim për “Betimi për Drejtësi”, Zyra për Informim e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka njoftuar se Haxhi Shala do të përfundojë dënimin e tij më 11 dhjetor 2026.“Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari përfunduan vuajtjen e dënimeve të tyre më 4 tetor 2025. Z. Shala do ta përfundojë vuajtjen e dënimit më 11 dhjetor 2026”, thuhet…

Read More

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka dhënë sqarime për raportin e saj me Eduard Kuçin gjatë një bisede të fundit me Hygerta Sakon. Ajo ka theksuar se marrëdhënia e tyre nuk mund të konsiderohej një lidhje romantike, por më shumë një njohje.”Mund të fle me Edin, mund të fle me ty, se këtu po flemë të gjithë meshkuj e femra bashkë. Pavarësisht që ne ishim diçka më shumë,” tha Dolce. Foto: InstagramAjo shtoi gjithashtu: “Të flasim për gjërat në realitet, unë pardje i bëra 31 vjeç. Tani kam arritur në një pikë që të di se çfarë ishte…

Read More

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka komentuar mbi kritikën e ardhur nga ish-lojtarë të klubit, duke e konsideruar atë të natyrshme.“E konsideroj këtë krejtësisht normale. Fakti është se, si trajner kryesor i Manchester United, e pranoj që nuk kemi qenë mjaftueshëm të suksesshëm. Duhet të kishim grumbulluar më shumë pikë, veçanërisht këtë sezon. I konsideroj kritika të tilla si të natyrshme”, ka thënë Amorim. Ai shtoi se ish-lojtarët ndonjëherë nuk kanë informacionin e plotë dhe duket se presin që United të arrijë gjithmonë standardet e larta që ata vetë kanë vendosur, duke fituar vazhdimisht. “Është e kuptueshme që për…

Read More

Rasti i dhunës mes të miturve që ndodhi javën e kaluar në Komunën e Sarajit vazhdon të trajtohet nga institucionet kompetente, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë ende në proces.Nga shkolla fillore “Dituria” bëjnë të ditur se siguria në këtë shkollë ka nivelin e duhur megjithatë rastet e dhunës mes të miturve tregojnë se bashkëpunimi i vazhdueshëm mes prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve është thelbësor për parandalimin e situatave të tilla.“Mendoj që çdo incident duhet trajtuar me seriozitet dhe përgjegjësi, pa paragjykime. Shkolla ka siguri të lartë, kemi rregulla të qarta sigurie në bashkëpunim me drejtoreshën. Edhe pse…

Read More

Afrim Veseli, kolonel në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka folur lidhur me pjesëmarrjen e paramilitarëve serbë në luftën në Ukrainë, të cilët kanë deklaruar se, sapo të përfundojnë atje, do të kthehen në Ballkan.Lidhur me këtë çështje, edhe mediumi britanik The Telegraph ka raportuar se këta pjesëtarë po përgatiten për një luftë të madhe në Ballkan.Veseli ka thënë se ky paralajmërim duhet të merret seriozisht.“Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë kam përcjellë disa video të paramilitarëve serbë, të cilët janë në frontin e ukrainasve, gjegjësisht në luftë kundër popullit ukrainas dhe lirisë së tyre”, ka deklaruar…

Read More

Mosmarrëveshja e gjatë ligjore mes sulmuesit të Real Madridit, Kylian Mbappe, dhe ish-klubit të tij, Paris Saint-Germain, po i afrohet një momenti vendimtar. Të martën, Gjykata e Punës në Paris pritet të shpallë vendimin për këtë çështje, megjithëse ekziston ende mundësia që seanca të shtyhet për një datë të mëvonshme.Të dyja palët po kërkojnë shuma marramendëse pas ndarjes së tyre në verën e vitit 2024. PSG pretendon kompensim prej 440 milionë eurosh nga sulmuesi francez, ndërsa Mbappe kërkon 263 milionë euro nga klubi parisien. Në qendër të konfliktit janë pagat dhe bonuset e papaguara, me vlerë rreth 55 milionë euro,…

Read More

Një situatë e papërshtatshme është parë së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku konkurrenti Eduard Kuçi po bënte disa veprime të pahijshme, në një moment kur Klodian Mihaj po pastronte dhëmbët.Në ambientin e njëjtë ndodheshin edhe banorët e tjerë, Londrim Mekaj dhe Elijona Binakaj. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut ishte një gjest i Eduardit, i cili u interpretua nga shikuesit si i papërshtatshëm dhe me nënkuptime seksuale. Foto: XPamjet janë shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku. Shumë ndjekës e kanë cilësuar këtë veprim si të tmerrshëm dhe…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgjievski njoftoi se natën e ndërrimit të moteve, në sheshin e Shkupit nuk do të ketë kremtim të organizuar me fishekzjarrë.Gjorgjievski tha se mbështet idenë që në vend të fishekzjarrëve, të kremtohet në mënyra të tjera alternative.“Kategorikisht nuk lejoj kremtim me fishekzjarrë. Edhe pse kishte mendime të ndara për të njëjtën, sa i përket iniciativës së dal nga seanca e Këshillit, ne nuk jemi kompetent të japim leje apo miratime”.”Dihet që kompetentë janë MPB dhe nëse i duket më rëndësi publikut, unë e mbështesë këtë që në vend të fishekzjarrëve të festojmë në mënyrë…

Read More

Një situatë e pazakontë është shënuar sot në Obiliq, ku procesi mësimor është ndërprerë në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pandeli Sotiri”.Sipas njoftimit të Komunës së Obiliqit, ndërprerja e mësimit ka ardhur si pasojë e një lëshimi nga ana e punëtorit përgjegjës për ngrohje, i cili ka harruar të aktivizojë sistemin e ngrohjes. Si rrjedhojë, për shkak të temperaturave të ulëta në ambientet shkollore, është marrë vendim që mësimi të pezullohet.Në njoftim thuhet se Drejtoria e Arsimit në komunë është informuar me vonesë për rastin, por menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e situatave…

Read More