KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Punëtori përgjegjës harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet mësimi në një shkollë të Obiliqit

Punëtori përgjegjës harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet mësimi në një shkollë të Obiliqit

Një situatë e pazakontë është shënuar sot në Obiliq, ku procesi mësimor është ndërprerë në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pandeli Sotiri”.

Sipas njoftimit të Komunës së Obiliqit, ndërprerja e mësimit ka ardhur si pasojë e një lëshimi nga ana e punëtorit përgjegjës për ngrohje, i cili ka harruar të aktivizojë sistemin e ngrohjes. Si rrjedhojë, për shkak të temperaturave të ulëta në ambientet shkollore, është marrë vendim që mësimi të pezullohet.

Në njoftim thuhet se Drejtoria e Arsimit në komunë është informuar me vonesë për rastin, por menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla dhe për të siguruar zhvillimin normal të procesit mësimor në ditët në vijim.

Nga Komuna e Obiliqit u është kërkuar ndjesë prindërve dhe nxënësve për shqetësimin e shkaktuar, duke i falënderuar njëkohësisht për mirëkuptimin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.