Author: korrektpress

Festivali i Këngës në RTSH nis zyrtarisht sonte dhe do të vijojë përgjatë netëve të ardhshme, më 18, 19 dhe 20 dhjetor. Edicioni i sivjetmë sjell në skenë një numër të madh artistësh të talentuar, të cilët do të prezantojnë krijimet e tyre më të reja, duke e kthyer festivalin në një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit në vend.I karakterizuar nga një larmi e madhe stilesh dhe zhanresh muzikore, ky edicion i premton publikut një eksperiencë të pasur dhe dinamike artistike. View this post on Instagram A post shared by Festivali i Këngës në RTSH (@festivali_kenges_rtsh)Gjatë dy…

Read More

Koalicioni VLEN vlerëson se ndërprerja e funksionit të kryeprokurorit shënon fundin e një periudhe që prodhoi humbje të thellë të besimit publik në Prokurorinë Publike.Nga VLEN thonë se “besimi i qytetarëve u rrënua nga raste konkrete që i panë me sytë e tyre, si rasti i Ixhet Memetit, ku një zyrtar i drejtësisë përfundoi me dënim të butë, ndërsa qytetarë të zakonshëm janë ndëshkuar për gabime shumë më të vogla”.”Besimin në drejtësi e kanë goditur rëndë edhe vlerësimet ndërkombëtare, përfshirë futjen e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në listën e zezë amerikane për korrupsion serioz dhe minimin e proceseve të…

Read More

Kandidati për Kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka folur për programin politik rreth shëndetësisë.Ai ka premtuar QKUK të re, dixhitalizim të sistemit si dhe sigurimin e specializimit dhe punësimit për mjekët e diplomuar.“Në shëndetësi e kemi spitalin e ri të Kosovës. QKUK të re dhe një operimi një modeli të një ndërmarrje publike e cila jep shërbime dhe merr pagesë prej fondit të sigurimeve shëndetësore. Mjekëve të diplomuar duhet t’i sigurohet specializimi menjëherë. Nuk ka tmerr më të madh se me kry mjekësinë edhe mos me arritë me pasë specializim. Ose a besoni që me kry mjekësinë nuk ka punë’’,…

Read More

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës për mandatin e ardhshëm si dhe zotimet e reja.Në fjalën e tij hyrëse Kurti tha që plani i qeverisjes së ardhshme do të jetë i fokusuar në dy shtylla kryesore dhe vendimtare: Sigurinë dhe Begatinë.“Pa begati nuk ka dinjitet, dhe pa të dyja nuk ka shtet të fortë”, tha ai, teksa theksoi si një nga arritjet më të rëndësishme të shtetit tonë në vitet e fundit, shtrirjen e sovraniterit në territorin e vendit. Rritja e buxhetit për mbrojtjen ka shtuar kapacitet tona mbrojtëse gjersa ka ndikuar në rritjen e…

Read More

Prodhuesi i njohur amerikan i industrisë ushtarake AM General ka finalizuar kontratën tregtare trevjeçare me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për furnizimin me sistemet mobile artilerie HUMVEE 2‑CT Hawkeye 105mm, së bashku me mjete mbështetëse, pjesë rezervë dhe trajnime për mirëmbajtjen e tyre, njofton kompania.E lidhur me këtë ka shkruar ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, i cili thekson se me këtë blerje ushtria e Kosovës po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta. “Dje nënshkruam një kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan…

Read More

Paris Saint-Germain po shfaq interes serioz për sulmuesin e Real Madridit, Rodrygo Goes, me kërkesë direkte të trajnerit Luis Enrique. Tekniku spanjoll e konsideron brazilianin si profil ideal për filozofinë e tij të lojës dhe për rotacionin ofensiv që synon të ndërtojë në Paris. Ky transferim pritet të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të afatit kalimtar së verës. Luis Enrique vlerëson veçanërisht inteligjencën taktike, disiplinën dhe sakrificën e Rodrygos në fushë. Aftësia e tij për të luajtur në të dy krahët e sulmit apo edhe si “fals nëntë” e bën atë një armë të rëndësishme për skemat e…

Read More

Serbia sot nuk do të ketë përfaqësues në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor në Bruksel, njoftoi sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Ky i fundit tha se “as ai dhe as askush tjetër” nuk do të shkojë në Bruksel, duke theksuar se ka biseduar me shumë liderë evropianë dhe se është mirënjohës për respektin që ndaj Serbisë kanë treguar Ursula von der Leyen (presidentja e Komisionit Evropian) dhe Antonio Costa (president Këshilli i Evropës), raporton nova.rs.“Për herë të parë në 13 ose 14 vitet e fundit, as unë dhe as dikush tjetër nuk do të shkojmë në atë konferencë ndërqeveritare.…

Read More

Kjo e mërkurë do të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje shiu.Sot priten reshje të dobëta shiu, kryesisht në veri dhe në zonat e ulëta.Temperaturat do të variojnë nga si më poshtë: Era do të fryjë me shpejtësi 5 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të forcës 4 ballë. /Tch/

Read More

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) i është përgjigjur kritikave për çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës 2026, duke bërë një kategori të lirë.FIFA tani ka prezantuar kategori të reja çmimesh prej 60 dollarësh, të cilat do të jenë të disponueshme për blerje për të gjitha 104 ndeshjet, përfshirë ndeshjen finale.Kjo tarifë do të jetë fikse për të gjitha ndeshjet në të gjithë turneun, përfshirë finalen, dhe vlen për rreth 2 për qind të të gjitha biletave të Kupës së Botës 2026.FIFA’s new $60 price tier applies to around 2% of all 2026 World Cup tickets. FIFA have…

Read More

Ura për këmbësorë e cila është ndërtuar mbi lumin Ibër, nga sot (17 dhjetor) pritet të lëshohet për qarkullim.Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.Durmishi e ka quajtur këtë një “kryevepër mbi Ibër”.“Kryevepra mbi Ibër, ura për këmbësorë, lëshohet për qarkullim nesër”, ka shkruar Durmishi në Facebook. /Telegrafi/

Read More