KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VLEN: Kriza e besimit në drejtësi solli ndërprerjen e funksionit të kryeprokurorit

VLEN: Kriza e besimit në drejtësi solli ndërprerjen e funksionit të kryeprokurorit

Koalicioni VLEN vlerëson se ndërprerja e funksionit të kryeprokurorit shënon fundin e një periudhe që prodhoi humbje të thellë të besimit publik në Prokurorinë Publike.

Nga VLEN thonë se “besimi i qytetarëve u rrënua nga raste konkrete që i panë me sytë e tyre, si rasti i Ixhet Memetit, ku një zyrtar i drejtësisë përfundoi me dënim të butë, ndërsa qytetarë të zakonshëm janë ndëshkuar për gabime shumë më të vogla”.

“Besimin në drejtësi e kanë goditur rëndë edhe vlerësimet ndërkombëtare, përfshirë futjen e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në listën e zezë amerikane për korrupsion serioz dhe minimin e proceseve të drejtësisë, ndërkohë që institucionet vendore ende nuk kanë dhënë epilog të qartë për këto raste”.

“Koalicioni VLEN do të insistojë që procesi për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të jetë i pastër, transparent dhe i çliruar nga ndikimet politike. Rikthimi i besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë është detyrim që nuk mund të shtyhet më”, thonë nga VLEN.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.