Author: korrektpress

Një tjetër foshnje palestineze ka vdekur në Rripin e Gazës pas ekspozimit ndaj motit ekstrem të ftohtë.Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Gazës, ndërsa një valë e fortë e të ftohtit vazhdon të marrë jetë njerëzish mes kushteve të këqija të jetesës.Në një deklaratë, ministria tha se Saeed Asaad Abideen, foshnjë njëmuajsh, vdiq si pasojë e rënies të ndjeshme të temperaturave. Vdekja e tij e çoi në 13 numrin e personave që kanë vdekur pasi u shtruan në spitale për shkak të valës së fundit të të ftohtit dhe kushteve ekstreme të motit në të gjithë…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar sot se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka asnjë qëllim të vërtetë për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës, pavarësisht pretendimeve të zyrtarëve amerikanë se Moska mund të jetë gati për bisedime paqeje.Duke folur për median të enjten, Zelensky komentoi mbi komentet e fundit të Putinit të bëra gjatë një takimi të bordit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë të mërkurën, transmeton Telegrafi.”Sinjalet që po jep Putini nuk janë absolutisht të reja për ne. Gjithmonë kam thënë se ai nuk dëshiron ta përfundojë luftën. Pyetja është nëse ai mund ta vazhdojë atë. Kjo çështje…

Read More

Fotografi i njohur i botës së egër, Arian Mavriqi, ka raportuar pastrimin e lumit të Kamenicës nga gomat e hedhura në ujë. Ai kishte bërë më parë thirrje për pastrimin e lumit dhe tani ka bërë të ditur se ndërhyrja ka qenë e suksesshme.“Ju pata premtuar se do i largoj këto goma! Tashmë po duket më bukur”, ka shkruar Mavriqi në një postim në Facebook, përcjell Telegrafi.Ai falënderoi Ndërmarrjen Publike “Dardana” për reagimin e shpejtë dhe për largimin e gomave nga lokacioni ku ishin hedhur. Pas pastrimit, lumi është kthyer në një ambient më të pastër dhe më të sigurt…

Read More

Këngëtari Blero ka ndarë së fundmi një postim në InstaStory ku shfaq një pjesë të këngës së Shpat Kasapit, duke e shoqëruar me një ’emoji’ zemërthyer. Ky veprim i Bleros duket si një dedikim ndaj këngëtarit tashmë të ndjerë, i cili vdiq pak javë më parë pas një sulmi në zemër.Postimi rikthen vëmendjen te trashëgimia muzikore e Kasapit dhe momentet që ai la pas në skenën shqiptare. Foto: InstagramBlero ka pasur një lidhje të ngushtë me artistin dhe kanë ndarë skenën shumë shpesh së bashku.I njëjti ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare derisa ishte në Itali së bashku me familjen.Ai ka…

Read More

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe ka udhëtuar në Bruksel, prej ku thotë se do të kërkojë ndihmë nga Evropa dhe forcat progresive demokratike për mbrojtje të Maqedonisë së Veriut.Filipçe thotë se rezoluta e miratuar nga OBRM-PDUKM, është goditje e drejtpëdrejtë e demokracisë.”Po ju drejtohem nga Brukseli, sepse lufta për liri dhe demokraci në Maqedoni kërkon veprim të përbashkët. Rezoluta e turpshme e miratuar nga OBRM-PDUKM dhe ZNAM në Parlament është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj demokracisë, lirisë së fjalës, mendimit dhe veprimit politik. Kur parlamenti miraton një rezolutë jokushtetuese kundër opozitës, atëherë shteti pushon së qeni demokratik dhe hyn në…

Read More

Fitorja e vështirë ndaj Talaverës, në vend që të sillte qetësi, ka thelluar edhe më shumë dyshimet rreth punës së Xabi Alonsos në stolin e Real Madridit. Pavarësisht kualifikimit në 1/16 e finales së Kupës së Mbretit, në radhët e klubit madrilen mbizotëron bindja se skuadra vazhdon të mos ketë një identitet të qartë loje dhe po avancon pa një vizion të konsoliduar.Në përballjen e fundit, Real Madridi arriti të mposhtë ekipin modest të Talaverës vetëm falë një penalltie të diskutueshme dhe pritjeve vendimtare të portierit Andriy Lunin. Loja e zhvilluar nga “Los Blancos” u cilësua e varfër dhe pa…

Read More

Derisa Kuvendi i Shqipërisë po vijonte punimet në kaos dhe deputetët nisën menjëherë në kalim votimi të disa projektligjeve, mësohet se linja e transmetimit për mediat është dëmtuar dhe ka marrë flakë.Sipas të dhënave nga terreni raportohet se fibra e transmetimit të Kuvendit është djegur dhe sinjali që mundëson transmetimin e sesioneve parlamentare në Kuvend është djegur.Mësohet se flaka u shkaktua nga nja flakadan që një prej gardistëve e hodhi nga dritarja, pasi ia mori nga duart deputetit të PD që e ndezi brenda në sallë.Për fat të mirë flaka u shua shpejt, dhe nuk pati proboleme të tjera. /tch/

Read More

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur në Facebook se në listën zgjedhore të partisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, ai do të jetë numri 7.Lekaj ka theksuar se do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve së bashku me kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër, dhe me listën numër 129.“Me AAK-në dhe numrin 129 e kryetarin Ramush Haradinaj, kryeministër të Kosovës, gjithmonë krah qytetarëve”, ka shkruar ai, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj qytetarëve dhe mbështetjen për programin zgjedhor të partisë.

Read More

Skuadra braziliane, Botafogo ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin e saj Davide Ancelotti.Davide Ancelotti, djali i trajnerit legjendar Carlo dhe ish-ndihmës te Real Madridi, Evertoni dhe Napoli, ndër të tjera, është shkarkuar nga klubi brazilian Botafogo.“Botafogo njofton se Davide Ancelotti nuk është më trajneri kryesor i ekipit të parë. Trajneri fizik Luca Guerra dhe asistentët Luis Tevenet dhe Andrew Mangan gjithashtu po largohen. Vendimi u mor pas takimeve të kësaj të mërkure (17)”.“Klubi e falënderon Ancelottin për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij gjatë periudhës që ai drejtoi ekipin dhe ishte pjesë e familjes Botafogo. Botafogo i uron suksese në sfidat e ardhshme.…

Read More

Kaos dhe përplasje me Gardën ishte seanca e fundit plenare për këtë vit në Kuvendin e Shqipërisë.Para nisjes së punimeve, deputetët e opozitës u futën në sallë dhe u ulën në karriget e ministrave të qeverisë duke u pëplasur edhe fizikisht me punonjësit e Gardës të cilët u përpoqën t’i largonin prej aty.Për shkak të kaosit të krijuar, me kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi kaloi në votim rendin e ditës.Më herë, Endri Shabani u betua si Avokati i ri i Popullit. I zgjedhur me firmat e mbledhura nga Partia Demokratike, Shabani u betua mes kaosit…

Read More