KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Filipçe: Qeveria dëshiron të ndalojë punën e opozitës dhe të krijojë shtet njëpartiak

Filipçe: Qeveria dëshiron të ndalojë punën e opozitës dhe të krijojë shtet njëpartiak

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe ka udhëtuar në Bruksel, prej ku thotë se do të kërkojë ndihmë nga Evropa dhe forcat progresive demokratike për mbrojtje të Maqedonisë së Veriut.

Filipçe thotë se rezoluta e miratuar nga OBRM-PDUKM, është goditje e drejtpëdrejtë e demokracisë.

“Po ju drejtohem nga Brukseli, sepse lufta për liri dhe demokraci në Maqedoni kërkon veprim të përbashkët. Rezoluta e turpshme e miratuar nga OBRM-PDUKM dhe ZNAM në Parlament është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj demokracisë, lirisë së fjalës, mendimit dhe veprimit politik. Kur parlamenti miraton një rezolutë jokushtetuese kundër opozitës, atëherë shteti pushon së qeni demokratik dhe hyn në autoritarizëm. Në një regjim”.

“Qeveria dëshiron të heshtë dhe të ndalojë punën e opozitës, të krijojë një shtet njëpartiak dhe të shuajë lirinë e fjalës. LSDM nuk do ta lejojë këtë, ne do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë”.

“Këtu, në Bruksel, do të kërkoj mbështetje nga e gjithë Evropa, nga të gjitha forcat progresive dhe demokratike, nga partitë simotra socialiste dhe socialdemokrate. Maqedonia duhet të jetë një shtet i lirë, demokratik dhe evropian. Është koha të formojmë një front të vetëm civil – një front për drejtësi, liri dhe demokraci”, thotë Filipçe.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.