Author: korrektpress

Bashkimi Evropian thekson nevojën për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit strategjik mes Unionit dhe Ballkanit Perëndimor. Kjo thuhet në Deklaratën e Samitit të përbashkët BE – Ballkani Perëndimor, ku u theksua se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian dhe se zgjerimi është një mundësi që duhet shfrytëzuar. Në deklaratë theksohet edhe nevoja për përmbushjen e obligimeve të vendit tonë.Bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbeten thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, si dhe për zbatimin me vullnet të mirë dhe me rezultate konkrete të marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë Marrëveshjen e Prespës…

Read More

Real Madridi bëri pak për të lehtësuar presionin mbi trajnerin Xabi Alonso të mërkurën në mbrëmje, me një fitore jo bindëse me rezultat 3-2 ndaj skuadrës së kategorisë së tretë Talavera de La Reina, e cila renditet 15 vende më poshtë se ekipi rezervë i klubit, Castilla.Ndërkohë, gjithnjë e më shumë klube po bëjnë të ditur se Alonso do të ketë alternativa nëse në një moment vendos të largohet nga Real Madridi. Aktualisht besohet se pozicioni i tij është në rrezik dhe ai mund të shkarkohet nëse ‘Los Blancos’ nuk arrijnë të mposhtin Sevillan këtë fundjavë.Raporte të tjera sugjerojnë se…

Read More

Furnizimi me ujë në fshatrat Rufc i Ri, Rufc i Vjetër, Hallaq i Vogël dhe Ribar i Vogël është ndërprerë që nga pasditja e datës 15 dhjetor, për shkak të dëmtimit të gypit furnizues nga kontraktori i Komunës, “Beni Company”.Sipas njoftimit të KRU Prishtina, defekti u identifikua vetëm paraditen e sotme dhe punëtorët po vazhdojnë me sanimin e tij. Pas rikthimit të furnizimit, uji duhet të përdoret vetëm për nevoja sanitare deri në njoftimin e radhës.“Kompania është duke punuar për të rregulluar defektin dhe furnizimi do të normalizohet sapo të rikthehet energjia dhe të përfundojnë punimet”, thuhet në njoftim.KRU Prishtina…

Read More

Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – kanë vendosur të tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Sipas njoftimeve zyrtare, këto komuna synojnë t’i bashkohen një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.Ky vendim vjen pas rikthimit të pushtetit në katër komunat nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e mbështetur nga Serbia, pas zgjedhjeve lokale të tetorit.Në seancën e parë të rregullt të kuvendeve komunale më 18 dhjetor, u zgjodhën kryetarët e rinj të kuvendeve: në Mitrovicë të Veriut – Nemanja…

Read More

Elijona Binakaj është prekur nga fakti që Eduard Kuçi ka qeshur me Labinot Rexhën, teksa ai tallej me banoren.Për këtë, është sqaruar Edi me Elijonën, duke i thënë se e respekton dhe se ka qeshur me Labin më shumë me gjestet e tij, e jo se ai ka pasur të drejtë.“Desha të të kujtojë tokën e bukës, sepse je duke fluturuar”, i tha Elijona atij. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)”Kam për çka me fluturu. Me ty nuk kam pasur tendencë të keqe, boll e ke. Me mua mos e tepro, se…

Read More

Popeyes Kosova po sjell një produkt të ri që pritet të zgjojë interes të madh te adhuruesit e ushqimit të shpejtë.E pikërisht “Cheesy Crush Sandwich” i cili po vjen si një kombinim i pulës ikonike krokante me një shtresë djathi të shkrirë.Popeyes njihet ndërkombëtarisht për pulën e tij ikonike, të marinuar për 12 orë sipas recetës origjinale amerikane, për teksturën krokante dhe shijen e veçantë që e dallon nga çdo tjetër, duke shtuar edhe djathë të shkrirë, sos dhe prandaj kjo recetë e dallueshme është baza mbi të cilën është ndërtuar edhe produkti i ri – Cheesy Crush Sandwich.Pa shumë…

Read More

Në Bruksel sot ka ndodhur një përplasje mes fermerëve nga Evropa dhe policisë belge. Kjo ka ndodh shkaku i demonstratave të fermerëve kundër marrëveshjes së diskutueshme tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Mercosurit, i cili përfshin vendet e Amerikës së Jugut.Fermerët në mbarë Evropën po protestojnë kundër kësaj marrëveshjeje, duke u frikësuar se hyrja e produkteve bujqësore nga vendet e Amerikës së Jugut do të çojë në rënie të kërkesës për produktet e tyre. – YouTube www.youtube.com Protestat në Bruksel kanë nisur që mbrëmë, kur fermerët bllokuan rrugët, ndërsa sot ka ardhur deri te përplasjet e drejtpërdrejta me policinë.Policia është përgjigjur…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski njofton se Gjykata e Apelit ka marrë vendim sipas të cilës LSDM ka thënë të pavërteta dhe ka shpif ndaj tij.#Gjykata e Apelit, me një vendim përfundimtar, përcaktoi se LSDM tha të pavërteta dhe shpifje të rënda për mua, pa prova dhe pa bazë.Me këtë vendim, pas vendimit të konfirmuar të shkallës së parë, LSDM është vendosur edhe zyrtarisht nga gjyqësori si një parti shpifëse.Ajo që ata e paraqitën për vite me radhë si një “luftë politike”, sot është vendosur zyrtarisht si e palejueshme dhe në kundërshtim me sundimin e ligjit. Ky vendim…

Read More

Kryetari i LVV-së Albin Kurti, ka theksuar angazhimin e madh të rinisë dhe vullnetarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën aktuale, duke bërë të ditur se numri i tyre ka kaluar 1 mijë persona.Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti u shpreh se fushata po zhvillohet me mbështetjen e djemve dhe vajzave punëtorë, të cilët veprojnë me qetësi në prapavijë, por me energji dhe përkushtim të lartë në angazhimin e tyre.“Me rininë, me vullnetarët e Lëvizjes në këtë fushatë që tashmë janë mbi 1000, me djem e vajza punëtorë të qetë sepse në prapavijë, por plot energji për nga angazhimi e…

Read More

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00, ka ndodhur ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm.Aktualisht, pikat e furnizimit Nashec dhe Kojush 1 po funksionojnë me gjeneratorë. Megjithatë, deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike nga KEDS, do të ketë ndërprerje të furnizimit në të gjitha zonat që furnizohen nga Nasheci, Kojush 1 dhe Kojush 2.Furnizimi me ujë do të normalizohet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike.KRU Hidroregjioni Jugor falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/

Read More