- Kushtetuesja i jep të drejtë ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë, rrëzon kërkesën e PDK-së
- The Guardian: ‘Ne besojmë te njëri-tjetri’: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta te shpresa për Kupën e Botës
- Përkrahje nga Mallorca për Kosovën dhe kapitenin Vedat Muriqi
- Vazhdon gjykimi për rastin “Pulse”, policët e akuzuar thonë se nuk ndjehen fajtor
- Publikohet lista e përfituesve të subvencioneve për fermerët e qumështit për gjashtëmujorin e dytë 2025 në Kamenicë
- Dita e finales historike në “Fadil Vokrri”, Kida: Kupa e Botës po na pret, suksese Kosovë
- BE u thotë vendeve të përgatiten për një “ndërprerje të zgjatur” të tregjeve të energjisë nga lufta me Iranin
- Sllaveski: Një politikë monetare e besueshme dhe masa efektive janë të nevojshme për të ruajtur stabilitetin e sistemit bankar
Author: korrektpress
Sot përfundoi konkursi për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit dhe pesë anëtarëve të KSHZ-së. Janë gjithsej 15 kandidatë të regjistruar.Vetëm ish-ministri i Drejtësisë dhe zv/kryeministri për Eurointegrime ka kandiduar ekskluzivisht për president, ndërsa disa të tjerë për anëtar dhe njëri për nënkryetar.Siç informon TV 24, për postin e kryetarit dhe të anëtarit është regjistruar Marija Mitanovska Dimvska, e punësuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe bashkëshorte e ish-shefit të policisë së ndërhyrjes nga koha e Zoran Zaev, Primislav Dimovski.Për dy pozicione është regjistruar edhe ish-zëvendësministrja e Drejtësisë Viktoria Madiç, ndërsa kryetari aktual Boris Kondarko është regjistruar vetëm për anëtar.TV 24 ka siguruar…
Sot po mbahet nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTSH, festivali i cili përcakton përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovision. Megjithatë, transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre për pak kohë për shkak të disa problemeve teknike.Në momentin kur ndodhën defektet, artistja e njohur Gala ishte duke performuar si e ftuar speciale në skenë, ndërsa problemet teknike u shfaqën pikërisht gjatë interpretimit të saj. Shumë përdorues në YouTube u ankuan në komente se nuk po dëgjonin asgjë nga performanca.Pas një pauze të shkurtër, prezantuesi i këtij edicioni u kërkoi ndjesë shikuesve për ndërprerjen e papritur. Më pas, Gala u rikthye në…
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për dështim në menaxhimin e ekonomisë dhe përkeqësim të kushteve jetësore në vend.Në një reagim publik, Rukiqi tha se Kosova ka nevojë urgjente për investime, ndërsa, sipas tij, qeveria po krenohet me uljen e borxhit publik, pavarësisht rritjes së ndjeshme të çmimeve dhe varësisë së shtuar nga importet.Ai theksoi se çmimet mesatare në vend janë rritur rreth 30 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve mbi 50 për qind. Sipas Rukiqit, deficiti tregtar është rritur nga rreth 2 miliardë…
Forca të shumta – deri në rreth 20 mijë ushtarë të mbështetur nga Arabia Saudite – janë vendosur afër kufirit me Jemenin ndërsa “Southern Transitional Council” (STC), një grup separatist i mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), është futur në territoret që ka fituar përgjatë muajve të fundit.STC, i cili ka fituar kontrollin e pjesëve të mëdha të rajonit të pasur me burime Hadramaut dhe provincave përreth, përdor këto fitore për të kërkuar që Jemeni të rikthehet në dy shtete – Veriun dhe Jugun – ashtu siç ishte para vitit 1990, raporton theguardian.Arabia Saudite i ka bërë thirrje STC-së…
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka deklaruar se tubimi i mbajtur sonte në Rekën e Keqe ishte dëshmi e qartë e fuqisë dhe mbështetjes që gëzon Aleanca në këtë zonë.Përmes një postimi, Lekaj bëri të ditur se në shkollën “Mallzum Këpuska”, së bashku me banorët e Qabratit, është riafirmuar zotimi që pas 28 dhjetorit Kosova të qeveriset nga njerëz të besës, të përkushtuar dhe që e duan vendin e tyre me zemër.“Reka e Keqe sonte na mblodhi për ta dëshmuar fuqinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Me banorët e Qabratit u zotuam…
Napoli ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Milanit në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë, duke siguruar kështu kalimin në finale.Që në minutat e para, Napoli mori iniciativën. Eljif Elmas dhe David Neres provuan portën, ndërsa Matteo Politano ishte konstant rrezik nga krahu i djathtë. Rasti i parë i madh për Milanin erdhi në minutën e 16-të, kur Alexis Saelemaekers shpërdoroi një mundësi të artë duke goditur mbi traversë pas një topi të kthyer.Momenti që zhbllokoi ndeshjen erdhi në minutën e 39-të. Pas një aksioni të bukur kolektiv, David Neres krijoi hapësirë brenda zonës dhe realizoi me qetësi në këndin e…
Erioni, një luan trevjeçar, dhe Flora, një ari dyvjeçar, të cilët po mbaheshin në mënyrë të paligjshme si kafshë shtëpiake në një pronë private në veri të Shqipërisë, u dërguan në fillim të dhjetorit në strehimore për kafshë në Gjermani, ku do të fillojnë një jetë të re në kushte të përshtatshme për speciet e tyre.Operacioni i shpëtimit u realizua nga organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve FOUR PAWS, pas ndërhyrjes së Agjencisë Kombëtare të Pyjeve të Shqipërisë. Sipas organizatës, kafshët ishin në gjendje të dobët shëndetësore: Erionit i kishin rënë disa pjesë të krifës, ndërsa Flora ishte e kequshqyer…
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie, Uran Ismaili, i ftuar në emisionin Pressing në T7, ka folur për programin zgjedhor të PDK-së dhe pritjet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Ismaili theksoi se dallimi kryesor mes kandidatit për kryeministër Bedri Hamza dhe kandidatëve të tjerë është fakti se Hamza gëzon mbështetje përtej ndarjeve partiake, si rezultat i punës së tij të dëshmuar ndër vite dhe në pozita të ndryshme publike. Sipas tij, Bedri Hamza është politikan që ka ndërtuar besim sepse ka treguar se di t’i realizojë premtimet që…
Drita pavarësisht paraqitjes pozitive, e ka mbyllur në disavantazh pjesën e parë ndaj Rayo Vallecanos.Skuadra spanjolle e ka dominuar lojën në përgjithësi, me epilogun që rezultoi të jetë 1:0 pas 45 minutave lojë.Supergoli i Florian Lejeune e bëri dallimin në këtë pjesë, ku ky i fundit e lëshoi një “raketë” nga distanca për ta lënë të shtangur tërë ekipin gjilanas.Drita në përgjithësi u mbrojt për mrekulli duke krijuar disa kundërsulme, por larg finalizimit.Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse Drita do të arrijë të shkaktojë ndonjë befasi, për ta fituar së paku një pikë të skuadra e madhe spanjolle./Telegrafi/
Një gjykatë rumune e ka dënuar Wiz Khalifa-n me nëntë muaj burg për konsumim të kanabisit në skenë.Reperi amerikan, me emrin e vërtetë Thomaz Cameron Jibril, pranoi se kishte pirë një ‘joint’ gjatë performancës së tij në festivalin Beach, Please! vitin e kaluar në Costinești.Një gjykatë apeli në Rumani e rrëzoi një dënim të mëparshëm me gjobë prej 829 dollarë për posedim droge dhe vendosi që reperi duhet ta vuajë dënimin me burg. Megjithatë, ai u dënua në mungesë, dhe nuk është e qartë nëse Jibril ndodhet aktualisht në Rumani — hera e fundit që është parë ishte të martën,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari