KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Arabia Saudite dhe Emiratet në prag të një ‘proxy’ lufte

Arabia Saudite dhe Emiratet në prag të një ‘proxy’ lufte

Forca të shumta – deri në rreth 20 mijë ushtarë të mbështetur nga Arabia Saudite – janë vendosur afër kufirit me Jemenin ndërsa “Southern Transitional Council” (STC), një grup separatist i mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), është futur në territoret që ka fituar përgjatë muajve të fundit.

STC, i cili ka fituar kontrollin e pjesëve të mëdha të rajonit të pasur me burime Hadramaut dhe provincave përreth, përdor këto fitore për të kërkuar që Jemeni të rikthehet në dy shtete – Veriun dhe Jugun – ashtu siç ishte para vitit 1990, raporton theguardian.

Arabia Saudite i ka bërë thirrje STC-së të tërhiqet dhe ka paralajmëruar për sulm ajror, nëse ky grup nuk i përmbahet kërkesave për zbutje të tensioneve. Kjo lëvizje shihet si një sfidë ndaj ndikimit të Arabisë Saudite në konfliktin jemenas dhe rrit rrezikun e përplasjes mes forcave të mbështetura nga Arabia dhe atyre të mbështetura nga EBA.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se një rikthim i përshkallëzimit të konfliktit mund të destabilizojë më tej rajonin, duke përfshirë Detin e Kuq dhe Bririn e Afrikës.

Ai kërkoi që palët të respektojnë unitetin dhe integritetin territorial të Jemenit, duke shmangur veprime unilaterale që do të thellonin ndarjet dhe konfliktet.

STC ka refuzuar të bindej nga kërkesat për të tërhequr forcat e tij nga zonat e kapura, duke forcuar kontrollin edhe në rajone të tjera si Abyan dhe duke rritur tensionet me qeverinë e Jemenit dhe koalicionet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.